Questo sito usa cookie per fornirti un'esperienza migliore. Proseguendo la navigazione accetti l'utilizzo dei cookie da parte nostra OK

Ceremoni me rastin e Kryesimit Italian të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Data:

26/11/2021


Ceremoni me rastin e Kryesimit Italian të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

comunicato stampa

Ceremoni me rastin e Kryesimit Italian të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Dje, më datë 25 Nëntor 2021, pranë Rezidencës së Italisë, u zhvillua Ceremonia me rastin e fillimit të Kryesimit Italian të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, i teti nga lindja e kësaj Organizate në vitin 1949. Të pranishëm në ceremoni përfaqësues të Qeverisë shqiptare, të trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri si dhe Autoritete të tjera.

Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci, ndërsa falenderoi të pranishmit, prezantoi çështjet kryesore të gjashtëmujorit të kryesimit italian, sikurse angazhimi i përbashkët i orientuar drejt vlerave dhe parimeve mbi bazën e të cilave lindi Këshilli i Evropës, edhe përmes mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, si një mjet për promovimin e identitetit të përbashkët, dialogut ndërkulturor dhe gjithpërfshirjes sociale. Përparësia e dytë lidhet me mbrojtjen e shtresave në nevojë të popullatës, kryesisht të grave, të të rinjve dhe të fëmijëve. Ambasada e Italisë, vuri në pah Ambasadori, do të angazhohet në promovimin e të drejtave të grave, të emancipimit dhe të pjesëmarrjes së tyre në mënyrë të barabartë në jetën shoqërore dhe ekonomike si dhe në luftën ndaj dhunës në familje. Ndërsa, përsa u përket të drejtave të të miturve, programi i Kryesimit italian parashikon veprimtari edukative në shkolla me synim rritjen e pjesëmarrjes së tyre, i vetëdijshëm për vlerat e promovuara nga Këshilli. Ndërtimi i një të ardhmeje në qendër të së cilës është njeriu dhe, në këtë kontekst, rëndësia e çështjeve që lidhen me sfidat teknologjike, sikurse inteligjenca artificiale dhe hartimi i një kuadri ligjor në kuadër të Këshillit të Evropës, përbën përparësinë e tretë të gjashtëmujorit italian të Kryesimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, përfundoi fjalën e tij Ambasadori.

presidenza ce 1

presidenza ce 2

presidenza ce 3

presidenza ce 4

presidenza ce 6

presidenza ce 8

vis. deleg. 7


1243