Questo sito usa cookie per fornirti un'esperienza migliore. Proseguendo la navigazione accetti l'utilizzo dei cookie da parte nostra OK

Dëbimet

 

Dëbimet

Ambasada Italiane në Tiranë është kompetente vetëm për përcjelljen e kërkesës për heqje të masës së dëbimit Autoriteteve Italiane kompetente për lëndën, si dhe për lajmërimin e të interesuarit për marrjen e vendimeve përkatëse nga ana e tyre.

Kërkesa e paraqitur për heqjen e masës së dëbimit duhet t’i drejtohet Ministrisë së Brendshme Italiane në rastet e përfundimit të afateve dhe të bashkim familjar, ose Prefekturës në rast të riatdhesimit vullnetar.

Kjo kërkesë duhet të firmoset nga kërkuesi, i cili paraqitet në sportel, në momentin e dorëzimit të saj. Firma e tij do të vërtetohet nga ana jonë, kundrejt pagesës së tarifës konsullore.

Në rast të një mase dëbimi të marrë në Vende të tjera të zonës Shengen, për informacione mbi kërkesën për heqje të masës së dëbimit, duhet t’i drejtoheni Autoriteteve kompetente të Vendit i cili e ka lëshuar atë masë.

Në rast të një mase dëbimi lëshuar nga Autoritetet gjyqësore, për të marrë informacion duhet t’i drejtoheni personalisht, ose përmes një përfaqësuesi ligjor, në mënyrë të drejtpërdrejtë Autoriteteve kompetente të sipërpërmendura dhe jo kësaj Kancelarie Konsullore.

Iu bëjmë me dije se qytetari i huaj që rezulton të jetë dëbuar për të cilin është autorizuar bashkimi familjar sipas nenit 29 te Dekretit Legjislativ 286/1998, procedurë e cila fillohet në Itali përmes kërkesës për autorizim pranë Sportelit të Vetëm kompetent të Imigracionit, nuk duhet të paraqesë kërkesë sipas nenit 13 paragrafi 13 të Dekretit Legjislativ 286/1998.

SHËNIM: Kërkesa për heqje të masës së dëbimit duhet të paraqitet ose pranë kësaj Ambasade ose pranë Kancelarisë së përgjithshme të Vlorës, në varësi të vendbanimit të të interesuarit.
Konsultoni:
https://ambtirana.esteri.it/ambasciata_tirana/it/ambasciata/la_rete_consolare/la-rete-consolare.html

Lista me dokumentacionin e nevojshëm për të kërkuar autorizim të veçantë për rihyrje në territorin italian ose shfuqizim të masës së ndalimit për rihyrje në territorin italian në varësi të rastit, sipas nenit 13 paragrafi 13 i ligjit 286/1998, që duhet të paraqitet personalisht nga ana e të interesuarit, duke prenotuar një takim tek faqja “Prenotami“ (https://prenotami.esteri.it/)

NЁ RAST PЁRFUNDIMI TЁ AFATEVE TЁ MASЁS SЁ DЁBIMIT

• Kërkesa për autorizim të veçantë rihyrjeje në territorin italian, i drejtohet Ministrisë së Brendshme Italiane në gjuhën italiane ose në gjuhën shqipe, e përpiluar në një fletë të thjeshtë, shoqëruar me përkthimin në gjuhën italiane, kryer nga ana e një përkthyesi zyrtarisht të njohur (me vërtetimin e firmës së tij nga ana e një Noteri dhe legalizimin me vulën Apostile) (Formular : Kërkesa për përfundim të afateve të masës së dëbimit);
• Çertifikatë lindjeje e përpiluar në disa gjuhë të huaja, e legalizuar me vulën Apostile, lëshuar brenda tre muajve të fundit nga data e paraqitjes së kërkesës (në këtë rast përkthimi nuk është i nevojshëm);
• Bëni kujdes: Në rastin kur kemi të bëjmë me ndryshime të të dhënave personale, është e nevojshme paraqitja edhe e çertifikatës personale të legalizuar me vulë Apostile, të përkthyer në gjuhën italiane nga ana e një përkthyesi zyrtarisht të njohur (me vërtetimin e firmës së tij nga ana e një Noteri dhe të legalizuar me vulë Apostile);
• Pashaporta dhe 2 fotokopje të faqeve me të dhënat personale dhe vulave me hyrje daljet;
• Fotokopje e vendimit të dëbimit;
• Dokumentacioni i nevojshëm, i cili të vërtetojë datën e saktë të lënies së territorit italian si dhe mungesën tuaj nga territori i vendeve Schengen përgjatë periudhës së parashikuar në vendimin e dëbimit.

.

