Questo sito usa cookie per fornirti un'esperienza migliore. Proseguendo la navigazione accetti l'utilizzo dei cookie da parte nostra OK

UDHËTIMI DREJT ITALISË I SHTETASVE ITALIANË DHE TË HUAJ-RREGULLAT NË FUQI

Data:

30/08/2021


UDHËTIMI DREJT ITALISË I SHTETASVE ITALIANË DHE TË HUAJ-RREGULLAT NË FUQI

NJOFTIM PËR SHTETASIT
ITALIANË TË VAKSINUAR APO TË SHËRUAR NË SHQIPËRI

PROCEDURA E LËSHIMIT TË ÇERTIFIKATËS SË GJELBËR COVID-19 NË ITALI

Kliko këtu për informacionëtu për informacion

 

NJOFTIM I RËNDËSISHËM: RREGULLAT E REJA TË UDHËTIMIT DREJT ITALISË DHE SHQIPËRISË DUKE FILLUAR NGA DATA 31 KORRIK DERI NË DATË 30 GUSHT 2021

Me urdhër të Ministrit të Shëndetësisë, datë 29 korrik 2021, Shqipëria u përfshi në listën "D" të Aneksit 20 të Dekretit të Kryeministrit datë 02.03.2021.
Duke filluar nga dita e Shtune 31 Korrik 2021 dhe deri në 30 Gusht 2021, hyrja në Itali e personave që kanë qëndruar, ose tranzituar në Shqipëri (apo në një nga vendet e tjera të përmendura në Listën "D") në katërmbëdhjetë ditët që paraprijnë, lejohet sipas kushteve të mëposhtme:

a) paraqitja përpara transportuesit në kohën e hipjes në bord, apo kujtdo të ngarkuar për të kryer kontrollin, të "Formularit të gjetjes së udhëtarit" në formatin dixhital, nëpërmjet pajisjes celular, apo kopjes së shtypur - Kliko këtu për më shumë informacion;

b) paraqitja përpara transportuesit në kohën e hipjes në bord dhe kujtdo që është caktuar për të kryer kontrollin, të certifikimatës së kryerjes, në shtatëdhjetë e dy orët që paraprijnë hyrjen në territorin kombëtar, të një testi molekular, ose antigjenik, të kryer nëpërmjet tamponit me rezultat negativ;

c) i nënshtrohet izolimit në mirëbesim me një kohëzgjatje prej pesë ditësh, në adresën e deklaruar në "Formularin e gjetjes së pasagjerit", si edhe një testi molekular, ose antigjenik, të kryer me anë të një tamponi, në përfundim të periudhës së izolimit në mirëbesim.

KUJDES:

Certifikimi i gjelbër Covid-19, apo një vërtetim ekuivalent i lëshuar nga autoritetet lokale nuk është i vlefshëm aktualisht. Pra, edhe nëse jeni vaksinuar dhe zotëroni certifikimin e gjelbër, gjithmonë duhet t'i nënshtroheni rregullave të treguara më lart sa i takon: "Formularit të gjetjes së pasagjerit", testit molekular, ose antigjenik brenda 72 orësh, izolimit në mirëbesim me një kohëzgjatje prej 5 ditësh dhe testit në fund të periudhës së izolimit.

Udhëtimet lejohen për të gjitha arsyet. Pra, NUK kërkohet më një motiv i caktuar, sikundër ishin: nevoja për punë, ose studim, arsye shëndetësore, urgjencë absolute, kthimi në vendbanim.

Nuk kanë detyrimin t'i nënshtrohen testit molekular, ose antigjenit, fëmijët nën moshën 6 vjeç.

PARASHIKIME PËRJASHTIMORE:

Ekzistojnë dy lloje përjashtimesh të parashikuara nga neni 6 i urdhëresës, neni. 6, paragrafi 1, pika 2.

Rasti i parë: Neni 6, paragrafi 1.
PO: Formulari i gjetjes së pasagjerit dhe testi molekular ose antigjenik
JO: Izolimi në mirëbesim (karantinë)

Me kusht që, të mos shfaqen simptoma të Covid-19 dhe pa paragjykuar detyrimin për të paraqitur "Formularin e gjetjes së pasagjerit", si edhe atij të nënshtrimit ndaj një testimi molekular ose antigjenik, izolimi në mirëbesim (e ashtuquajtura karantinë 5-ditore) NUK zbatohet në rastet e mëposhtme, të parashikuara nga neni 51, paragrafi 7, i Dekretit të Kryeministrit datë, 02.03.2021, gërma:

