Dita Ndërkombëtare e Rinisë
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, nismë e jashtëzakonshme e ndërmarrë nga Kombet e Bashkuara për të nxjerrë në pah rolin thelbësor që të rinjtë duhet të kenë në kuadër të impenjimit të përbashkët për të ndërtuar një botë më të mirë për të gjithë, Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Vincenzo Del Monaco, Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, Sophia Philippidou dhe Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci deshën t'u drejtoheshin me një mesazh të gjithë të rinjve shqiptarë.