Questo sito usa cookie per fornirti un'esperienza migliore. Proseguendo la navigazione accetti l'utilizzo dei cookie da parte nostra OK

VIZITË ZYRTARE E KRYETARIT ROBERTO FICO NË SHQIPËRI

Data:

11/04/2022


VIZITË ZYRTARE E KRYETARIT ROBERTO FICO NË SHQIPËRI

VIZITË ZYRTARE E KRYETARIT ROBERTO FICO NË SHQIPËRI

11 – 12 PRILL 2022

Kryetari i Dhomës së Deputetëve të Parlamentit Italian, Roberto Fico, do të jetë në Shqipëri, për një vizitë zyrtare, nga data 11 deri më datë 12 prill.

Ditën e hënë, datë 11, Kryetari Fico do të jetë në Tiranë – Kryeqyteti evropian i Rinisë 2022 – ku do të takohet me Kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj e do të marrë pjesë në përurimin e Sallës Operative të Mbrojtjes Civile shqiptare, e financuar nga Kooperacioni italian si kontribut për rindërtimin pas tërmetit që goditi Shqipërinë në nëntorin e vitit 2019.

Ditën e martë, datë 12, është parashikur një takim institucional me Kryetaren e Parlamentit shqiptar, Lindita Nikolla me të cilën do të nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi parlamentar. Në vijim kryetari Fico do të zhvillojë një takim me Presidentin Ilir Meta dhe në orën 15, një takim me Kryeministrin Edi Rama.


1265