Questo sito usa cookie per fornirti un'esperienza migliore. Proseguendo la navigazione accetti l'utilizzo dei cookie da parte nostra OK

Bashkëpunimi politik

 

Bashkëpunimi politik

 Itali-Shqipëri: bashkëpunimi politik

Favorizuara edhe nga afërsia gjeografike, marrëdhëniet midis Italisë dhe Shqipërisë janë të forta dhe ato mbështeten mbi themele të qendrueshme historike, kulturore dhe ekonomike.
Për Shqipërinë Italia vazhdon të mbetet një bashkëbisedues i privilegjuar: Vendi ynë ka mbështetur vazhdimisht procesin e tranzicionit të Shqipërisë si dhe rrugëtimin e saj evropian, ka qenë donatori i parë dypalësh gjatë këtyre njëzet vjeteve të fundit, është partneri kryesor tregtar, një investitor i rëndësishëm dhe mirëpret një ndër komunitetet shqiptare më aktive që jetojnë jashtë Shqipërisë.

Në vazhdën e këtyre marrëdhënieve për të kremtuar pothuajse njëzet vite bashkëpunimi dhe takimesh dypalëshe, u nënshkrua në Romë më 12 shkurt 2010 Deklarata për Zbatimin e Bashkëpunimit Strategjik mes të dy vendeve, që  fokusohet në shtatë aspekte kyçe të bashkëpunimit midis Italisë dhe Shqipërisë.

Rëndësi të veçantë paraqet mbështetja italiane ndaj procesit të integrimit evropian të Shqipërisë, si dhe përkrahja e vendosur e Vendit tonë ndaj aspiratave euro-atlantike të Shqipërisë. Rrugëtimi që Tirana ka nisur prej kohësh, karakterizuar nga etapa të rëndësishme si pranimi në NATO në vitin 2009, liberalizimi i vizave në muajin dhjetor 2010 si dhe dhënia e statusit të vendit kandidat në qershorin e 2014-tës, ka arritur tashmë në një fazë vendimtare, ku autoritetet dhe shoqëria shqiptare janë të angazhuara në hartimin e reformave të nevojshme për të arritur në hapjen e negociatave për anëtarësimin ne BE

Rëndësi të veçantë paraqet mbështetja e Italisë ndaj procesit të integrimit evropian të Shqipërisë, si dhe përkrahja e vendosur e Vendit tonë ndaj aspiratave euro-atlantike të Shqipërisë. Rrugëtimi që Tirana ka nisur prej kohësh, karakterizuar nga etapa të rëndësishme si pranimi në NATO në vitin 2009, liberalizimi i vizave në muajin dhjetor 2010 si dhe dhënia e statusit të vendit kandidat në qershorin e 2014-tës, ka arritur tashmë në një fazë vendimtare, ku autoritetet dhe shoqëria shqiptare janë të angazhuara në hartimin e reformave të nevojshme për të arritur në hapjen e negociatave për anëtarësimin ne BE.

Marrëdhënia që lidh Vendin tonë me Shqipërinë duhet parë edhe si formë e politikës rajonalë të Italisë në Ballkan. Shqpëria njihet për bashkëjetesën shembullore mes besimeve fetare dhe për kulturën tërësisht evropiane të popullit të saj. Italia vlerëson kontributin e Shqipërisë në stabilitetin e Rajonit dhe konsolidimin e bashkëpunimit rajonal. Në këtë kontekst bën pjesë edhe Procesi i Ballkanit Perëndimor, që ka nisur në Berlin në vitin 2014 e që në Samitin e ardhshëm ne Trieste në muajin korrit 2017 do të drejtohet nga Italia.

Një fushë tjetër bashkëpunimi është lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar. Në këtë drejtim duhen parë të gjitha ato forma të ndihmës dhe bashkëpunimit të ndërmarra nga të dyja qeveritë në rrafshin juridik, penal dhe ushtarak, ndër të cilat marrëveshja për bashkëpunimin gjyqësor në lidhje me ekstradimin.

Vizioni i përbashkët i politikës ndërkombëtare reflektohet, për rrjedhojë, në bashkëpunimin midis Italisë dhe Shqipërisë edhe brenda organizmave të Kombeve të Bashkuara. Ky bashkëpunim synon realizimin e disa reformave, në mënyrë që këto organe të zhvillojnë një punë më frytdhënëse.
Lidhjet midis Italisë dhe Shqipërisë mbulojnë sektorë të larmishëm që gërshetohen me bashkëpunimin politik. Bashkëpunimi në këta sektorë të ndryshëm përditësohet në mënyrë të rregullt falë bisedimeve dypalëshe, në të gjitha nivelet, mes përfaqësuesve të qeverive përkatëse.

