Questo sito usa cookie per fornirti un'esperienza migliore. Proseguendo la navigazione accetti l'utilizzo dei cookie da parte nostra OK

Njoftim për Shtyp - Emigracioni i parregullt në Evropë

Data:

19/01/2022


Njoftim për Shtyp - Emigracioni i parregullt në Evropë

maeci ambasciata italia v it 01 09

Procura della Repubblica di Lecce

Direzione Distrettuale Antimafia

Ne diten e sotme, personeli i Guardia di Finanza i Komandës Provinciale të Lecce-s dhe i S.C.I.C.O. në Itali, i Policise së Attica - Departamenti Kundër Emigracionit në Greqi dhe i Policisë në Shqipëri, si dhe Njësitë e lëvizshme të Europolit janë angazhuar në ekzekutimin e masave të sigurimit dhe të kërkimit të anëtarëve të shumtë të një organizate kriminale transnacionale e cila favorizon emigrimin e paligjshëm drejt Europës dhe në veçanti drejt brigjeve te Salentos.

Në Itali është dhënë masa e sigurisë me burg me kërkesë të Drejtorisë Rajonale Antimafia të Lecce-s, dhe një masë e ngjashme shtrënguese është vendosur në Shqipëri me kërkesë të S.P.A.K Tiranë ndaj 25 personave.

Operacioni i sotëm, i quajtur "Astrolabio", është rezultat i një aktiviteti hetimor kompleks dhe të artikuluar ndërkombëtar të kryer falë trajnimit, nëpërmjet koordinimit të Eurojust-it, i cili ka promovuar, koordinuar dhe mbështetur aktivitetet, të një Skuadre të Përbashkët Hetimore (S.I.C.) të krijuar në Janar 2021 midis Drejtorisë Rajonale Antimafia të Prokurorisë se Republikës së Lecce-s, të Prokurorisë së Përgjithshme të Gjykatës së Apelit të Athinës dhe Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Tiranës (S.P.A.K.).

Në Skuadrën e Përbashkët Hetimore ben pjesë dhe Drejtoria Kombëtare Antimafia – e cila ka dhënë kontributin e saj specifik edhe në bazë të njohjes së hetimeve të ndryshme të koordinuar në territorin italian – dhe Europoli që ka evidentuar, përmes analizës së të dhënave që disponon, elementët hetimorë me interes të përbashkët.

Si anëtare të Skuadrës të Përbashket Hetimore kane marre pjese ne hetime Njësia PEF – G.I.C.O. e Lecce-s dhe SCICO e Guardia di Finanza, Policia e Attica-s – Dipartimenti i Emigracionit – të Athinës dhe Policia e Tiranës, me bashkëpunimin e SCIP - Zyra e Ekspertit për Sigurinë në Tiranë, duke krijuar midis tyre, falë këtij instrumenti të bashkëpunimit ndërkombëtar, një bashkëpunim të vazhdueshëm, të menjëhershëm dhe të frytshëm.

Hetimet, të cilat zgjatën më shumë se një vit, bënë të mundur perftimin e një kuadri të rëndë rrethanor në lidhje me ekzistencën e një organizate kriminale unike që vepronte në disa territore, e ndarë në katër qeliza kriminale të përbëra nga shtetas të huaj, kryesisht sirianë, që synonte sigurimin e një sasie të madhe fitimi që rrjedhin nga administrimi i veprimtarisë së paligjshme të transferimit të emigrantëve, të ardhur nga vende të ndryshme të botës, nëpërmjet territoreve të Turqisë, të Greqisë dhe të Shqipërisë drejt brigjeve Salentine dhe prej këtej drejt vendeve të tjera Europiane, destinacioni i tyre përfundimtar.

Veprimtaria hetimore e kryer permes përgjimeve telefonike, mjedisore dhe telematike, si dhe përmes video-incizimeve të shumta, të zbuluara menjëherë nga shërbimet e vëzhgimit dhe gjurmimit të kryera në Itali, Greqi dhe Shqipëri, kanë bërë të mundur identifikimin e rrugëve të ndjekura nga trafikantët e qenieve njerëzore dhe përcaktimin e rolit e secilit pjesëmarrës në organizatë.