d) hyrjet për arsye pune të rregulluara nga protokollet e posaçme të sigurisë, miratuar nga autoriteti kompetent shëndetësor;
e) hyrjet për arsye që nuk mund të shtyhen, subjekt i autorizimeve nga Ministria e Shëndetësisë dhe me detyrimin për t'i paraqitur, transportuesit gjatë hipjes dhe cilitdo që është caktuar të kryejë kontrollet: një certifikatë që vërteton se i është nënshtruar, dyzet e tetë orë para hyrjes në territorin kombëtar, një testi molekular ose antigjenik, të kryer me anë të një tamponi me rezultat negativ;
h) për qytetarët dhe rezidentët e një Shteti Anëtar të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve dhe territoreve të tjera të identifikuara në listat A, B, C dhe D të shtojcës 20, që hyjnë në Itali për arsye pune të vërtetuara, me përjashtim të rastit kur në katërmbëdhjetë ditë para hyrjes në Itali, kanë qëndruar ose tranzituar në një ose më shumë shtete dhe territore të përmendura në listën C;
i) personelit shëndetësor që hyn në Itali për ushtrimin e kualifikimeve profesionale shëndetësore, përfshirë ushtrimin e përkohshëm të përmendur në nenin 13 të dekret- ligjit nr. 18, të datës 17 mars 2020, i konvertuar me ndryshimet, në ligjin nr. 27, të datës 24 prill 2020;
m) personelit mjeksor dhe atyre të shoqërive dhe subjekteve që kanë zyrën e regjistruar, apo selinë dytësore në Itali, për udhëtime jashtë vendit për qëllime pune të dëshmuara, që zgjasin jo më shumë se njëqind e njëzet orë;
n) zyrtarë dhe agjentë, sidoqoftë të emëruar, të Bashkimit Evropian ose organizatave ndërkombëtare, agjentë diplomatikë, personel administrativ dhe teknik i misioneve diplomatike, zyrtarë dhe nëpunës konsullorë, personel ushtarak, përfshirë ata që kthehen nga misionet ndërkombëtare dhe forcave të policisë, personel të Sistemit të Informacionit për sigurinë e Republikës dhe të Brigadës së Zjarrfikësve në ushtrimin e funksioneve të tyre;
o) nxënësve dhe studentëve për qëllime të ndjekjes së një kursi studimi në një shtet tjetër nga ai i vendbanimit, shtëpisë ose vendqëndrimit, në të cilën kthehen çdo ditë ose të paktën një herë në javë;
p) në hyrjet përmes fluturimeve «të testuara nga Covid», në përputhje me urdhrin e Ministrit të Shëndetësisë datë 23 nëntorit 2020 dhe ndryshimet pasuese;
q) në hyrjet për gara sportive me interes kombëtar në përputhje me dispozitat e nenit. 49, paragrafit 5.

* * *

Rasti i dytë: neni 6, paragrafi 2.
PO: Formulari i gjetjes së pasagjerit
JO: Test molekular apo antigjenik dhe izolim në mirëbesim (karantinë)

Me kusht që të mos paraiqten simptoma të Covid-19 dhe pa përjashtuar detyrimin e paraqitjes së "Formularit të gjetjes së pasagjerit", detyrimi i nënshtrimit të testit molekular apo antigjenik dhe izolimi në mirëbesim (karantinë 5 ditore) NUK zbatohen në rastet e mëposhtme, të parashikuara nga neni 51, paragrafi 7, i dekretit te kryeministrit datë 02.03.2021, gërma:
a) ekuipazhi i mjeteve të transportit;
b) personeli udhëtues;
c) lëvizjet nga dhe drejt Shteteve dhe territoreve të përmendura në listën A, të aneksit 20 të Dekretit të Kryeministrit datë 02.03.2021;
l) punonjësit ndërkufitar, që hyjnë dhe dalin nga territori kombëtar, për arsye pune të dëshmuara dhe për kthimin pasues në rezidencën, shtëpinë apo vendbanimin e tyre;
1) ndaj cilitdo që tranziton, me automjete private, në territorin italian për një periudhë që nuk i kalon tridhjetë e gjashtë orë, me detyrimin, në fund të këtij afati, që të largohet menjëherë nga territori kombëtar, ose në mungesë të saj, në përfundim të afatit në fjalë të fillojë një periudhë izolimi në miëbesim në adresën e deklaruar në Formularin e gjetjes së pasagjerit, për një periudhë prej pesë ditësh dhe t'i nënshtrohet një testi molekular ose antigjenik, të kryer me anë të një tamponi, në fund të kësaj periudhe;
2) kushdo që hyn në Itali, për një periudhë që nuk i kalon njëqind e njëzet orë për arsye të dëshmuara pune, shëndeti, ose nevoje urgjence absolute, me detyrimin që në përfundimin e këtij afati, të largohet menjëherë nga territori kombëtar ose, nëse nuk e realizon këtë, të fillojë një periudhë izolimit në mirëbesim në adresën e deklaruar në Formularin e gjetjes së udhëtarit, për një periudhë prej pesë ditësh dhe t'i nënshtrohet në përfundim të kësaj periudhe një testi molekular, ose antigjenik, të kryer me anë të një tamponi;

Vini re!
Duke marrë parasysh shtrirjen e situatës epidemiologjike në Evropë, rekomandohet të shmangni udhëtimet jashtë vendit, me përjashtim të atyre për arsye rreptësisht të nevojshme dhe urgjente dhe të planifikoni çdo aspekt të udhëtimit me vëmendjen më të madhe, duke llogaritur gjithashtu mundësinë për të kaluar edhe një periudhë shtesë jashtë vendit, si edhe pajisjes me një sigurim shëndetësor që mbulon edhe rreziqet që lidhen me COVID-19 ”, që e gjeni gjithashtu në faqen e internetit viaggiaresicuri.it
Sa i përket hyrjes nga Italia në Shqipëri, aktualisht nuk kërkohet paraqitja e një tamponi apo detyrimi karantinimi në mbërritje.


1208