Questo sito usa cookie per fornirti un'esperienza migliore. Proseguendo la navigazione accetti l'utilizzo dei cookie da parte nostra OK

Cooperazione scientifica

 

Cooperazione scientifica

BASHKËPUNIMI SHKENCOR DHE UNIVERSITAR ITALI-SHQIPËRI

 

1. Kuadri institucional: Marrëveshja e bashkëpunimit Shkencor dhe Teknologjik Itali-Shqipëri nënshkruar në Tiranë më 18 dhjetor 1997, e cila ka hyrë në fuqi në datën 22 shtator 1999.

2. Programi i fundit i zbatimit: Programi IV Ekzekutiv i zbatimit të Marrëveshjes për periudhën 2012 – 2014.

3. Kuadri institucional. Marrëveshje të tjera bashkëpunimi Itali - Shqipëri në fushat shkencore, teknologjike dhe universitare:
3.1 Marrëveshja CRUI – KRUSH, datë 4 dhjetor 2004
3.2 Memorandumi MIUR – MASH datë 31 mars 2006
3.3 Memorandum ndërmjet CNR (Këshilli Kombëtar Kërkimor) dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, datë 18 janar 2002
3.4 Memorandum mes Akademisë LINCEI dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, datë 15 mars 2002
3.5. Misione arkeologjike
3.6 Marrëveshje bashkëpunimi ndëruniversitare

4. Përmbledhje mbi sistemin universitar shqiptar (Universitete publike, Universitete jo publike të akredituara dhe Universiteti Zoja e Këshillit të Mirë në Tiranë)
5. Lidhje të dobishme 

1. Kuadri institucional i Bashkëpunimi Shkencor dhe Teknologjik i Marrëveshjes Itali-Shqipëri dhe programi i zbatimit të tij

Bashkëpunimi ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë në fushën e shkencës dhe teknologjisë rregullohet me Marrëveshjen dypalëshe të nënshkruar në Tiranë më 18 dhjetor 1997 e cila ka hyrë në fuqi më 22 shtator të vitit 1999.
Qëllimi është promovimi i zhvillimit të bashkëpunimit shkencor dhe teknologjik në fusha me interes të përbashkët, bazuar në barazinë, përfitimin e ndërsjelltë dhe respektimin e detyrimeve që rrjedhin nga standardet dhe traktatet ndërkombëtare. Bashkëpunimi është i drejtuar kryesisht në fushat e mëposhtme:

• Shëndet publik dhe organizim spitalor;
• Agronomi, Veterinari dhe Zooteknikë;
• Gjeologji, Pyje dhe Miniera;
• Mjedis dhe Energji;
• Urbanistikë dhe Zhvillim i territorit;
• Teknologji të reja që aplikohen në industrinë e përpunimit dhe atë ushqimore;
• Telekomunikacion;
• Teknologji të reja që aplikohen në infrastrukturë;
• Informatizim i shërbimeve publike;
• Arkeologjia dhe mbrojtja e trashëgimisë arkeologjike.
Parashikohet edhe një klauzolë e përgjithshme për mbrojtjen e pronësisë intelektuale.

Bashkëpunimi mund të zbatohet në format e mëposhtme:

• Realizim i projekteve me interes të përbashkët në fushën e kërkimit shkencor;
• Mbështetje për krijimin dhe funksionimin e qendrave të reja dhe laboratorëve kërkimorë;
• Bashkëpunim në fushën e informatizimit të disiplinave shkencore bazë;
• Seminare, konferenca, konventa dhe ekspozita;
• Kurse trajnimi dhe bursa studimi;
• Shkëmbimi i rregullt dhe në mënyrë të vazhdueshme i dokumentacioneve dhe informacioneve shkencore.

Marrëveshja ka gjetur një zbatim të kënaqshëm nëpërmjet nënshkrimit të katër Programeve Ekzekutive duke filluar që prej vitit 2001 deri në vitin 2014. 

2. Për kujtesë risjellim pikat kyçe të Programit të fundit Ekzekutiv në zbatim të Marrëveshjes së Bashkëpunimit Shkencor dhe Teknologjik për periudhën 2012 – 2014, nënshkruar në Tiranë më 20 janar 2002. Programi ekzekutiv parashikonte 8 Projekte qarkullimi të cilat bënin të mundur aksesin në financimet për shkëmbimin e kërkuesve shkencorë. Financime këto që janë lëvruar sipas mënyrave që vijojnë më poshtë:

· Qëndrime hulumtuese në Itali të studiusve shqiptarë të cilët marrin pjesë në projekte që kanë përftuar financime. Qeveria italiane u njeh këtyre studiuesve një financim prej 93 euro në ditë për një periudhë qëndrimi jo më shumë se një javë;

· Qëndrimë hulumtuese në Shqipëri të studiusve italianë të cilët marrin pjesë në projektet e lart përmendura. Qeveria shqiptare u rimborson shumën prej 8.000 Leke në ditë (rreth 56 euro) për një periudhë prej 7 ditësh maksimumi të kohëzgjatjes së misionit.

