Në datën 6 dhjetor 2022, në orën 9.00, pranë Hotel Rogner në Tiranë, do të mbahet një takim i rëndësishëm mbi rrugëtimin evropian të Shqipërisë me titull “What does Albania bring to Europe? Exploring and enhancing a narrative of the mutual benefit of EU integration”.
Organizuar nga Albanian Institute for International Studies në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë, Delegacionin e Bashkimit Evropian dhe me Ambasadën e Spanjës, takimi ka për qëllim të hulumtojë mbi vlerën e shtuar strategjike që Shqipëria mund të sjellë në BE menjëherë pas përmbylljes së procesit të anëtarësimit.
Konferenca do të mbahet në të njëjtën ditë me Samitin BE – Ballkani Perëndimor, pikërisht për të nxjerrë në pah vazhdimësinë dhe koherencën ndërmjet aspekteve politike dhe atyre akademike të procesit të anëtarësimit të Vendeve të Bllkanit Perëndimor në Bashkimin evropian.
Italia e ka mbështetur gjithmonë rrugëtimin e anëtarësimit të Shqipërisë dhe të Vendeve të rajonit në Bashkimin evropian, pasi është në dobi jo vetëm të Ballkanit Perëndimor por edhe të vetë Bashkimit evropian.