Ambasada e Italisë në Tiranë, prezantoi dje, më datë, 21 korrik 2021, në Tiranë, në bashkëpunim me Harabel Contemporary Art Platform, Patrick Tuttofuoco dhe Andrea Anastasio, ekspozitën "I VEGGENTI", të kuruar nga Davide Quadrio e Ajola Xoxa e të realizuar nga Arthub nën koordinimin e Francesca Bonomo-s e të shoqatës Capo d'Arte.
Ekspozita do të jetë e hapur për publikun prej datës 21 korrik deri më datë 15 shtator 2021.
Kjo ekspozitë përbën episodin e parë të një rrugëtimi i cili do të kulmojë në vitin 2022, kur të dy artistët, protagonistë të projektit, Patrick Tuttofuoco e Andrea Anastasio, do të vendosin në mënyrë të përhershme, në një vend publik në Tiranë, frytet e punës së tyre kërkimore të kryer midis arkitekturës, hapësirës relacionale dhe historisë, që i shikon për herë të parë të ekspozojnë një sërë veprash, shumë prej të cilave të krijuara enkas. Për më shumë informacione kliko këtu