Questo sito usa cookie per fornirti un'esperienza migliore. Proseguendo la navigazione accetti l'utilizzo dei cookie da parte nostra OK

VALE - Jetë e Qëndrueshme, Mjedis, Gjuhë Italiane, Enogastronomi - 2021

Data:

14/10/2021


VALE - Jetë e Qëndrueshme, Mjedis, Gjuhë Italiane, Enogastronomi - 2021

comunicato stampa

 

VALE - Jetë e Qëndrueshme, Mjedis, Gjuhë Italiane, Enogastronomi, Shqipëri 14 tetor - 19 nëntor 2021

Italia, me të gjitha institucionet e saj si edhe nëpërmjet shoqërisë civile, është e pranishme në Shqipëri në çdo sektor.

Këtë vit, me rastin e eventeve tradicionale të promovimit të Javës së Gjuhës Italiane në botë dhe Javës së Kuzhinës Italiane, kemi vendosur të prezantojmë një kalendar të integruar takimesh të organizuara nga Ambasada dhe institucionet e tjera, por edhe nga protagonistë të shumtë italianë të pranishëm në Shqipëri.

Deshëm ta titullojmë këtë nismë VALE.

VALE nuk është thjesht shkurtimi i Jetë e Qëndrueshme, Mjedis, Gjuhë dhe Enogastronomi, por është edhe një formë antike të përshëndeturi në latinisht që do të thotë "të jesh me shëndet" dhe, sot, si kurrë më parë, kemi nevojë të kujdesemi për shëndetin tonë dhe atë të të dashurve tanë.

VALE vë gjithashtu në dukje atë vlerë të shtuar të përfaqësuar nga bashkëpunimi italo-shqiptar në shumë fusha, duke nisur nga ajo sociale tek ajo kulturore, nga spektakli tek gastronomia e deri tek promovimi i Shtetit të së drejtës dhe arsimi i barabartë e gjithpërfshirës.

VALE, në gjuhën shqipe, do të thotë VALË, si valët e Adriatikut e Jonit që bashkojnë dy Vendet tona të mrekullueshme.

Kalendari i VALE, i cili gjatë kohës do të pasurohet me të tjera takime, nis më 14 tetor dhe mbyllet përkohësisht më 19 nëntor.

 


1226