{"id":1768,"date":"2021-06-04T16:04:36","date_gmt":"2021-06-04T14:04:36","guid":{"rendered":"https:\/\/ambtirana.esteri.it\/news\/dall_ambasciata\/2021\/06\/partnering-to-combat-climate-change-2\/"},"modified":"2021-06-04T16:04:36","modified_gmt":"2021-06-04T14:04:36","slug":"partnering-to-combat-climate-change-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ambtirana.esteri.it\/sq\/news\/dall_ambasciata\/2021\/06\/partnering-to-combat-climate-change-2\/","title":{"rendered":"Partneritet p\u00ebr t\u00eb luftuar ndryshimin e klim\u00ebs dhe p\u00ebr suksesin e COP26"},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" style=\"display: block; margin-left: auto; margin-right: auto;\" src=\"resourceimg2021\u00006loghi_cop.png\" alt=\"\" width=\"694\" height=\"130\" \/><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">Partneritet p\u00ebr t\u00eb luftuar ndryshimin e klim\u00ebs dhe p\u00ebr suksesin e COP26<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">Deklarat\u00eb e P\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb Dit\u00ebn Bot\u00ebrore t\u00eb Mjedisit nga:<\/p>\n<p><strong>Duncan Norman<\/strong>, Ambasador i Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar n\u00eb Shqip\u00ebri<\/p>\n<p><strong>Fabrizio Bucci<\/strong>, Ambasador i Italis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri<\/p>\n<p><strong>Fiona McCluney<\/strong>, Koordinatore e p\u00ebrhershme e Kombeve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Shqip\u00ebri<\/p>\n<p>Bota \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb emergjenc\u00eb klimatike dhe ndryshimet klimatike p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb rrezikun m\u00eb t\u00eb madh me t\u00eb cilin p\u00ebrballemi t\u00eb gjith\u00eb. Konferenca e ardhshme e Kombeve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr Ndryshimet Klimatike (COP26), n\u00ebn organizimin e Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar n\u00eb partneritet me Italin\u00eb n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb k\u00ebtij viti n\u00eb Glasgow, do t\u00eb mbledh\u00eb mbi 30,000 krer\u00eb shtetesh, ekspert\u00eb t\u00eb klim\u00ebs dhe aktivist\u00eb n\u00eb nj\u00eb forum p\u00ebr t\u00eb arritur nj\u00eb marr\u00ebveshje kritike p\u00ebr trajtimin e ndryshimeve klimatike.<\/p>\n<p>Konferenca do t\u00eb p\u00ebrq\u00ebndrohet n\u00eb kat\u00ebr q\u00ebllime kryesore: sigurimi i \u2018zeros neto\u2019 globale deri n\u00eb vitin 2050 dhe arritshm\u00ebria e kufizimit prej 1.5 grad\u00eb Celsius; mbrojtjen e komuniteteve dhe habitateve natyrore; mobilizimimin e financave; dhe t\u00eb punuarit s\u00eb bashku p\u00ebr t\u00eb finalizuar Rregulloren e Parisit dhe kthimin e ambicies n\u00eb veprim duke siguruar bashk\u00ebpunimin midis qeverive, bizneseve, partner\u00ebve social\u00eb, shoq\u00ebris\u00eb civile, akademis\u00eb dhe studiuesve.<\/p>\n<p>Para 30 korrikut, t\u00eb gjitha vendet duhet t\u00eb paraqiten me kontribute t\u00eb reja ambicioze t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb shkall\u00eb vendi, dhe angazhime p\u00ebr \u2018zeron neto\u2019. T\u00eb gjitha vendet duhet gjithashtu t\u00eb paraqesin Komunikimet p\u00ebr P\u00ebrshtatje dhe t&#8217;i bashkohen Koalicionit t\u00eb Veprimit t\u00eb P\u00ebrshtatjes n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb punojm\u00eb s\u00eb bashku p\u00ebr t\u00eb gjetur zgjidhje p\u00ebr disa nga ndikimet m\u00eb sfiduese t\u00eb ndryshimeve klimatike. Duke punuar ngusht\u00eb p\u00ebr t\u00eb zbatuar Marr\u00ebveshjen historike t\u00eb Parisit, ne jemi t\u00eb p\u00ebrkushtuar t\u00eb arrijm\u00eb \u2018zero neto\u2019 shkarkime t\u00eb gazeve me efekt serr\u00eb jo m\u00eb von\u00eb se 2050 dhe t\u00eb sigurojm\u00eb suksesin e saj duke ulur shkarkimet tona dhe bashk\u00ebpunuar me partner\u00ebt tan\u00eb global\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p style=\"margin-left: 30px;\">&#8211; Bashkimi Evropian \u00ebsht\u00eb angazhuar p\u00ebr neutralitetin e klim\u00ebs n\u00eb 2050 dhe synon t\u00eb rris\u00eb ambiciet e tij klimatike duke ulur shkarkimet e tij me t\u00eb pakt\u00ebn 55% deri n\u00eb vitin 2030 krahasuar me 1990;<\/p>\n<p style=\"margin-left: 30px;\">&#8211; Mbret\u00ebria e Bashkuar \u00ebsht\u00eb zotuar t\u00eb ul\u00eb shkarkimet e karbonit me 78% deri n\u00eb vitin 2035.