Questo sito usa cookie per fornirti un'esperienza migliore. Proseguendo la navigazione accetti l'utilizzo dei cookie da parte nostra OK

EMËRIM I ZËVENDËS KONSULLIT TË NDERIT TË ITALISË NË SHKODËR

Data:

19/10/2021


EMËRIM I ZËVENDËS KONSULLIT TË NDERIT TË ITALISË NË SHKODËR

comunicato stampa

EMËRIM I ZËVENDËS KONSULLIT TË NDERIT TË ITALISË NË SHKODËR

Tiranë, 19 tetor 2021

Sot, më datë 19 tetor 2021, në Rezidencën e Italisë në Tiranë, është mbajtur ceremonia e emërimit, të z. Roland Dodani, Zëvendës Konsull Nderi i Italisë në Shkodër, në prani të Ambasadorit Fabrizio Bucci, të përfaqësuesve të Qeverisë shqiptare, të Autoriteteve lokale në Veri të Shqipërisë si edhe të autoriteteve të tjera.

Juridiksioni i Konsullatës së Nderit, selia e së cilës ndodhet në ndërtesën historike të Konsullatës (Pallati Italia, Rruga Don Bosko, Shkodër), shtrihet në të gjithë veriun e Vendit (rajoni Shkodër, Malësi e Madhe, Lezhë, Tropojë, Pukë, Mirditë, Has, Kukës e Dibër).

Kjo Konsullatë nderi është pikë referimi si për shtetasit italianë ashtu edhe për autoritetet e organizzatat shqiptare e italiane të pranishme në veri të Shqipërisë, për të mbështetur e përforcuar më tej bashkëpunimin italo-shqiptar në fushën e ekonomisë, atë tregtare, shoqërore e kulturore.

Me këtë rast, Ambasadori i Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci, deklaroi: “Ky emërim shënon edhe një rilindje. Kremtojmë sot një rinisje, e kremtojmë në një vit të veçantë, në tridhjetëvjetorin e mbërritjeve të para të shtetasve shqiptarë në brigjet e Italisë. Italia është, gjithmonë ka qenë e gjithmonë do të jetë. Kjo afërsi midis dy Vendeve tona është tashmë një fakt që asgjë nuk mund ta zhbëjë, asgjë nuk mund ta ndryshojë. Shkodra është një qytet i rëndësishëm dhe, me këtë rinisje, duam të nxjerrim akoma më shumë në pah praninë dhe rolin tonë në Veri të Shqipërisë. Bota e konsujve të nderit është një botë e jashtëzakonshme sepse roli i tyre është thelbësor për rrjetin diplomatik e konsullor dhe, pra, për këtë arsye, është thelbësore zgjedhja e njeriut të duhur. Falënderoj që tani z. Dodani për punën që do të kryejë në vitet në vijim”.

Zëvendës Konsulli i Nderit i Italisë në Shkodër, Roland Dodani, deklaroi: “Kjo e sotmja është një ditë veçanërisht domethënëse për mua. Marrja e kësaj detyre më nderon e lumturon por edhe më vë përpara disa përgjegjësive që ky besim sjell. Ambasada e Italisë deshi të zgjidhte një shtetas shqiptar për të treguar, edhe njëherë, afërsinë e saj me qytetin dhe rajonin e Shkodrës. Shkodra ka një lidhje shumë të ngushtë me Italinë. Italia ka qenë gjithmonë mike dhe aleate e Shqipërisë dhe këtë e ka treguar në më shumë se një rast, edhe në momente të vështira për Vendin tonë. Do të jetë sigurisht angazhim i imi të punoj me këmbëngulje e përkushtim për të ruajtur e çuar më tej marrëdhëniet midis dy Vendeve tona. Jam vërtet i nderuar që është gjetur, tek unë, personi i përshtatshëm për të marrë detyrën prestigjioze të Zëvendës Konsullit të Nderit të Italisë në Shkodër. Shpresoj ta meritoj këtë besim, duke u dhënë shtysën e duhur marrëdhënieve kulturore, shoqërore, ekonomike e tregtare midis dy Vendeve tona. Faleminderit të gjithëve dhe jetë të gjatë e të begatë miqësisë midis dy Vendeve tona!”.

Ceremonia vijoi me betimin e z. Dodani i cili mori, në këtë mënyrë, detyrën e Zëvendës Konsullit të Nderit të Italisë në Shkodër: “Premtoj, solemnisht, të përmbush, me besnikëri e vetëdije, detyrat që më janë dhënë nga Ligji dhe rregulloret dhe marr detyrën e Zëvendës Konsullit të Nderit të Republikës Italiane në Shkodër si edhe përgjegjësitë që rrjedhin prej saj”.

 

1

2

3

4


1230