{"id":2408,"date":"2020-05-29T16:54:35","date_gmt":"2020-05-29T14:54:35","guid":{"rendered":"https:\/\/ambtirana.esteri.it\/news\/dall_ambasciata\/2020\/05\/karaburun-sazan-beneficera-della-2\/"},"modified":"2020-05-29T16:54:35","modified_gmt":"2020-05-29T14:54:35","slug":"karaburun-sazan-beneficera-della-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ambtirana.esteri.it\/sq\/news\/dall_ambasciata\/2020\/05\/karaburun-sazan-beneficera-della-2\/","title":{"rendered":"Karaburun-Sazan me nj\u00eb vark\u00eb t\u00eb re p\u00ebr ruajtjen dhe menaxhimin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb Parkut t\u00eb par\u00eb dhe t\u00eb vet\u00ebm Detar n\u00eb Shqip\u00ebri"},"content":{"rendered":"<p>Vlor\u00eb, 29 maj 2020 &#8211; Mjeti i ri lundrues n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb ruajtjes dhe mbrojtjes m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb Parkut Detar Karaburun-Sazan, doli sot n\u00eb det. Mund\u00ebsuar nga UNDP n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Projektit \u201cP\u00ebrmir\u00ebsimi i Mbulimit dhe Menaxhimit Efektiv t\u00eb Zonave t\u00eb Mbrojtura Detare dhe Bregdetare n\u00eb Shqip\u00ebri, faza 2,\u201d i cili financohet nga Agjencia Italiane p\u00ebr Bashk\u00ebpunim dhe zbatohet n\u00eb partneritet me Ministrin\u00eb e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencin\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Zonave t\u00eb Mbrojtura, ky mjet lundrues do leht\u00ebsoj\u00eb patrullimin e Parkut Detar p\u00ebr zbulimin e aktiviteteve t\u00eb mundshme t\u00eb paligjshme, do t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb kryerjen e aktiviteteve shkencore dhe k\u00ebrkimore p\u00ebr t\u00eb mbrojtur flor\u00ebn dhe faun\u00ebn dhe do t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb sh\u00ebrbimet publike p\u00ebr vizitor\u00ebt e Parkut. Gjithashtu do t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb rritjen e kapacitetit operacional t\u00eb Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Zonave t\u00eb Mbrojtura, nga p\u00ebrfitojn\u00eb si komunitetet vendore dhe turist\u00ebt e shumt\u00eb t\u00eb cil\u00ebt vizitojn\u00eb Karaburun- Sazanin \u00e7do vit.<\/p>\n<p>Mjeti lundrues do t\u00eb ndihmoj\u00eb dhe p\u00ebr monitorimin e ujit dhe mbrojtjen e biodiversitetit. Me nj\u00eb kapacitet shpejt\u00ebsie prej 53 milje n\u00eb or\u00eb dhe mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb mbajtur dy barela, ai mund te ndihmoj\u00eb dhe n\u00eb ofrimin e shpejt\u00eb dhe t\u00eb efektsh\u00ebm te ndihm\u00ebs s\u00eb par\u00eb mjek\u00ebsore.<\/p>\n<p>Ambasadori i Italis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri i pranish\u00ebm ne aktivitet, Fabrizio Bucci, n\u00ebnvizoi: &#8220;Me 28 Prill, Parku Detar Karaburun Sazan &#8211; zona e par\u00eb dhe e vetme e Mbrojtur Detare n\u00eb Shqip\u00ebri \u2013 mbushi 10 vjec. Italia ka mb\u00ebshtetur vazhdimisht forcimin e mbrojtjes s\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb mjedisore n\u00eb Shqip\u00ebri dhe angazhimin e institucioneve vendore p\u00ebr t\u00eb respektuar ligjshm\u00ebrin\u00eb dhe p\u00ebr sh\u00ebrbime m\u00eb t\u00eb mira publike. E ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn. Do vazhdoj\u00eb ta b\u00ebj\u00eb edhe n\u00eb t\u00eb ardhmen.\u201d<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Bashk\u00ebpunimit Italian n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, Nino Merola, theksoi: &#8220;Italia mb\u00ebshtet fuqizimin e Ekonomis\u00eb Blu n\u00eb Shqip\u00ebri. E b\u00ebn k\u00ebt\u00eb n\u00eb 360 grad\u00eb dhe me nj\u00eb vizion t\u00eb plot\u00eb dhe koherent, i cili \u00ebsht\u00eb i orientuar drejt nevojave t\u00eb komuniteteve vendore. Miq\u00ebsia q\u00eb lidh vendet tona konkretizohet dhe konfirmohet \u00e7do dit\u00eb p\u00ebrmes p\u00ebrparimit efektiv.