Questo sito usa cookie per fornirti un'esperienza migliore. Proseguendo la navigazione accetti l'utilizzo dei cookie da parte nostra OK

Bashkëpunimi ekonomik

 

Bashkëpunimi ekonomik

PËR TË KONTAKTUAR NE ZYRËN TREGTARE KLIKO KËTU

PERMBLEDHJE MBI KUADRIN MAKROEKONOMIK

Italia luan nje rol dominues ne realitetin ekonomik shqiptar, me perspektiva interesante per operatoret tane.
Shkembimi tregtar, edhe ne fund te vitit 2016, ka tejkaluar gjeresisht 2 miliard Euro (afersisht 2.2 miliard), qe do te thote 36,77% e vellimit te pergjithshem te shkembimeve tregtare te Shqiperise. Pas Italise, partneri i pare absolut tregtar, rezultojne Gjermania, Kina, Greqia, Turqia dhe Kosova.

Vetem Italia thith 54,57% te eksporteve shqiptare duke qene gjithashtu dhe furnizuesi kryesor, me nje influence prej 29,28% mbi importet e pergjithshme. Ne kete treg perfaqesojme gjithashtu sipermaresit e pare te huaj per sa i perket numrit te ndermarrjeve italiane ose italo-shqiptare aktive ne territor: prania jone konsiston ne rreth 500 ndermarrje te vogla e te medha, dy banka te medha, Intesa San Paolo dhe Veneto Banca dhe ne disa grupe industriale te mesme e te medha te afirmuara kryesisht ne sektoret e industrise se cimentos, bujqesise dhe energjise. Padyshim, penalizuese per efektshmerine e plote te veprimtarise sone ekonomike ne Shqiperi eshte mungesa e grupeve te medha italiane ne sektoret strategjike (per shembull telekomunikacione dhe sigurime) megjithe rolin e partnerit te pare ekonomik i mbajtur nga Italia per vite. Nder te tjera, ne te kaluaren disa prej ketyre grupeve kane shprehur interes per tregun vendas, por deri tani jane shkurajuar nga pasiguria mbi te drejten e prones se patundeshme, nga niveli i larte i korrupsionit si dhe nga mungesa e infrastrukturave.

Ne pergjithesi, ekonomia shqiptare ofron perspektiva te rendesishme per investitoret e huaj ne sektorin e energjise, pavaresisht nga kuadri referues normativ qe nuk eshte percaktuar perfundimisht. Vemendja e madhe qeverise shqiptare kundrejt çeshtjes se energjise dhe interkonjeksionit elektrik ndermjet tregut te Ballkanit dhe Italise, qe do te sigurohet nepermjet linjes se energjise qe Terna po realizon ne Mal te Zi, na ben te jemi optimist rreth perspektivave te metejshme te zhvillimit ne kete sektor. Nje mundesi tjeter per shoqerite tona do te krijohet padyshim nga realizimi i segmentit shqiptar te Trans Adriatic Pipeline (TAP) qe parashikon ndertimin e nje gazsjellesi te destinuar per transportin e gazit azer te burimit te Shaz Deniz ne brigjet e Italise nepermjet Greqise dhe, pikerisht, nepermjet Shqiperise. Gjate vitit 2017 ndertimi i tubacionit te gazit metan pritet te hyje ne fazen e tij perfundimtare te investimeve, qe duhet te perfaqesoje rreth 1,5% te PBB kombetar ne vend per vitet e ardhshme.

Perveç energjise, nje sektor tjeter me interes te madh per nje periudhe afatmesme dhe afatgjate eshte bujqesia, te cilit Qeveria po perpiqet ne keto vitet e fundit t’i jape nje hov te ri. Edhe pse sektori perballet me nje sere problematikash (nder te cilat fragmentizimi i terreneve, mungesa e koordinimit ndermjet prodhuesve qe sjellin luhatje te papritura te çmimeve si dhe fenomene te mbiprodhimit ose ne te kundert te mungeses se prodhimit; si dhe mungesat e ashtuquajtura “zinxhiri i te ftohtit” per konservimin e mishit si dhe mungesa e industrise per transformimin e produkteve fruta-perime) ekzistojne mundesi te mira per perfshirjen e furnizuesve italiane me makineri dhe impiante perkates ne sektorin agroushqimor dhe ne menyre te veçante te impianteve me teknologji se larte per perpunimin, transformimin dhe konservimin e produkteve te mishit dhe bimore, si dhe makineri per sektorin e prodhimit te veres.

Per periudhen afatshkurter e afatmesme, ka mundesi te mira per kompanite tona ne sektorin e turizmit, i cili paraqet potenciale te medha nese do te shfrytezohen mire zonat akoma te pademtuara nga zhvillimi i shfrenuar i ndertimeve qe jane verifikuar gjate vitete te fundit ne disa zona te bregdetit, dhe ne ate te manifaktures (kepucari e tekstile, mbi te gjitha), nen driten e kushteve konkurruese te tregut shqiptar te punes, te taksimeve te favorshme si dhe te elementeve tradicionale favorizuese per operatoret tone ekonomike, nder te cilat, siç eshte cituar tashme, perhapja e gjere e gjuhes italiane.

(Per sa me siper, mund te konsultohet skeda me informacion me te detajuar ne portalin Infomercatiesteri)


44