<\/p>\n<p>Duke mir\u00ebpritur vendimin e Qeveris\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr miratimin e Ligjit p\u00ebr Ndryshimet Klimatike dhe pun\u00ebn n\u00eb vazhdim e sip\u00ebr p\u00ebr nj\u00eb kontribut t\u00eb p\u00ebrcaktuar komb\u00ebtar m\u00eb ambicioz, ne pranojm\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend shum\u00eb i preksh\u00ebm nga efektet e ndryshimeve klimatike. Edhe pse shkarkimet komb\u00ebtare t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb shkarkimeve globale, ne kujtojm\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb hapat e nevojsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mbajtur kufizimin prej 1.5 grad\u00eb Celsius, p\u00ebrfshir\u00eb p\u00ebrmes angazhimeve p\u00ebr shkarkime \u2018zero neto\u2019 deri n\u00eb vitin 2050.<\/p>\n<p>Arritja e &#8216;zeros neto&#8217; n\u00ebnkupton rritjen e ambicies s\u00eb planeve t\u00eb vendit p\u00ebr dekarbonizimin, z\u00ebvend\u00ebsimin e l\u00ebnd\u00ebve djeg\u00ebse fosile me burime t\u00eb rip\u00ebrt\u00ebritshme t\u00eb energjis\u00eb, diversifikimin e paketes s\u00eb energjis\u00eb, p\u00ebrmir\u00ebsimin e efikasitetit t\u00eb energjis\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me Agjend\u00ebn e Gjelb\u00ebr p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor dhe vazhdimin n\u00eb rrug\u00ebn e tranzicionit t\u00eb energjis\u00eb, t\u00eb theksuar n\u00eb Strategjin\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Energjis\u00eb t\u00eb vendit. Kjo do t\u00eb thot\u00eb heqje dor\u00eb nga p\u00ebrdorimi i mjeteve ndot\u00ebse t\u00eb transportit dhe t\u00eb kalimin drejt transportit t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm, mbrojtjes dhe rigjenerimit t\u00eb pyjeve dhe ekosistemeve kritike, forcimin e qeverisjes mjedisore dhe kalimin drejt bujq\u00ebsis\u00eb s\u00eb q\u00ebndrueshme. Kjo do t\u00eb thot\u00eb marrje p\u00ebrgjegj\u00ebsie p\u00ebr t\u00eb siguruar tranzicionin e gjelb\u00ebr t\u00eb industris\u00eb, nga t\u00eb qenit shkaku kryesor i ndryshimeve klimatike tek shnd\u00ebrrimi n\u00eb zgjidhje. Kjo do t\u00eb thot\u00eb p\u00ebrputhje e ambicies s\u00eb shtuar me nj\u00eb sasi t\u00eb barabart\u00eb veprimi, duke siguruar q\u00eb institucionet e vendit t\u00eb jen\u00eb n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb e detyr\u00ebs s\u00eb promovimit dhe zbatimit t\u00eb dekarbonizimit t\u00eb thell\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb Dit\u00eb Bot\u00ebrore t\u00eb Mjedisit, ne sjellim n\u00eb v\u00ebmendje nevoj\u00ebn p\u00ebr t&#8217;u p\u00ebrshtatur p\u00ebr t\u00eb mbrojtur komunitetet dhe habitatet natyrore. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, duke riafirmuar shqet\u00ebsimin ton\u00eb p\u00ebr rishikimin e fundit t\u00eb kufijve t\u00eb zonave t\u00eb mbrojtura, ne nxisim Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb rishikoj\u00eb studimin e botuar mbi zonat e mbrojtura duke p\u00ebrfshir\u00eb komunitetin shkencor dhe pal\u00ebt e tjera t\u00eb interesit, n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb me legjislacionin e BE-s\u00eb, ligjin vendor dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, ne rekomandojm\u00eb fuqimisht nd\u00ebrtimin e q\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb klim\u00ebs dhe adresimin e boshll\u00ebqeve t\u00eb vazhdueshme gjinore n\u00eb p\u00ebrgjigjen ndaj ndryshimeve klimatike.