Questo sito utilizza cookie tecnici, analytics e di terze parti.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Preferenze cookies

UDHËTIMI DREJT ITALISË I SHTETASVE ITALIANË DHE TË HUAJ-RREGULLAT NË FUQI

TË REJA

NJOFTIM I RËNDËSISHËM: RREGULLA TË REJA PËR UDHËTIMET MIDIS ITALISË DHE SHQIPËRISË NGA 1.3.2022 DERI MË 31.3.2022

Me Urdhëresën e Ministrit të Shëndetësisë, datë 22.2.2022, ka ndryshuar rregullorja lidhur me udhëtimet nga dhe për jashtë, të cilat hyjnë në fuqi duke filluar nga data 1 mars deri më 31 mars 2022 (datë në të cilën përfundon gjendja e jashtëzakonshme). Masat e parashikuara nga urdhëresat e Ministrit të Shëndetësisë të datës 28 shtator 2021, 22 tetor 2021, 14 dhjetor 2021 dhe 27 janar 2022 do të pushojnë së zbatuari.

Në veçanti, do të eleminohen listat e Vendeve dhe do të njehësohen rregullat e hyrjes në territorin kombëtar midis vendeve të BE-së/Shengen-it dhe pjesës tjetër të botës. Pra, hyrja në Itali do të lejohet duke paraqitur:

– Formularin Passenger Locator Form (PLF) në formë digjitale ose të stampuar në leter;

– Çertifikatën e gjelbër për Covid-19 (çertifikatë vaksinimi, çertifikatë shërimi apo test molekular ose antigjen negativ) apo një çertifikatë tjetër vaksinimi e njohur si ekuivalente.

Në rast të mosparaqitjes së njërës prej çertifikatave të mësipërme, do të zbatohet masa e izolimit për një periudhë 5-ditore me detyrimin për t’iu nënshtruar testit molekular apo antigjenik në përfundim të periudhës.

Do të vijojnë të aplikohen përjashtimet për kategoritë e veçanta të parashikuara në nenin n. 2 të urdhëresës së bashkëlidhur.

Fëmijët nën moshën gjashtë vjeç përjashtohen nga kryerja e testit molekular ose antigjen.

VINI RE

Rekomandohet gjithmonë të planifikoni me kujdes udhëtimet jashtë vendit si dhe të pajiseni me sigurim shëndetësor që mbulon edhe rreziqet që lidhen me COVID-19”, siç përcillet edhe në faqen e internetit viaggiaresicuri.it