Ndërkohë ishin parashikuar dhe 4 Projekte me Rëndësi të Veçantë të cilat mund të përftonin financime si nga pala italiane ashtu dhe nga ajo shqiptare.

3. Kuadri institucional: marrëveshje të tjera bashkëpunimi Itali-Shqipëri në fushën shkencore, teknologjike dhe universitare.

Krahas marrëveshjes së CS & T të përshkruar më lart janë në fuqi edhe marrëveshjet e bashkëpunimit Italo-Shqiptar të përshkruara shkurtimisht më poshtë (VINI RE: Këto janë marrëveshje që as nuk administrohen dhe as nuk financohen nga Ministria e Punëve të Jashtme).

3.1 Marrëveshja CRUI-KRUSH

Është nënshkruar në Tiranë më 4 dhjetor 2004, në Konferencën e parë të Rektorëve të Universiteteve të Ballkanit, organizuar nga Ambasada italiane.
Objektivat janë si më poshtë:

• këmbimi dhe përhapja e përvojave në menaxhimin e universiteteve dhe organizimin didaktik:
• aplikimi i parimeve të Procesit të Bolonjës;
• rritja e përdorimit të mjeteve të transparencës dhe të fleksibilitetit në trajnime;
• shkëmbimi i studentëve;
• shkëmbimi i stafit akademik dhe hulumtues;
• pjesëmarrja në seminare dhe veprimtari të tjera akademike.

Në kuadër të kësaj Marrëveshjeje veprojnë disa bashkëpunime mes universiteteve italiane dhe atyre shqiptare në disiplina të ndryshme dhe me objektiva të ndryshme.  

3.2 Memorandumi ndërmjet MIUR dhe MASH (Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Shqipërisë)

Nënshkruar në Romë më 31 mars 2006 angazhon të dy Ministritë për të ndërmarrë Programe për shkëmbimin e profesorëve, të hulumtuesve shkencorë dhe të stafit administrativ si dhe për organizimin e kurseve të përbashkëta universitare dhe pasuniversitare.

3.3 Memorandumi për bashkëpunimin në fushën Shkencore dhe Teknologjike ndërmjet Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Këshillit Kombëtar Kërkimor të Italisë.

Akademia e Shkencave të Shqipërisë
Sheshi “Fan Noli” – Tiranë
Prof. Myzafer Korkuti – Kryetar i Akademisë
Tel: 355 4 222 7476
Website: http://www.akad.gov.al

Është nënshkruar në Tiranë më 18 janar 2002 dhe përfaqëson një tjetër program ekzekutiv midis dy Vendeve në kuadrin e Marrëveshjes Kornizë të nënshkruar nga CS & T në vitin 1997. Aktivitetet e bashkëpunimit do të zhvillohen në bazë të programeve për të cilat kanë rënë dakord palët nëpërmjet:

• projekteve të përbashkëta të kërkimit shkencor dhe teknologjik në çështjet me interes të përbashkët;
• shkëmbimit të hulumtuesve;
• akriviteteve të formimit pas-universitare me procedura dhe modalitete të veçanta që do të përcaktohen në kuadrin e projekteve kërkimore të përbashkëta;
• organizimit të konferencave, kurseve dhe seminareve të përbashkëta mbi çështjet me interes të përbashkët;
• shkëmbimit të informacionit dhe publikimit të punimeve shkencore të përbashkëta me interesi të ndërsjelltë.

Këto veprime priten të realizohen përmes Programeve Dyvjeçare. Bazuar në këtë parim, më 28 prill të vitit 2003 u nënshkrua një memorandum bashkëpunimi i cili parashikon bashkëpunimin në 10 projekte kërkimore.

3.4. Memorandum Mirëkuptimi mes Accademia Nazionale dei Lincei dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

Është propozuar një bashkëpunim për shkëmbime vizitash, informacionesh, publikimesh dhe realizime seminaresh dhe konferencash. Ky memorandum u nënshkrua në Romë më 15 mars 2002.