Ndër visitat kruesore të viteve të fundit përmendim vizitën e shtetit te Presidenti të Republikës Giorgio Napolitano (5 mars 2014) dhe takimin me Kryetarin e Shtetit shqiptar, Kryeministrin dhe Kryetarin e Parlamentitn. Edhe Presidenti i Republikës Bujar Nishani u prit nga homologi Sergio Mattarella më 10 tetor 2016.
Më 5 dhe 6 maj 2014 mbërriti në Shqipëri Presidenti i Senatit të Repubklikës italiane, Sen. Pietro Grasso, ku veç bisedave institucionale takoi edhe përfaqësuesit e sipërmarrjeve italiane në Shqipëri. Në vitin 2016, me ftesë të Kryetarit të Parlamentit Ilir Meta, u zhvillua në Shqipëri vizita e Kryetares së Dhomës së Deputetëve Laura Boldrini, e cila u prit dhe u nderua me medaljen “Gjergj Kastriot Skënderbeu” nga Presidenti Nishani. Kryetarja Boldrini vizitoi edhe Kukësin, ku u shpall Qytetare Nderi e ku kishte punuar në vitet ’90 për UNHCR.

Në nivel kryeministrash, kujtojmë vizitën e Kryministrit Matteo Renzi më 30 dhjetor 2014 dhe takiminet me Presidentin e Republikës, Kryeministrin dhe Kryetarin e Kuvendit. Kreu i diplomacisë italiane, Paolo Gentiloni ka qenë tri herë në Shqipëri: në shtator të viti 2015 me në kuadrin e Takimit Ndërkombëtar për Paqen, organizuar nga Komuniteti Sant’Egidio, në janar të vitit 2016 për të marrë pjesë në mbledhjen e dytë të trilateralit mes Ministrave të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Italisë dhe Serbisë dhe në korrik të vitit 2016 për të marrë pjesë në përurimin e Konferencës së Ambasadorëve të Shqipërisë. Më 23 dhe 24 janar 2017 ishte në Tiranë Zv. Ministri i Punëve të Jashtme, Vincenzo Amendola, për të drejtuar një takim bashkërendimi me Ambasadorët e Italisë në vendet e zonës adriatiko-ballkanike për përgatitjen e Samitit të ardhshëm në Trieste. Gjatë vizitës, Zv. Ministri zhvilloi bisedime me Presidentin e Republikës Bujar Nishani, me Kryeministrin Edi Rama, me Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati si dhe takoi përfaqësues të tjerë të shtetit, të opozitës dhe të shoqërisë civile.

Më 22 shkurt, në Tiranë vizita e delegacionit të Komisionit të Politikave të Bashkimit Evropian pranë Senatit të Republikës Italiane, kryesuar nga senatori Vannino Chiti, Kryetar i Komisionit. Delegacioni u takua me kryetarin e Parlamentit, Ilir Meta, nënkryetarin e Komisionit të Integrimit Evropian, Taulant Balla, Ministren e Integrimit Europian Klajda Gjosha dhe Zëvendës-ministren e Punëve të Jashtme Odeta Barbullushi.
Vizita konfirmon mbështetjen e Italisë në procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe synon të përmirësojë më tej bashkëpunimin politik dhe dialogun, edhe në nivel parlamentar, mes dy vendeve tona.

Më 14 mars, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar Angelino Alfano zhvilloi një vizitë në Tiranë, ndalesë e dytë e misionit ballkanik në Serbi dhe Shqipëri, në kuadrin e Presidencës Italiane të Samitit të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në Trieste më 12 korrik.
Veç homologut Ditmir Bushati, Ministri Alfano takoi edhe Kryeministrin Edi Rama, Presidentin e Republikës Bujar Nishani dhe kreun e partisë kryesore të opozitës Lulzim Basha. Gjatë takimeve u mundësua një reflektim i përbashkët mbi situatën në Ballkanin Perëndimor dhe mbi rolin që mund të ketë Samiti i Triestes për t’i dhënë një shtysë të re bashkëpunimit ndërmjet vendeve të rajonit, duke i përfshirë në realizimin e projekteve të dobishme për avancimin në procesin e integrimit në Bashkimin Europian.

Në muajt e parë të 2018, si pjesë e bashkëpunimit në kuadrin e sundimit të ligjit, Kryetari i Autoritetit Kombëtar Kundër Korrupsionit, Raffaele Cantone, hapi më 11 janar punimet konferencës TAIEX – Multi-country Workshop on Transparency and Public Procurement, ndërsa më 26 shkurt Prokurori Kombëtar I Antimafias, Federico Cafiero de Raho, u takua me Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, me Ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe mbajti një lectio magistralis në Akademinë e Sigurisë së Policisë së Shtetit Shqiptar.

Në datat 18 dhe 20 shkurt 2018 u organizua Misioni i parë i Sistemit Italian në Shqipëri, i udhëhequr nga Nënsekretari për Zhvillimin Ekonomik Ivan Scalfarotto, i cili mblodhi në kryeqytetin shqiptar 350 delegatë dhe rreth 200 sipërmarrje.

Për një listë të detajuar të vizitave dhe takimeve, konsultoni seksionin Takime.

 


26