Questo sito usa cookie per fornirti un'esperienza migliore. Proseguendo la navigazione accetti l'utilizzo dei cookie da parte nostra OK

Njoftim për Shtyp – Lufta ndaj kultivimit të kanabisit në Shqipëri

Data:

10/12/2021


Njoftim për Shtyp – Lufta ndaj kultivimit të kanabisit në Shqipëri

Sot, më datë 10 dhjetor 2021, në orën 11.00, pranë Pallatit të Kongreseve në Tiranë, u zhvillua Konferenca e përbashkët mbi rezultatet e arritura në luftën ndaj kultivimit të kanabisit në Shqipëri.

Konferenca, e organizuar nga Policia e Shtetit, i mundësoi Autoriteteve italiane të pasqyrojnë rezultatet lidhur me Fushatën e Mbikqyrjes nga ajri për vitin 2021, e drejtuar nga Departamenti për Sigurinë Publike pranë Ministrisë së Brendshme, në bashkëpunim me Guardia di Finanza.

Pas Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, morën fjalën Drejtori i Shërbimit për Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Policisë pranë Ministrisë së Brendshme, Gjeneral Brigade i Armës së Karabinierëve, Fabio Cairo, dhe Gjeneral Brigade i Guardia di Finanza, Giuseppe Arbore. Të pranishëm në Konferencën për Shtyp, Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci, Eksperti për Sigurinë – DCPC-SCIP, Salvatore Gava, dhe Komandanti i Njësisë Kufitare Detare i Guardia di Finanza në Durrës, Davide D’Aponte.

Misioni italian në ndihmë të policisë shqiptare në luftën ndaj kultivimit të bimëve narkotike, i cili, tashmë, ka mbërritur në edicionin e 10° të tij, përbën padyshim një shembull të shkëlqyer bashkëpunimi në këtë sektor, çka, nga njëra anë, bën të mundur luftën ndaj trafikimit të lëndëve narkotike në rrugë detare dhe, nga ana tjetër, i ofron mbështetje Policisë së Shtetit e cila ndër vite ka arritur standarte gjithmonë e më të larta.

Në fjalën e tij, Ambasadori i Italisë Fabrizio Bucci falenderoi Policinë e Shtetit për standartet cilësore të arritura në luftën ndaj krimit të organizuar dhe trafikut të lëndëve narkotike, duke i përgëzuar për nivelin e jashtëzakonshëm të bashkëpunimit mes policisë shqiptare dhe asaj italiane. Megjithatë, nevojitet të bëhet më shumë: “kriminaliteti, në mënyrë globale, di të lëvizë, ndaj duhet të veprojmë me të njëjtën shpejtësi, efikasitet dhe fleksibilitet të grupeve kriminale. Kemi shumë mjete në dispozicion, falë edhe përvojës së çimentuar të Skuadrave Hetimore të përbashkëta dhe rolit tejet të rëndësishëm të Zyrës së Ekspertit për Sigurinë pranë Ambasadës, në veprimtaritë për gjetjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim”.

campagna sorvoli 2021 1

campagna sorvoli 2021 2

campagna sorvoli 2021 3

campagna sorvoli 2021 4

campagna sorvoli 2021 5

campagna sorvoli 2021 6


1247