3.5. Misione Arkeologjike

Qendra e Studimeve Albanalogjike
Sheshi “Nënë Tereza”, nr. 3 – Tiranë
Drejtor: Ardian MArashi
e-mail: albanologjia@gmail.com
tel. +355 42240713
cel. +355 672066040

Në Shqipëri veprojnë tre misione arkeologjike zyrtare të financuara nga qeveria italiane. Projekti i gwrmimeve, kwrkimeve dhe restaurimeve tw PhoinikFiniqit i drejtuar nga Universiteti i Bolonjës; Projekti Pilot i Adrianopolis në Qarkun e Gjirokastrës, drejtuar nga Universiteti i Maceratës; Projekti i Studimit dhe sistemimit tw zonws sw Bylisit, drejtuar nga Universiteti Politeknik i Barit.

3.6 Marrëveshje Bashkëpunimi Universitar

Janë në fuqi Marrëveshje të shumta të Bashkëpunimit Universitar ndër të cilat mund të theksohen Konventat e Universitetit Zoja e Këshillit të Mirë të Tiranës me disa universitete italiane – Universiteti i Romws “Tor Vergata”, Universiteti i Barit, Universiteti i Bolonjws - të cilat parashikojnë lëshimin e titujve të përbashkët të studimit automatikisht tw vlefshwm si nw Shqipwri ashtu dhe nw Itali.

Për listën e plotë të këtyre marrëveshjeve, ju lutem konsultoni faqen e internetit të Shqipërisë në platformën informatike CINECA, organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ), Ministria e Arsimit, Universiteteve dhe Kërkimit (MIUR), Konferenca e Rektorëve të Universiteteve italiane (CRUI) dhe Këshilli Kombëtar i Universitetit (CUN). Shih faqen web Marrëveshje Ndërkombëtare - Humultime të avancuara bashkëpunimi universitar.

 

Rreth sistemit universitar shqiptar 

Sistemi universitar shqiptar ka njohur një reformë të thellë përmes Ligjit nr. 80 të datës 21 korrik 2015 (Ligji për arsimin e lartë dhe Institutet kërkimore në Republikën e Shqipërisë), zbatimi i së cilës është ende duke u kryer. Është një sistem që karakterizohet nga një situatë shumë të veçantë sepse krahas 15 institucioneve universitare shtetërore (Universitete apo Akademi):

1. Universiteti i Tiranës
2. Universiteti Politeknik i Tiranës
3. Universiteti Bujqësor i Tiranës
4. Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër
5. Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan
6. Universiteti “Fan S. Noli” Korçë
7. Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë
8. Universiteti “Eqerem Çabej” Gjirokastër
9. Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës
10. Universiteti i Arteve Tiranë
11. Universiteti i Sporteve Tiranë
12. Akademia e Mbrojtjes “Spiro Moisiu”
13. Akademia e Arteve Shkodër … (mbyllur prej vitit 2015)
14. Universiteti i Mjekësisë Tiranë
15. Akademia e Sigurisë

Janë të pranishme njëzetepesë universitete private të akredituara nga Ministria shqiptare e arsimit dhe e Sporteve.
Numri i studentëve universitarë arrin në rreth 170.000, përfshi këtu rreth 600 studentë italiane, 450 malazezë, 400 turq, 350 serbë dhe rreth 250 nga FYROM (maqedonas) burim (UNESCO 2016).

Numri i madh i institucioneve universitare private lidhet me faktin se universitetet shtetërore karakterizohen nga “numri i mbyllur” dhe studentët mund të regjistrohen në to vetëm nëse në provimet e pjekurisë arrijnë pikët minimale (68/100 sikurse parashikohet dhe në dekretin e fundit të Kryetarit të Këshillit të Ministrave të Shqipërisë), një vlerësim mesatar të tre viteve të fundit të studimeve për lëndë të caktuara dhe – për disa universitete – dhënia e provimit të pranimit.

Krahas njëzetepesë universiteteve private – të akredituara nga Agjensia Publike e Akreditimit të Arsimit Universitar www.aaal.edu.al – dhe të akredituara pranë Ministrisë shqiptare të Arsimit dhe Sporteve (MASH), ekzistojnë dhe universitete të tjera të cilat lëshojnë tituj studimi që nuk kanë vlerë ligjore në Shqipëri.

Për të njohur gjendjen e akreditimit të Universiteteve private shqiptare nevojitet të kryhet verifikimi pranë Ministrisë së Arsimit dhe të Sporteve.

Në vitin 2003 Shqipëria i është bashkuar Procesit të Bolonjës dhe në mënyrë të vazhdueshme po përshtat strukturën e saj të studimeve universitare me atë europiane, duke përfituar në këtë proces nga mbështetja e disa programeve të Bashkimit Eropian (IPA) në dobi të Vendeve kandidate për anëtarësim dhe të Kooperacionit italian.

