Questo sito usa cookie per fornirti un'esperienza migliore. Proseguendo la navigazione accetti l'utilizzo dei cookie da parte nostra OK

Udhëtimi për në dhe nga vendet e tjera

Data:

21/12/2020


Udhëtimi për në dhe nga vendet e tjera

Vendimi i ri i Këshillit të Ministrave i datës 13 tetor vijon të identifikojë 6 lista Shtetesh, për të cilët parashikohen kufizime të ndryshme.

A - San Marino dhe Città del Vaticano: asnjë kufizim.

B – Austri, Bullgari, Qipro, Kroaci, Danimarkë (përfshirë ishujt Faroe dhe atë të Groenlandës), Estoni, Finlandë, Gjermani, Irlandë, Letoni, Lituani, Luksemburg, Maltë, Poloni, Portugali (përfshirë ishujt Azore dhe Madeira), Sllovaki, Slloveni, Suedi, Hungari, Islandë, Lihtenshtajn, Norvegji (përfshirë ishujt Svalbard dhe Jan Mayen), Zvicër, Andora, Principata e Monakos: lejohen pa qenë e nevojshme ndonjë arsye, pra edhe për TURIZËM, dhe pa qenë i nevojshëm vetë-karantinimi në kthim, udhëtimet nga/për në Vendet e BE-së. Është i detyrueshëm plotësimi i një vetë-deklarim.

C – Belgjikë, Francë (përfshirë Guadalupa, Martinica, Guyana, Riunione, Mayotte dhe përjashtuar territore të tjerë jashtë kontinentit evropian), Vendet e Ulëta (përjashtuar territoret jashtë kontinentit evropian), Republikë Çeke, Spanjë (përfshirë territoret në kontinentin afrikan), Mbretëri e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe e Irlandës së Veriut (përfshirë ishujt e Kanalit, Gjibraltar, ishullin e Manit dhe bazat britanike në ishullin e Qipros dhe përjashtuar territoret jashtë kontinentit evropian).: ata që hyjnë/kthehen në Itali nga këto Vende (pas qëndrimit apo edhe vetëm të kaluarit tranzit në 14 ditët para hyrjes në Itali), përveç plotësimit të vetë-deklarimit, duhet edhe:
a) të paraqesin një vërtetim se i janë nënshtruar, në 72 orët para hyrjes në territorin kombëtar, një testi molekular ose antigjenik, të kryer nëpërmjet tamponit dhe që ka rezultuar negativ;

ose

b) t’i nënshtrohen një testi molekular ose antigjenik, nëpërmjet tamponit, në momentin e mbërritjes në aeroport, port ose pikë tjetër kufitare (nëse është e mundur) ose brenda 48 orëve nga hyrja në territorin kombëtar pranë njësisë shëndetësore lokale kompetente.

D - Australi, Kanada, Gjeorgji, Japoni, Zelandë e Re, Rumani, Ruanda, Republika e Koresë, Tajlandë, Tunizi, Uruguai: lejohen udhëtimet nga/për në këto Vende pa qenë e nevojshme një arsye, pra edhe për TURIZËM. Megjithatë, në momentin e kthimit në Itali, udhëtarët duhet t’i nënshtrohen vetë-karantinimit dhe mbikëqyrjes shëndetësore, të plotësojnë një vetë-deklarim dhe mund të mbërrijnë në destinacionin e tyre përfundimtar në Itali vetëm me automjet privat (lejohet kalimi tranzit në aeroport, pa u larguar zonat e dedikuara të aeroportit). Heqja e kufizimeve të udhëtimit nga Italia për në disa vende nuk përjashton mundësinë që këto Vende të mund të rivendosin kufizime të hyrjes në to. Këshillohet të konsultohet gjithmonë Skeda e Vendit përkatës në ViaggiareSicuri, për të verifikuar ekzistencën e kufizimeve të mundshme në hyrje, të vendosura nga Autoritetet lokale.

