Questo sito utilizza cookie tecnici, analytics e di terze parti.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Preferenze cookies

Nënshkrim Marrëveshjeje Mirëkuptimi

comunicato stampa

Shoqata italiane Sport dhe Shoqëria Projekti Filippide, Zëvendësministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Denada Seferi dhe Zëvendësministri i Arsimit dhe Sportit, Nina Guga, nënshkruan sot, më datë 4 maj, nën kujdesin e Ambasadës së Italisë në Tiranë, Marrëveshjen e mirëkuptimit për promovimin e sportit si mjet i nevojshëm për përmirësimin e jetës së të rinjve me aftësi ndryshe dhe atyre me autizëm.

Marrëveshja synon t’i hapë rrugë një bashkëpunimi të rëndësishëm midis Italisë e Shqipërisë edhe në fushën sociale dhe në kuadër të përfshirjes së shtresave më në nevojë të popullatës, duke lehtësuar hyrjen, në Shqipëri, të “know how” dhe të ekspertizës të cilat Shoqata i ka tashmë pjesë të saj, për të promovuar sportin si mjet efikas rehabilitues e terapeutik.

Marrëvshja është gjithashtu pjesë e objektivave të Qeverisë shqiptare si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara.

Falë nënshkrimit të Marrëveshjes, pranë Parkut të Madh të Tiranës, do të zhvillohet, në kuadër të Javës së Italisë (1-7 qershor), maratona “Run for Autism”, veprimtari kjo e organizuar nga Shoqata në të gjithë Evropën e që tani do të zhvillohet në Shqipëri e do të shohë pjesëmarrjen e atletëve me autizëm apo forma të tjera paaftësish mendore.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Ambasadori Fabrizio Bucci deklaroi se “nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje mirëkuptimi është një akt i rëndësishëm që synon mbrojtjen e fëmijëve me aftësi ndryshe nëpërmjet sportit si mjet i cili mbështet bërjen e tyre pjesë të shoqërisë. Projekti Filippide gjeti tek sporti mjetin i cili ndihmon rritjen dhe hyrjen në shoqëri. Me nënshkrimin e këtij dokumenti nis sot një rrugëtim pjesë e të cilit janë shumë nisma ku veçohet maratona “Run for Autism” që do të zhvillohet në kuadër të veprimtarive të organizuara me rastin e Javës së Italisë në ditët e para të muajit qershor”.

Ndërsa Presidenti i Shoqatës Filippide, Nicola Pintus, nënvizoi se “Kontinenti ynë po përjeton një periudhë lufte ndërsa ne, me anë të këtij akti, nënshkruajmë një akt paqeje sepse Shqipëria dhe Italia janë dy Popuj që mund të quhen vëllezër, një akt paqeje sepse dy popuj vëllezër nuk luftojnë kundër njëri-tjetrit, por mundohen të ndërtojnë diçka bashkërisht, diçka që të mund të njerrë në pah faktin se një fëmijë shqiptar nuk është i ndryshëm nga një fëmijë italian. Kemi ardhur këtu sepse kemi parë, nëpërmjet televizionit, në fillimet e pandemisë, Kryeministrin Rama teksa tregoi gatishmërinë e një grupi mjekësh shqiptarë të cilët erdhën në Itali në një moment për ne të vështirë. Ky projekt përbën një akt me anë të së cilit ne përpiqemi të gjejmë një mënyrë për të falënderuar për atë që shqiptarët bënë për ne dhe të afrojmë akoma më shumë dy Vendet të cilat i ndan vetëm deti”.

Zëvendësministri i Arsimit dhe Sportit, Nina Guga, në fjalën përshëndetëse gjatë ceremonisë së nënshkrimit të Marrëveshjes, deklaroi se “mbështetja dhe mbrojtja e fëmijëve me aftësi ndryshe janë përparësi dhe strategji e Qeverisë. Marrëveshja që do të nënshkruhet sot është një tjetër mjet në mbrojtje të fëmijëve me aftësi ndryshe dhe në mbështetje të përfshirjes së tyre në veprimtari sportive e kulturore”.

Në fund, Zëvendësministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Denada Seferi, teksa falënderoi Ambasadën për angazhimin e saj konstant në mbështetje të projekteve të ndryshme në fushën sociale dhe jo vetëm, theksoi se “me nënshkrimin e Marrëveshjes dëshmojmë miqësinë, e hershme e të tanishme, midis dy Vendeve tona. Do të doja këtu të vija në dukje faktin se projekti i parë në kuadër të Projektit IADSA për konvertimin e borxhit qe pikërisht hapja e shërbimeve inovative dedikuar fëmijëve me aftësi ndryshe, projekt i realizuar në bashkëpunim me Ministrinë e atëhershme të Çështjeve Sociale. Marrëveshja që do të nënshkruajmë sot është një tjetër mundësi për të punuar e bashkëpunuar me njëri-tjetrin”.

img 7425

filippide 3

filippide 4

filippide 5

filippide 7