Veçanërisht:

- njëri nga dy grupet e pranishme në Itali, i drejtuar nga shtetasi irakian R.A.Q. me banim në brendësi të Venezia-s, siguronte transferimin në territorin italian dhe europian të emigrantëve të parregullt kryesisht të etnisë arabo-siriane; ky person ne rolin e drejtuesit, duke pasur një rrjet të gjerë bashkëpunëtorësh të pranishëm në Vende të ndryshme europiane, përfshirë Greqinë, nga shtëpia e tij koordinonte transferimin e emigrantëve nga Turqia në Itali dhe në shtetet e tjera të Bashkimit Europian;

- grupi i dytë i pranishëm në Itali, i drejtuar nga shtetasi irakian M.M. banues në Bari, siguronte gjetjen e të supozuarve skafistë pranë vendpushimit në brigjet Salentine, duke i lejuar ketyre te fundit t'i shpëtojnë arrestimit duke lehtësuar transferimin e tyre në Greqi dhe vazhdimin e udhëtimit deri në kthimin e tyre në Turqi; në këtë mënyrë ai, së bashku me anëtarët e tjerë, lejonte të supozuarve skafistë të përsërisnin veprimtaritë e paligjshme dhe celulave të ndryshme të organizatës të vazhdonin të vepronin pa ndërprerje; gjithashtu ofronte asistencë dhe mbështetje emigrantëve të mbërritur në territorin salentin, duke i dërguar në destinacionet e tyre përfundimtare;

- grupi i tretë, i pranishëm në Shqipëri dhe i drejtuar nga shtetasi sirian A.S., merrej me transferimin e emigrantëve të ardhur nga Greqia në vendin e Shqiponjave, nga ku niseshin drejt brigjeve të Salentine;

- grupi i katërt i pranishëm në Turqi dhe i drejtuar nga shtetasi irakian R.A.A.R., siguronte transferimin e emigrantëve të parregullt qe vinin nga vendet e Lindjes së Mesme në bordin e varkave me destinacion brigjet e Salentos dhe Kalabrisë.

Analiza e kujdesshme e flukseve migratore të përgjuara gjatë hetimeve bëri të mundur identifikimin e rrugës së ndjekur nga emigrantët, të cilët, duke lënë vendet e tyre të origjinës, arritën në Turqi dhe prej andej nisnin udhëtimin për në vendet e Bashkimit Europian permes dy rrugëve:

në rrugë detare, me nisjen nga bregdeti turk i mjeteve te lundrimit, ose pasi të mbërrijnë në vendet përkatëse, nga Greqia dhe Shqipëria;

përgjatë të ashtuquajturës "Rruga ballkanike" duke kaluar Vende të ndryshme me mbështetjen e një rrjeti të dendur bashkëpunëtorësh të pranishëm atje.

Bashkëpunimi mes autoriteteve gjyqësore dhe policore italiane, shqiptare dhe greke ka bërë të mundur arritjen e plotë të identifikimit të anëtarëve të organizatës transnacionale e cila po ndiqet penalisht, me banim në Itali, Shqipëri, Greqi dhe vende të tjera të përfshira në operacion, dhe për të siguruar burime të shumta provash në lidhje me episodet kriminale që u janë atribuar pjesëmarrësve të ndryshëm.

Lëvizjet dhe udhëtimet e emigrantëve monitoroheshin vazhdimisht nga Financierët e Njësisë së Policisë Ekonomike Financiare të Lecce-s falë mbështetjes së mjeteve të Repartit Operativ Aeronavale të Barit të Guardia di Finanza në bashkëpunim me avionët e Frontex të dislokuar në zonën e operacioneve në Kanalin Otranto-s.

Hetimet kanë bërë të mundur konstatimin e 30 episodeve kriminale, me konstatimin e mbërritjes në territorin kombëtar të 1.120 emigrantëve të parregullt, identifikimin e plotë te n. 26 skafistë të dyshuar, 8 prej të cilëve janë arrestuar ne flagrancë te kryerjes se veprës penale (3 në Itali dhe 5 në Shqipëri) dhe denoncimin e 52 personave, të cilët aktualisht rezultojnë të përfshirë në trafik të paligjshëm.

Gjithashtu u konstatua se emigrantët paguanin, në bazë të besimit, çmimin e udhëtimit përmes të ashtuquajturit sistemi "Hawala" (i njohur si metoda "Sarafi"): një sistem bankar i paligjshëm i transferimit të vlerave monetare, bazuar në një rrjet të gjerë ndërmjetësuesish të vendosur në pjesë të ndryshme të territorit të BE-së dhe jashtë-B.E.

Lidhur me këtë, po kryhen kontrolle në territorin kombëtar dhe atë grek pranë agjencive financiare të dyshuara ku do të rezultonin te depozituara paratë që lidhen me trafikun e paligjshëm të emigrantëve.


1250