Questo sito usa cookie per fornirti un'esperienza migliore. Proseguendo la navigazione accetti l'utilizzo dei cookie da parte nostra OK

Prezantimi i librit “Nesër e përgjithmonë” nga Ermal Meta

Data:

26/10/2022


Prezantimi i librit “Nesër e përgjithmonë” nga Ermal Meta

Më datë 26 tetor 2022orën 18.00, në kuadër të Javës XXII të gjuhës italiane në botë me temë Italishtja dhe të rinjtë, Instituti Italian i Kulturës në Tiranë, në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë në Shqipëri, me Bashkinë Tiranë dhe Shtëpinë Botuese Dudaj, prezanton botimin në shqip të romanit të parë të kantautorit Ermal Meta: Nesër e përgjithmonë.

Romani i parë i njërit prej kantautorëve më të njohur e më të vlerësuar të ditëve të sotme. Një sërë personazhesh të paharrueshëm, për të gjithë historia e jashtëzakonshme e një të riu, Kajan, në qendër të konflikteve të viteve nëntëqind që ngjason, në mënyrë dramatike, me atë që po shohim e po jetojmë edhe sot.

Romani është botuar në Itali në vitin në vitin 2022 nga La nave di Teseo, ndërsa përkthimi në shqip nga Agim Doksani është botuar nga Shtëpia Botuese Dudaj.

Prezantimi i librit, që do të bëhet në Sallën Tonin Harapi të Liceut Artistik “Jordan Misja”, në Tiranë, është konceptuar si një bashkëbisedim me autorin i cili do t’u përgjigjet pyetjeve të publikut si edhe do të performojë disa prej pjesëve të tija muzikore.

Do të marrin pjesë në event, Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci, si edhe Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Libri do të prezantohet gjithashtu edhe më datë 27 tetor pranë Teatrit Bylis në Fier, nën kujdesin e Konsullatës së Përgjithshme të Italisë në Vlorë dhe në prani të Konsulles së Përgjithshme, Iva Palmieri dhe më datë 28 tetor në Shkodër pranë qendrës rinore Arka.

Eventi do të zhvillohet në gjuhën italiane me përkthim në gjuhën shqipe. Hyrja e lirë.

ermal meta presentazione libro

 


1323