Questo sito utilizza cookie tecnici, analytics e di terze parti.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Preferenze cookies

Nënshkrimi i Marrëveshjes Cesena-Cërrik

comunicato stampa

Dje, më datë 28 korrik, Instituti Teknik “Garibaldi/Da Vinci” i Cesena-s (Itali) dhe Shkolla e Mesme Profesionale “Mihal Shahini” Cërrik kanë lidhur një marrëveshje operative, e cila është nënshkruar, në mjediset e ristruktuara rishtazi të kësaj të fundit, nga drejtueset e dy institucioneve, Erina Disho dhe Luciana Cino.

Marrëveshja parashikon shkëmbimin e eksperiencave e materialeve sipas kurrikulave përkatëse si edhe bashkërendimin e projekteve bujqësore dhe teknikave inovative që të dyja shkollat përdorin. Marrëveshja parashikon mundësinë për të shkëmbyer eksperienca mbi bioteknologjinë agrare në Cesena, e cila është e specializuar në bioteknologji, bujqësi preçizioni dhe përdorimin e dronëve, me qëllim optimizimin e prodhimeve bujqësore. Shkolla e Cërrikut do të ofrojë laboratorë zooteknikë me praktika inovative mbarështimi dhe ndërjyrjeje mikrokirurgjikale tek kafshët në ferma.

Në këtë logjikë bashkëpunimi, mësimet dhe praktikat në zooteknikë dhe enologji do të nxjerrin përfitime reciproke nga përvojat laboratorike të monitoruara, pranë shoqërive në të cilat zhvillohen praktikat mësimore.

Drejtueset synojnë të realizojnë vizita periodike studimi si për mësuesit, ashtu edhe për nxënësit, me qëllim shkëmbimin e dijeve dhe rritjen profesionale.

Instituti Teknik i Cesena-s do të mundësojë, gjithashtu, çertifikimin fitosanitar, si edhe atë të “drejtimit në siguri të plotë” të mjeteve mekanike të domosdoshme për menaxhimin e sipërmarrjeve bujqësore. Një diplomë e cila përmban këto kredite kontribuon në formimin e figurave profesionale shumë të kërkuara në tregun e punës.

Vëmendje e veçantë u është kushtuar, nga ana e të dyja drejtueseve, vajzave dhe botës së sipërmarrjes femërore, me një projekt mbi kopshtarinë dhe gjelbërimin, duke ndërtuar një pikë shitjeje lulesh, ashtu edhe për zbukurimin me lule në raste eventesh.

Zyra e Shkollave e Ambasadës, e cila e promovoi këtë binjakëzim, do të ofrojë asistencën teknike të nevojshme dhe mbështetjen në mësimin e gjuhës italiane, sikundër parashikuar nga Memorandumi Iliria, i nënshkruar në muajin maj të këtij viti, në prani të Ministres së Ekonomisë e Financave, Anila Denaj.

Dimensioni profesional i këtij bashkëpunimi frymëzohet nga European Green Deal dhe objektivat e Agjendës 2030 të Kombeve të Bashkuara mbi qëndrueshmërinë.

 

cerrik cesena