Bashkepunimi Italian per Zhvillim ne Shqiperi
Afërsia gjeografike,lidhjet historike, shkëmbimet ekonomike, kulturore dhe shoqërore e bëjnë Shqipërinë një vend parësor për Kooperacionin Italian për Zhvillim. Italia mbështet zhvillimin social-ekonomik të Vendit në rrugën e tij drejt integrimin në Bashkimin Evropian me anë të programeve të konsolidimit të sistemeve prodhuese dhe lidhjes me rrjetet infrastrukturore rajonale, të menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve dhe fuqizimit të institucioneve dhe të shërbimeve shoqërore, arsimore dhe shëndetësore.
Kooperacioni Italian është i pranishëm në Shqipëri që prej vitit 1991, me një impenjim financiar prej më se 750 milion Euro gjithsej. Aktualisht projektet në zhvillim e sipër kapin shifrën prej rreth 240 milion Eurosh, fakt që e bën Italinë një prej donatorëve kryesorë ndërkombëtarë në Vend.
Për informacione të mëtejshme lidhur me veprimtarinë e Kooperacionit Italian për Zhvillim në Shqipëri mund të klikoni në faqen e internetit të Kooperacionit Italian për Zhvillim në Shqipëri.