NЁ RAST BASHKIMI FAMILJAR

• Kërkesa për autorizim të veçantë rihyrjeje në territorin italian, i drejtohet Ministrisë së Brendshme Italiane në gjuhën italiane ose në gjuhën shqipe, e përpiluar në një fletë të thjeshtë, shoqëruar me përkthimin në gjuhën italiane, kryer nga ana e një përkthyesi zyrtarisht të njohur (me vërtetimin e firmës së tij nga ana e një Noteri dhe legalizimin me vulën Apostile) (Formular : Kërkesa për bashkim familjar);
• Çertifikatë lindjeje e përpiluar në disa gjuhë të huaja, e legalizuar me vulën Apostile, lëshuar brenda tre muajve të fundit nga data e paraqitjes së kërkesës (në këtë rast përkthimi nuk është i nevojshëm);
• Bëni kujdes: Në rastin kur kemi të bëjmë me ndryshime të të dhënave personale, është e nevojshme paraqitja edhe e çertifikatës personale të legalizuar me vulë Apostile, të përkthyer në gjuhën italiane nga ana e një përkthyesi zyrtarisht të njohur, me vërtetimin e firmës së tij nga ana e një Noteri dhe të legalizuar me vulë Apostile;
• Pashaporta dhe 2 fotokopje të faqeve me të dhënat personale dhe vulave me hyrje daljet;
• Fotokopje e vendimit të dëbimit;
• Çertifikatë martesore, e lëshuar nga Komuna italiane në rastet kur bashkëshorti/tja është qytetar/e italian/e; në rastin kur bashkeshorti/tja rezulton të jetë qytetar/e i/e vendeve të tjera të BE-së, nevojitet një çertifikatë martesore e shoqëruar me përkthimin zyrtar në gjuhën italiane si dhe me legalizimin përkatës nga ana e Përfaqësisë italiane kompetente; në rastin kur akti i martesës nuk është kryer nevojitet paraqitja e një vetëdeklarimi ku të përcaktohet lloji i lidhjes së afrimitetit (Formular : Vetëdeklarim i bashkëjetueses / sit);
• Kartelë me të dhënat personale, me fotografinë përkatëse dhe gjurmët e dixhitalizuara të gishtërinjve, lëshuar nga Komisariati i Policisë së Komunës ku jeni banues në Shqipëri, e legalizuar me vulë Apostile, shoqëruar me
përkthimin në gjuhën italiane, kryer nga ana e një përkthyesi zyrtarisht të njohur (me vërtetimin e firmës së tij nga ana e një Noteri dhe legalizimin me vulën Apostile) ;
• Fotokopje e një dokumenti identifikimi të bashkëshortit/tes, sëbashku me faqen ku pasqyrohet firma e mbajtësit.

NЁ RAST RIATDHESIMI VULLNETAR

• Kërkesa për shfuqizim të masës së ndalimit për rihyrje në territorin italian drejtuar Prefekturës kompetente në Itali, në gjuhën italiane ose në gjuhën shqipe, e përpiluar në një fletë të thjeshtë, shoqëruar me përkthimin në gjuhën italiane, kryer nga ana e një përkthyesi zyrtarisht të njohur (me vërtetimin e firmës së tij nga ana e një Noteri dhe legalizimin me vulën Apostile) (Formular : Kërkesa për riatdhesim vullnetar);
• Çertifikatë lindjeje e përpiluar në disa gjuhë të huaja, e legalizuar me vulën Apostile, lëshuar brenda tre muajve të fundit nga data e paraqitjes së kërkesës (në këtë rast përkthimi nuk është i nevojshëm);
• Bëni kujdes: Në rastin kur kemi të bëjmë me ndryshime të të dhënave personale, është e nevojshme paraqitja edhe e çertifikatës personale të legalizuar me vulë Apostile, të përkthyer në gjuhën italiane nga ana e një përkthyesi zyrtarisht të njohur (me vërtetimin e firmës së tij nga ana e një Noteri dhe legalizimin me vulën Apostile);
• Pashaporta dhe 2 fotokopje të faqeve me të dhënat personale dhe vulave me hyrje daljet;
• Vetëm në rast të humbjes së pasaportës apo mbajtjes së saj nga Autoritetet kompetente të kufirit nevojitet paraqitja e dokumentacionit të nevojshëm, që të vërtetojë datën e saktë të lënies së territorit italian si dhe mungesën tuaj nga territori i vendeve Schengen përgjatë periudhës së parashikuar në vendimin e dëbimit.
• Fotokopje e vendimit të dëbimit

Dokumentat e paraqitura në gjuhën shqipe, të cilat i bashkëngjiten dhe plotësojnë kërkesën, që lëshohen nga ana e Autoriteteve shqiptare, duhet të jenë të legalizuara me vulë Apostile të Ministrisë së Jashtme shqiptare, si dhe të jenë të shoqëruara me përkthimin përkatës në gjuhën italiane, kryer nga ana e një përkthyesi zyrtarisht të njohur, firma e të cilit të vërtetohet nga një Noter publik, zyrtarish i njohur, dhe të legalizohet dhe me një tjetër vulë Apostile (për detaje të mëtejshme, iu lutem konsultoni faqen tonë të internetit, në zërin Udhëzime : Legalizime
https://ambtirana.esteri.it/ambasciata_tirana/sq/informazioni_e_servizi/servizi_consolari/legalizzazioni.html).

Dokumentacioni i plotë duhet të paraqitet në origjinal si dhe i shoqëruar me një fotokopje të thjeshtë por të plotë të të gjithë fletëve përfshirë dhe vulat para dhe mbrapa (Udhëzime : Fotokopje), i cili më pas do të kthehet në formatin e dixhitalizuar nga ana e kësaj Zyre, për tia përcjellë në mënyrë elektronike zyrave kompetente në Itali.

Zyra ruan të drejtën të kërkojë dokumenta plotësues në rast se e konsideron të nevojshme.


825