Questo sito utilizza cookie tecnici, analytics e di terze parti.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Preferenze cookies

Vizita në Shqipëri e një delegacioni të Komisioneve të Mbrojtjes së Senatit dhe të Dhomës së Deputetëve

comunicato stampa

Vizita në Shqipëri e një delegacioni të Komisioneve të Mbrojtjes së Senatit dhe të Dhomës së Deputetëve

Dje, në datën 18.11.2021, kreu një vizitë në Shqipëri një delegacion i Komisioneve të Mbrojtjes së Dhomës së Deputetëve dhe të Senatit të Republikës së Italisë si dhe i Zyrtarëve të Lartë të Guardia di Finanza-s. Gjatë qëndrimit në Shqipëri anëtarët e delegacionit patën takime me Kryetaren e Parlamentit, Lindita Nikolla dhe me dy Zëvendës Kryetarët, Ermonela Felaj dhe Enkelejd Alibeaj si dhe me kryesuesit e Komisionit Parlamentar të Punëve të Jashtme, Kodheli dhe Alizoti, dhe të Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare, Naço dhe Xhaferraj.

Kryetarja Nikolla, gjatë fjalës së saj përshëndetëse, vuri theksin tek nevoja për të forcuar më tej marrëdhëniet ndërparlamentare mes të dy Vendeve.

Kryetarja e Komisionit të Mbrojtjes së Senatit italian, Roberta Pinotti, nënvizoi se, falë marrëdhënieve të veçanta e të privilegjuara me Shqipërinë, disa situata emergjente janë zgjidhur në kohë reale.

Deputetja Mimi Kodheli, Kryetare e Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit shqiptar, ndërsa falenderoi Italinë për gjithçka ka bërë për Shqipërinë, i ftoi kolegët italianë të punojnë së bashku për të rritur e fuqizuar më tej marrëdhëniet tashmë të shkëlqyera.

Sektori i sigurisë kombëtare është një ndër sektorët kyç për të garantuar stabilitetin dhe paqen jo vetëm në nivel kombëtar por edhe rajonal.

Italia, partneri kryesor i Shqipërisë në të gjithë sektorët, ka luajtur një rol të rëndësishëm në luftën ndaj fenomeneve kriminale falë edhe pranisë në Shqipëri të Njësisë së Guardia di Finanza-s e cila, vitin e ardhshëm, feston 25 vjetorin e saj në Shqipëri.

Ambasadori i Italisë, Fabrizio Bucci, gjatë fjalës së tij përshëndetëse deklaroi se suksesi që shënoi vizita e Kryeministrit Rama në Itali si dhe prania e një delegacioni parlamentarësh italianë në Shqipëri përbën një provë të pakundërshtueshme të marrëdhënieve të shkëlqyera mes të dy Vendeve.

Në përmbyllje të takimeve Ambasadori i Italisë, Fabrizio Bucci, organizoi një pritje në Rezidencën e Italisë në të cilën, ndër të tjera, ishin të pranishme edhe Ministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka si dhe Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

img 1559

vis.delegaz. 1

vis. deleg. 2

vis. deleg. 3

vis. deleg. 4

vis. deleg. 5

vis. deleg. 6

vis. deleg. 7

vis. deleg. 8