\u201d<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesja e P\u00ebrhershme e UNDP n\u00eb Shqip\u00ebri, Limya Eltayeb, tha: &#8220;UNDP \u00ebsht\u00eb e lumtur q\u00eb bashk\u00ebpunon me qeverin\u00eb italiane dhe q\u00eb mb\u00ebshtet Ministrin\u00eb e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencin\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Zonave t\u00eb Mbrojtura p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb shembullin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb menaxhimit t\u00eb parkut t\u00eb vet\u00ebm detar n\u00eb Shqip\u00ebri duke investuar n\u00eb burime njer\u00ebzore, infrastruktur\u00eb dhe metoda konservimi. COVID-19 na ka treguar se shp\u00ebrdorimi i natyr\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga rreziqet kryesore globale dhe shkak rr\u00ebnj\u00ebsor i shfaqjes s\u00eb s\u00ebmundjeve infektive, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Coronavirus-i. Tani ekzistojn\u00eb arsye edhe m\u00eb t\u00eb ngutshme p\u00ebr t\u00eb investuar n\u00eb komunitetet q\u00eb mbrojn\u00eb natyr\u00ebn p\u00ebrmes eko-turizmit dhe konservimit. Paketat e rim\u00ebk\u00ebmbjes ndaj COVID-19 duhet ta p\u00ebrfshijn\u00eb k\u00ebt\u00eb investim dhe t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb partneritete t\u00eb forta.\u201d<\/p>\n<p>Me mb\u00ebshtetjen e Fondit Global t\u00eb Mjedisit (GEF) q\u00eb nga viti 2010 dhe me mb\u00ebshtetjen e Qeveris\u00eb Italiane p\u00ebrmes Agjencis\u00eb Italiane p\u00ebr Bashk\u00ebpunim dhe Zhvillim (AICS) q\u00eb nga 2017, UNDP ka bashk\u00ebpunuar me Ministrin\u00eb e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencin\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Zonave t\u00eb Mbrojtura dhe autoritetet vendore p\u00ebr t\u00eb shpallur dhe p\u00ebr t\u00eb menaxhuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive Parkun Detar.<\/p>\n<p>Plani i Menaxhimit t\u00eb Parkut \u00ebsht\u00eb mjeti kryesor p\u00ebr ruajtjen e biodiversitetit, p\u00ebr rritjen e nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit dhe p\u00ebrmir\u00ebsimin e arsimit, p\u00ebr trash\u00ebgimin\u00eb kulturore dhe mir\u00ebmbajtjen e peizazhit, p\u00ebr mb\u00ebshtetje ndaj komuniteteve vendore dhe p\u00ebr p\u00ebrdorim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm t\u00eb burimeve natyrore. Investimi i sot\u00ebm p\u00ebrputhet me Objektivat e Planit t\u00eb Menaxhimit dhe siguron zbatimin e juridiksionit vendor t\u00eb administrat\u00ebs s\u00eb Parkut, si dhe leht\u00ebson zbatimin e ligjit. K\u00ebtu p\u00ebrfshihet mbik\u00ebqyrja e kryer nga rojet, e cila \u00ebsht\u00eb mjet ky\u00e7 p\u00ebr ruajtjen dhe monitorimin e Parkut Detar dhe thelb\u00ebsore p\u00ebr zbatimin efektiv t\u00eb Planit t\u00eb Menaxhimit. Ky investim do t\u00eb kontribuoj\u00eb gjithashtu n\u00eb administrimin e suksessh\u00ebm t\u00eb Parkut Detar Karaburun-Sazan, i cili rrit efektivitetin e zbatimit t\u00eb ligjit dhe mund\u00ebson mbik\u00ebqyrje m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb k\u00ebtij ekosistemi.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"Vlor\u00eb, 29 maj 2020 &#8211; Mjeti i ri lundrues n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb ruajtjes dhe mbrojtjes m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb Parkut Detar Karaburun-Sazan, doli sot n\u00eb det. Mund\u00ebsuar nga UNDP n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Projektit \u201cP\u00ebrmir\u00ebsimi i Mbulimit dhe Menaxhimit Efektiv t\u00eb Zonave t\u00eb Mbrojtura Detare dhe Bregdetare n\u00eb Shqip\u00ebri, faza 2,\u201d i cili financohet nga Agjencia [&hellip;]","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"","ping_status":"","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"tags":[],"class_list":["post-2408","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ambtirana.esteri.it\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2408","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ambtirana.esteri.it\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ambtirana.esteri.it\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ambtirana.esteri.it\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ambtirana.esteri.it\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2408"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/ambtirana.esteri.it\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2408\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ambtirana.esteri.it\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2408"}],"wp:term":[{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ambtirana.esteri.it\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2408"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}