Questo sito utilizza cookie tecnici, analytics e di terze parti.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Preferenze cookies

Prezantimi i Marrëveshjes së bashkëpunimit për zhvillimin e një kurrikule edukimi mbi ligjshmërinë në shkollat shqiptare

comunicato stampa

Prezantimi i Marrëveshjes së bashkëpunimit për zhvillimin e një kurrikule edukimi mbi ligjshmërinë në shkollat shqiptare

Sot, më datë 23 nëntor 2021, në orën 9.30, në Gjimnazin “Qemal Stafa”, Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi dhe Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, prezantuan Marrëveshjen e bashkëpunimit për krijimin dhe vendosjen, në shkollat e mesme shqiptare, të një kurrikule mësimore me qëllim edukimin mbi ligjshmërinë.

Marrëveshja është nënshkruar më datë 15 qershor dhe synon të nxisë respektimin e ligjshmërisë dhe parandalimin e korrupsionit nëpërmjet eksperiencës së Avviso Pubblico, një shoqatë në të cilën bëjnë pjesë subjekte publikë italianë e që, prej vitit 1996, punon në kuadër të trajnimit e sensibilizimit mbi temat e korrupsionit, të krimit të organizuar, të ekomafies, të riciklimit, të tenderëve, të pasurive të konfiskuara dhe të sigurisë urbane. Marrëveshja do të bëjë të mundur përpunimin e një kurrikule të posaçme për shkollat shqiptare dhe realizimin e një kursi studimi pilot në disa klasa të përzgjedhura, në kuadër të një përfshirjeje të qëndrueshme të mundshme të kësaj kurrikule në sistemin shkollor shqiptar.

Projekti realizohet në kuadër të bashkëpunimit të shkëlqyer që ekziston midis Italisë dhe Shqipërisë në sektorin e arsimit dhe në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, shprehu falënderimet e saj për bashkëpunimin e shkëlqyer që ekziston midis Italisë dhe Shqipërisë si edhe deklaroi se është thelbësore që edukimi mbi ligjshmërinë, edukimi me parimet e shëndosha shoqërore, të nisë pikërisht nga shkollat, nga të rinjtë, nga ata që do të jenë nesër pjesë e Administratës Publike dhe jo vetëm.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, deshi t’u drejtohet pikërisht nxënësve duke u thënë se funksionarët lidhin marrëveshje, ndërtojnë strategji, por janë pikërisht ata, të rinjtë, që duhet të mësojnë, që tani, që në bankat e shkollës, të luftojnë korrupsionin. Duke falënderuar Ambasadën dhe Ministrinë e Arsimit për këtë nismë, Ministri Manja u shpreh i sigurt se kjo nismë, e prezantuar tani në vetëm katër shkolla, do të shtrihet në të gjithë sistemin shkollor shqiptar.

Ambasadori i Italisë, Fabrizio Bucci, duke shprehur falënderimet e tij për bashkëpunimin e shkëlqyer midis institucioneve në fushën e sigurisë, theksoi rëndësinë e madhe të nismave të tilla: “Janë nisma si këto që ndihmojnë të rinjtë e sotëm, ata që do të jenë shtetasit evropianë nesër, të ndërtojnë një shoqëri më të mirë, një shoqëri me vlera e parime të shëndosha”.

Drejtoresha e Shkollës “Qemal Stafa”, Klotilda Jaupi, në fjalën e saj, falënderoi për faktin se është identifikuar, tek “Qemal Stafa”, njëri ndër katër institucionet që do të vënë në jetë këtë projekt.

lancio mem leg. 1

lancio mem leg. 2

lancio mem leg. 3

lancio mem. leg. 4

lancio mem leg. 4.1

lancio mem. leg. 5

lancio mem. leg. 6