Questo sito usa cookie per fornirti un'esperienza migliore. Proseguendo la navigazione accetti l'utilizzo dei cookie da parte nostra OK

Vizitë Zyrtare e Presidentit të Republikës, Sergio Mattarella, në Republikën e Shqipërisë

Data:

08/09/2022


Vizitë Zyrtare e Presidentit të Republikës, Sergio Mattarella, në Republikën e Shqipërisë

Presidenti i Republikës, Sergio Mattarella, gjatë vizitës së tij Zyrtare në Republikën e Shqipërisë, do të pritet, më datë 8 shtator në Pallatin e Brigadave në Tiranë, nga Presidenti shqiptar, Bajram Begaj. Në përfundim të takimit të dy Krerët e Shteteve do të lëshojnë deklarata për shtyp.

Në vijim, Presidenti Mattarella do të vendosë një kurorë pranë Monumentit Nënë Shqipëri në Varrezat e Dëshmorëve.

Vizita do të vijojë me një takim me Kryeministrin, Edi Rama.

Gjatë pasdites, Presidenti Mattarella do të kryejë një vizitë në Shkollën Italiane në Tiranë, së bashku me Kryetarin e Shoqatës Dante Alighieri, Andrea Riccardi dhe me bashkëthemeluesen e shkollës, Concetta Marotta.

Në përfundim të vizitës, Kreu i Shtetit do të pritet nga Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla.

Vizita do të përmbyllet me takimin me një përfaqësi të komunitetit italian.


1311