Questo sito usa cookie per fornirti un'esperienza migliore. Proseguendo la navigazione accetti l'utilizzo dei cookie da parte nostra OK

Takim i Ambasadorit Fabrizio Bucci me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit të Republikës së Shqipërisë, Gledis Nano

Data:

12/11/2021


Takim i Ambasadorit Fabrizio Bucci me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit të Republikës së Shqipërisë, Gledis Nano

Takim i Ambasadorit Fabrizio Bucci me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit të Republikës së Shqipërisë, Gledis Nano

Gjatë ditës së djeshme Ambasadori i Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit të Republikës së Shqipërisë, Gledis Nano.

Drejtori i Policisë shprehu fjalë falënderimi për Italinë, për mbështetjen shumëvjeçare të dhënë prej saj, duke iu referuar, në mënyrë të veçantë, Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Policisë, me dëshirën për të çuar më tej bashkëpunimin aktual jo pak të përsosur. Për këtë arsye, Drejtori i Policisë deshi të falënderonte personalisht Zyrën e Ekspertit për Sigurinë në Tiranë për bashkëpunimin e përsosur e të konsoliduar në luftën ndaj çdo forme krimi, luftë e cila bën bashkë të dyja Vendet. Duke iu referuar luftës ndaj kultivimit të Kanabisit, ai siguroi impenjimin e Policisë së Shtetit me qëllimin për të asgjësuar përfundimisht këtë fenomen. Në këtë kontekst, Nano shprehu përsëri fjalë falënderimi për palën italiane, në emër edhe të Ministrit të Brendshëm Çuçi, për veprimtaritë e kryera në kuadër të Fushatës së mbikqyrjes nga ajri.

Ambasadori Bucci, i shoqëruar në këtë takim nga Eksperti për Sigurinë i Drejtorisë Qendrore të Policisë Kriminale, si edhe nga bashkëpunëtorët e tij, teksa i uroi punë të mbarë Drejtorit të Policisë Nano, siguroi mbështetjen e bindur për Shqipërinë në çdo formë Bashkëpunimi. Ambasadori Bucci iu referua këtu mjeteve të shumta të Bashkëpunimit duke cituar, ndër të tjera, Marrëveshjen e lidhur midis Drejtorisë Kombëtare Antimafia dhe Antiterrorizëm dhe Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ngritjen e një tryeze strategjike të përhershme të drejtuar nga dy Drejtuesit e Policisë, Skuadrat Hetimore të Përbashkëta dhe Fushatën e Mbikqyrjes nga ajri, si shenjë e prekshme e mbështetjes, së konsoliduar e gjithmonë në rritje, të Italisë për Shqipërinë.

1.1

1

2

3

4


1236