Questo sito utilizza cookie tecnici, analytics e di terze parti.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Preferenze cookies

Ndeshja “Goli i Zemres”

Në datën 11 tetor, në orën 15:00, në stadiumin “Selman Stermasi” do të zhvillohet një trikendore nderkombetare futbolli, organizuar nga Ambasada e Italise, midis “Kombëtares së Zemrës Aktorë e Këngëtarë”, “Kombëtares së Gazetarëve të RAI” dhe “All Stars Albania” – një përfaqësi aktorësh, këngëtarësh dhe gazetarësh të njohur shqiptarë – të cilët do të luajnë per bamirësi 3 ndeshje nga 35 minuta secila.

Të ardhurat do të shkojnë për dy shoqatat vullnetare sociale dhe humanitare që operojnë në Shqiperi: Sanità di Frontiera – Salute senza confini, Onlus për përfshirje sociale dhe shëndetësore kundër varfërisë materiale dhe në arsim (https://www.albaniaeconomia.com/health-beyond-borders-sanita-di-frontiera-albania), dhe Komuniteti fetar i Shën Jozefit në favor të jetimëve, invalidëve dhe të moshuarve (http://www.servedelsignore.org/dove-siamo-2/albania).

Bileta (500 lekë) i gjeni si në platformën www.vivere.al/home/gol-del-cuore/ ashtu edhe pranë biletarisë së stadiumit (duke nisur nga ora 13 e datës 11 tetor). Mund të zgjidhni lirisht vendin për t’u ulur. Ndeshja do të transmetohet drejtpërdrejt edhe në nivel kombëtar në RTSH.

Ju mirëpresim të shumtë në numër për këtë event sportiv dhe altruizmi.