Questo sito usa cookie per fornirti un'esperienza migliore. Proseguendo la navigazione accetti l'utilizzo dei cookie da parte nostra OK

VIZITA E KRYETARIT TË DHOMËS SË DEPUTETËVE, Z. ROBERTO FICO

Data:

13/04/2022


VIZITA E KRYETARIT TË DHOMËS SË DEPUTETËVE, Z. ROBERTO FICO

comunicato stampa

VIZITA E KRYETARIT TË DHOMËS SË DEPUTETËVE, Z. ROBERTO FICO

11 – 12 PRILL 2022

U përmbyll vizita dy ditore e Kryetarit të Dhomës së Deputetëve të Parlamentit Italian, Z. Roberto Fico, i cili zhvilloi një vizitë zyrtare në Tiranë në datat 11 dhe 12 prill.

Gjatë takimit dypalësh me Kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, Kryebashkiaku paraqiti shkurtimisht veprimtaritë kryesore të organizuara dhe të programuara, në bashkërendim me Ambasadën, në kuadër të Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022. Në përfundim të takimit, Kryetari i Bashkisë, në shenjë vlerësimi dhe miqësie, i dorëzoi Z. Fico Çelësat e Qytetit të Tiranës, duke theksuar se dyert e këtij qyteti do të jenë gjithmonë të hapura për Kryetarin, sikurse mbeten të hapura për të gjithë miqtë e Tiranës dhe të Shqipërisë.

Vizita vijoi me përurimin, së bashku me Ministrin shqiptar të Mbrojtjes Niko Peleshi, të Qendrës së re Operacionale të Emergjencave Civile të Tiranës, financuar nga AICS. Qendra përbën hapin e parë drejt krijimit të një sistemi efikas dhe të zgjeruar të Emergjencave Civile shqiptare.

Në datën 12 prill, Kryetari Fico pati një takim me homologen e tij, Znj. Lindita Nikolla, me të cilën nënshkruan edhe një Protokoll të rëndësishëm ndërmjet Parlamentit të Republikës së Shqipërisë dhe Dhomës së Deputetëve të Republikës së Italisë, marrëveshje e cila do të shërbejë për të intensifikuar dhe forcuar më tej marrëdhëniet tashmë të shkëlqyera mes dy Institucioneve.

Më tej, Z. Roberto Fico zhvilloi takime edhe me Presidentin e Republikës, Ilir Meta, dhe me Kryeministrin Edi Rama, gjatë të cilave vuri theksin në mbështetjen e fortë të Italisë në rrugëtimin evropian të Shqipërisë.

Gjatë qëndrimit të tij në Tiranë Kryetari Fico zhvilloi një vizitë edhe në seksionin dy-gjuhësh të shkollës Ismail Qemali, në kuadër të së cilës pati rastin të vlerësojë veprimtarinë e shkollës në promovimin e kulturës dhe të gjuhës italiane në botë si edhe në edukimin e kulturës drejt ligjshmërisë.


1266