E - Pjesa tjetër e botës: udhëtimet nga/për në pjesën tjetër të botës lejohen vetëm për arsye të posaçme, si: punë, arsye shëndetësore, urgjencë absolute, kthim në banesat, vendbanimet apo vendqëndrimet e tyre. Nuk lejohen, pra, udhëtimet për arsye turistike. Kthimi/hyrja në Itali nga ky grup Vendesh lejohet gjithmonë për shtetasit italianë/BE/Schengen dhe familjarët të tyre, si dhe atyre të pajisur me leje të rregullt qëndrimi dhe familjarët të tyre. Vendimi i Këshillit të Ministrave i datës 7 shtator 2020 u jep mundësinë për të hyrë në Itali, nga Vendet të cilat bëjnë pjesë në listën E, personave që janë në një marrëdhënie afektive të provuar e të qëndrueshme (edhe jo bashkëjetues) me shtetas italianë/BE/Schengen apo me persona të cilët janë ligjërisht me banim në Itali (të pajisur me leje qëndrimi afatgjatë), që duhet të shkojnë në banesën/vendbanimin apo vendqëndrimin e partnerit (në Itali). Në momentin e hyrjes/kthimit në Itali nga këto Vende, është e nevojshme të plotësohet një vetë-deklarim në të cilin të paraqitet qartë arsyeja që lejon hyrjen/kthimin në Itali. Vetë-deklarimi i duhet treguar gjithkujt i cili është i autorizuar të kryejë kontrollet. Udhëtari duhet të jetë i gatshëm të paraqesë dokumentacion të mundshëm mbështetës si edhe t’u përgjigjet pyetjeve të mundshme që mund t’i drejtohen nga ana e personelit të kontrollit. Ai mund të mbërrijë në destinacionin e tij përfundimtar në Itali vetëm me automjet privat (lejohet kalimi tranzit në aeroport, pa lënë zonat e dedikuara të aeroportit). Është gjithashtu e nevojshme që udhëtari t’i nënshtrohet vetë-karantinimit dhe mbikëqyrjes shëndetësore. Parashikohen disa përjashtime, për të cilat rekomandohet leximi i listës në fund të faqes.

F – Prej datës 9 korrik 2020: Armeni, Bahrein, Bangladesh, Bosnjë dhe Hercegovinë, Brazil, Kili, Kuvajt, Maqedoni e Veriut, Moldavi, Oman, Panama, Peru, Republikë Dominikane

Duke nisur prej datës 16 korrik 2020: Kosovë, Mal i Zi

Duke nisur prej datës 13 gusht 2020: Kolumbia

Vijon të jetë në fuqi ndalimi i hyrjes nga këto Vende, me përjashtim të shtetasve të BE-së (përfshirë shtetasit italianë) dhe familjarëve të tyre të cilët banojnë në Itali prej një datë të mëparshme se data 9 korrik, 16 korrik apo 13 gusht 2020 (sipas vendit). Përjashtohen nga ndalimi për të hyrë në Itali, edhe ekuipazhet dhe personeli udhëtar i mjeteve të transportit, funksionarët dhe nëpunësit diplomatikë si edhe personeli ushtarak gjatë ushtrimit të detyrave të tyre. Udhëtimet nga Italia drejt këtyre vendeve lejohen vetëm për arsye të posaçme: arsye pune, arsye shëndetësore apo studimi, urgjencë absolute, kthim në banesë apo vendbanim. Nuk lejohen pra udhëtimet për arsye turistike. Në momentin e kthimit në Itali nga këto Vende, është i nevojshëm vetë-karantinimi dhe vënia nën mbikëqyrje shëndetësore, plotësimi i një vetë-deklarimi në të cilin duhet të paraqitet arsyeja që lejon kthimin në Itali (të qenit shtetas BE/Schengen apo ai i statusit të një familjari të shtetasit të BE-së dhe vendbanimi në Itali) dhe mund të arrihet në destinacionin përfundimtar në Itali, vetëm me automjet privat (lejohet kalimi tranzit, pa u larguar nga zonat përkatëse të aeroportit). Shtetasit e Bashkimit Evropian dhe ata të Vendeve jo anëtare të Bashkimit Evropian dhe familjarët e tyre me banim në Itali, që kanë ndërmend të hyjnë në Vendin tonë nga Shtetet e listës F prej datës 14 tetor, do të duhet t’i nënshtrohen tamponit në 72 orët para nisjes (neni 4, paragrafi 2, gërma a).

Këshillohet të konsultohet gjithmonë Skeda e Vendit përkatës në ViaggiareSicuri, për të verifikuar kufizime të mundshme në hyrje, të vendosura nga Autoritetet lokale.

Me kusht që të mos shfaqen simptoma të COVID-19 dhe shtetasi të mos ketë qëndruar apo kaluar tranzit në një apo më shumë Vende të përmendura në listën F në katërmbëdhjetë (14) ditët para datës së hyrjes në Itali, pa përjashtuar detyrimin për të paraqitur vetë-deklarimin, përmbajtja ndaj dispozitave lidhur me detyrimin për t’u vetë-karantinuar dhe për t’iu nënshtruar mbikëqyrjes shëndetësore, përdorimin e automjetit privat për të arritur në destinacionin përfundimtar si edhe për t’iu nënshtruar tamponit,

NUK zbatohen ndaj:

1. kujtdo (pavarësisht nënshtetësisë) që hyn në Itali për një periudhë kohore jo më të gjatë se 120 orë për nevoja të provuara pune, arsye shëndetësore apo urgjencë absolute, me detyrimin, në përfundim të këtij afati, për t’u larguar menjëherë nga territori italian ose, në rast të kundërt, për t’u vetë-karantinuar dhe për t’iu nënshtruar mbikëqyrjes shëndetësore;
2. kujtdo (pavarësisht nënshtetësisë) që përshkon tranzit, me mjet privat, territorin italian për një periudhë kohore jo më të gjatë se 36 orë, me detyrimin, në përfundim të këtij afati, për t’u larguar menjëherë nga territori italian ose, në rast të kundërt, për t’u vetë-karantinuar e për t’iu nënshtruar mbikëqyrjes shëndetësore;
3. shtetasve dhe atyre me banim të rregullt në Shtetet dhe territoret e përfshirë në listat A, B, C dhe D, që cilët hyjnë në Itali për arsye të provuara pune;
4. personelit shëndetësor i cili hyn në Itali për të ushtruar profesionin e tij, përfshirë ushtrimin e përkohshëm të profesionit të parashikuar nga neni 13 i Ligjit nr. 18, datë 17 mars 2020;
5. punonjësve ndërkufitarë në hyrje dhe në dalje nga territori italian për arsye pune të provuara dhe që kthehen në banesën, vendqëndrimin apo vendbanimin e tyre;
6. personelit të shoqërive dhe subjekteve me seli ligjore apo dytësore në Itali që udhëton jashtë Italisë për arsye të provuara pune për një afat kohor jo më të gjatë se 120 orë;
7. funksionarëve dhe agjentëve, gjithsesi të përcaktuar, të Bashkimit Evropian apo të organizatave ndërkombëtare, diplomatëve, personelit administrativ dhe teknik të misioneve diplomatike, funksionarëve dhe nëpunësve konsullorë, personelit ushtarak në ushtrim të detyrave të tyre;
8. nxënësve dhe studentëve për ndjekjen e një kursi studimesh në një Shtet të ndryshëm nga ai në të cilin banojnë apo kanë vendbanimin, ku kthehen çdo ditë apo të paktën një herë në javë.

Detyrimi për t’u vetë-karantinuar apo për t’iu nënshtruar mbikëqyrjes shëndetësore me kushtet si më sipër NUK aplikohet gjithashtu ndaj:
• ekuipazheve e mjeteve të transportit, personelit të mjeteve të udhëtimit;
• në rastin e udhëtimeve nga dhe për në Shtetet sipas listës A të dokumentit bashkëlidhur 20;
• shtetasve të cilët hyjnë në Itali për arsye pune të rregulluara nga protokolle të posaçme sigurie, të aprovuara nga autoritetet kompetente shëndetësore.
• shtetasve të cilët hyjnë në Itali për arsye të pashmangshme, përfshirë pjesëmarrjen në veprimtari sportive dhe pjesëmarrjen në panaire në nivel ndërkombëtar, kundrejt një autorizimi të posaçëm të Ministrisë së Shëndetësisë dhe me detyrimin për t’i paraqitur personelit të mjetit të udhëtimit në momentin para nisjes dhe cilitdo autoriteti të autorizuar për kryerjen e kontrolleve të vërtetimit se i është nënshtruar, në 72 orët para hyrjes në territorin kombëtar, një testi molekular apo antigjenik, të kryer nëpërmjet tamponin dhe që ka rezultuar negativ. Në këtë rast, Udhëtari/Subjekti/Shoqëria organizuese që ka nevojë të pajiset me përjashtim nga detyrimi për t’u vetë-karantinuar për arsye të pashmangshme, përfshirë pjesëmarrjen në veprimtari sportive ose panaire të nivelit ndërkombëtar, do të duhet t’i paraqesë kërkesë Zyrës 3 të Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit Shëndetësor (Koordinim USMAF-SASN), Zyrë e cila do të shqyrtojë kërkesën dhe do të dërgojë, sipas rastit, udhëzimet të cilave udhëtari ndërkombëtar do të duhet t’u përmbahet për t’u përjashtuar nga detyrimi për të respektuar masat e mësipërme. Udhëtari do të kujdeset të ketë me vete komunikimin e zyrës që ka dërguar protokollin, vetë-deklarimin e nënshkruar për të provuar përmbajtjen ndaj udhëzimit me rezultatin e tekstit negativ (testi i kryer jo më parë se 72 orë para hyrjes në Itali) të cilat do të mund t’ia paraqesë Autoritetit Kufitar apo Autoritetit Shëndetësor.
Adresat në të cilat mund të dërgohet kërkesa për autorizim, janë:
m.dionisio@sanita.it; coordinamento.usmafsasn@sanita.it; dgprev@postacert.sanita.it.


1058