Persa i përket vlerës së titujve të studimit universitarë shqiptarë, ato të njohin ushtrimin e profesionit vetëm në Shqipëri (dhe, sikundër u përmend më lart, vetëm ato të lëshuar nga Institucionet Universitare të njohura nga APAAL www.aaal.edu.al) dhe jo në Itali (me përjashtim të diplomave të lëshuara nga Universiteti Zoja e Këshillit të Mirë, shih paragrafin në vijim) apo në Vende të tjera europiane duke qenë se Shqipëria ende nuk bën pjesë në Bashkimin Europian.

Pra, mbajtësit e diplomave universitare shqiptare duhet të përftojnë njëhsimin e titullit shqiptar të studimit në Itali. Për këtë qëllim ata duhet të paraqesin pranë Zyrës së Shkollave të kësaj Ambasade si dhe pranë Konsullatës së Përgjithshme në Vlorë (për kompetencë territoriale) origjinalin e diplomës dhe listën e provimeve të dhëna. Të gjitha dokumentet duhet të pajisen me vulën Apostille të Ministrisë së Punëve të Jashtme shqiptare dhe të përkthehen nga Instituti Italian i Kulturës (Pallati i Kulturës, Sheshi Skenderbej, tel. 04 2379580) apo nga një përkthyes i betuar.

Mbi bazën e këtij dokumentacioni, Ambasada apo Konsullata a Vlorës do të lëshojë Deklaratën e Vlefshmërisë e cila, sikurse kuptohet dhe nga emërtimi, është një deklaratë që vërteton vlerën ligjore të këtij titulli në Shqipëri.
Me deklaratën e vlefshmërisë, mbajtësi i diplomës universitare shqiptare mund t’i kërkojë një universiteti italian të përzgjedhur prej tij regjistrimin dhe konfirmimin e provimeve të dhëna; universiteti italian i cili përfton kërkesën vendos në pavarësi të plotë për njohjen e diplomës universitare shqiptare apo të disa prej provimeve të dhëna si dhe në cilin vit duhet të regjistrohet mbajtësi i diplomës universitare shqiptare me qëllim që ai/ajo të mund të përftojnë diplomën universitare italiane.

Universiteti Zoja e Këshillit të Mirë në Tiranë (NSBC)

Kompleksi Spitalor Universitar “Zoja eKëshillit të Mirë”, Rr. Dritan Hoxha, Tiranë
Rektor: Prof. Dr. Bruno Giardina
Tel. +355 4 253347
e-mail: info@unizkm.edu.al
website: www.unizkm.al

Universiteti Zoja e Këshillit të Mirë në Tiranë u krijua në vitin 2004 me nismën e Kongregacionit të Bijve të Zojës së Papërlyeme dhe të universitetit privat “non – profit” shqiptar i themeluar me kapitale italiane. Falë marrëveshjeve të bashkëpunimit me disa Universitete italiane (Roma Tor Vergata, Bari, Bologna dhe Milano), NSBC është I vetmi institucion universitar shqiptar që lëshon diploma universitare (Mkjeksi, Fizioterapi dhe Infermioristikë, Ekonomi, Shkenca Politike) të njohura edhe në Itali. Për një listë të plotë të diplomave të përvbashkëta të lëshuara pranë NSBC, klikoni këti

Lidhje të dobishme

Ente italiane
• Platforma CINECA (Lista e marrëvshjeve ndërkombëtare të nënshkruara nga universitete italiane me universitete të huaja)
• HULUMTIME ITALIANE
• SHËRBIME TË ADMINISTRATËS PUBLIKE
• MIUR (Ministria e Arsimit, Universiteteve dhe Kërkimit)
• CNR (Këshilli Kombëtar Kërkimor)
• ENEA (Agjensia Kombëtare për teknologjitë e reja, energjinë dhe zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm)
• ASI (Agjensia Hapësinore Italiane)
• INFN (Instituti Kombëtar i Fizikës Bërthamore)
• ISS (Instituti i Lartë i Shëndetit)
• ISTAT (Instituti Kombëtar i Statistikave)
• Shoqata e Parqeve Shkencore dhe Teknologjike
INNOVAITALIA

Ente shqiptare

• Ministria e Arsimit dhe e Sporteve
• ASA (Akademia e Shkencave të Shqipërisë)
• INSTAT
• Ministria e Kulturës
• Ministria e Ekonomisë, Industrisë dhe Energjisë
• Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit
• Ministria e Punëve Publike dhe Transportit 


57