<\/p>\n<p>Rim\u00ebk\u00ebmbja prej Covid-19 ofron nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb rrall\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndryshuar m\u00ebnyr\u00ebn e t\u00eb b\u00ebrit biznes dhe p\u00ebr t\u00eb lidhur financat me veprimet klimatike. Prosperiteti dhe veprimi p\u00ebr klim\u00ebn shkojn\u00eb krah p\u00ebr krah. D\u00ebshmit\u00eb tregojn\u00eb se ndryshimi i pakontroll i klim\u00ebs mund t\u00eb shkaktoj\u00eb pasoja shkat\u00ebrruese ekonomike, nd\u00ebrsa rritja e ekonomis\u00eb s\u00eb energjis\u00eb s\u00eb past\u00ebr paraqet mund\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb rritjes ekonomike t\u00eb shekullit t\u00eb 21-t\u00eb. Shqip\u00ebria duhet t\u00eb siguroj\u00eb q\u00eb ndryshimet klimatike t\u00eb integrohen n\u00eb strategjit\u00eb e rim\u00ebk\u00ebmbjes prej Covid-19 n\u00eb p\u00ebrputhje me nj\u00eb rritje ekonomike q\u00eb \u00ebsht\u00eb e q\u00ebndrueshme p\u00ebr mjedisin dhe drejtohet nga energjia e rinovueshme, vendet e gjelbra t\u00eb pun\u00ebs dhe teknologjit\u00eb e gjelbra, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb sektor\u00eb strategjik\u00eb si bujq\u00ebsia, industria, energjia, transporti , turizmi, menaxhimi i ujit dhe mbetjeve.<\/p>\n<p>Ne besojm\u00eb fuqimisht se t\u00eb rinjt\u00eb kan\u00eb rol themelor p\u00ebr rritjen e nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit p\u00ebr klim\u00ebn, ruajtjen e natyr\u00ebs, p\u00ebrshpejtimin e tranzicionit t\u00eb energjis\u00eb s\u00eb rinovueshme dhe miratimin e praktikave miq\u00ebsore me mjedisin, dhe kriza e klim\u00ebs n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb e t\u00eb drejtave t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse vendos\u00ebm ta p\u00ebrqendronim takimin para-COP &#8220;T\u00ebRinjt\u00ebP\u00ebrKlim\u00ebn&#8221; n\u00eb Milano n\u00eb pjes\u00ebmarrjen e t\u00eb rinjve dhe t\u00eb rejave n\u00eb proceset e vendimmarrjes.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb duhet t\u00eb veprojm\u00eb tani. Ne duhet t\u00eb demonstrojm\u00eb veprime p\u00ebrtej fjal\u00ebve para se t\u00eb jet\u00eb von\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra e vetme q\u00eb ne mund t\u00eb p\u00ebrmbushim angazhimet e vendosura n\u00eb Marr\u00ebveshjen e Parisit 2015. Vendimet q\u00eb marrim tani do t\u00eb ndikojn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb aft\u00ebsin\u00eb ton\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur planetin p\u00ebr veten ton\u00eb dhe p\u00ebr brezat e ardhsh\u00ebm.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"Partneritet p\u00ebr t\u00eb luftuar ndryshimin e klim\u00ebs dhe p\u00ebr suksesin e COP26 Deklarat\u00eb e P\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb Dit\u00ebn Bot\u00ebrore t\u00eb Mjedisit nga: Duncan Norman, Ambasador i Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar n\u00eb Shqip\u00ebri Fabrizio Bucci, Ambasador i Italis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri Fiona McCluney, Koordinatore e p\u00ebrhershme e Kombeve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Shqip\u00ebri Bota \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb emergjenc\u00eb klimatike dhe [&hellip;]","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"","ping_status":"","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"tags":[],"class_list":["post-1768","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ambtirana.esteri.it\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1768","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ambtirana.esteri.it\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ambtirana.esteri.it\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ambtirana.esteri.it\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ambtirana.esteri.it\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1768"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/ambtirana.esteri.it\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1768\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ambtirana.esteri.it\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1768"}],"wp:term":[{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ambtirana.esteri.it\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1768"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}