Questo sito utilizza cookie tecnici, analytics e di terze parti.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Preferenze cookies

Youth Forum Contest – Youth policy lab for climate action

Në kuadër të Rome-Med Dialogues 2022, ISPI (Instituti i Studimeve të Politikës Ndërkombëtare), në Bashkëpunim me Ministrinë e Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, ka shpallur edicionin e katërt të “Youth Forum Contest”.

Krahasuar me edicionet e mëparshme, këtë vit Contest do të zhvillohet në formën e një “call for papers” nëpërmjet së cilës të rinjtë e talentuar të zonës së MENA do të mund të japin kontributin e tyre në hartimin e rekomandimeve të politikave në fushën e bashkëpunimit klimatik mes dy brigjeve të Mesdheut.

Nisma synon t’i referohet dy objektivave kyç të COP26 të Glasgoë-t dhe edicionit të ardhshëm COP27 të Sharm el-Sheikh, pra zbutjes së efekteve të ndryshimeve klimatike dhe politikave të përshtatjes për t’i ofruar të rinjve të rajonit të paraqesin policy brief të strukturuara e në koherencë me këto dy objektiva. Kandidatët që do të paraqesin idetë më të mira do të ftohen të marrin pjesë në “Youth Forum – Youth Policy Lab for Climate Action” në datën 1 dhjetor (dita e parë, kushtuar çështjeve tematike, e Rome MED Dialogues), në të cilin do të mund të diskutojnë së bashku propozimet e tyre. Zgjidhjet më novatore që do të arrihen në përfundim të kësaj veprimtarie do të përbëjnë bazën e një “Programi Rinor të Veprimit Klimatik për Mesdheun” si edhe do të shërbejnë për të pasuruar më tej punimet e Konferencës së dhjetorit.

Mund të paraqesin kandidaturën të rinjtë e grupmoshës nga 21 deri në 35 vjeç, në zotërim të një diplome universitare të nivelit të parë ose të barazvlefshme me të, me origjinë nga Vendet e Afrikës Veriore, Lindjes së Mesme dhe Evropës (për listën e saktë shihni linkun në vijim) dhe me një nivel shumë të mirë njohjeje të gjuhës angleze.

Kriteret e vlerësimit, mënyrat e paraqitjes së kandidaturave (afati përfundimtar më 18 shtator 2022) si dhe të gjitha hollësitë e nevojshme mbi nismën mund t’i gjeni në linkun që vijon: https://med.ispionline.it/youth-forum-2022/

 

med2022youtforum def 1024x576