{"id":2734,"date":"2019-10-16T16:30:28","date_gmt":"2019-10-16T14:30:28","guid":{"rendered":"https:\/\/ambtirana.esteri.it\/news\/dall_ambasciata\/2019\/10\/visita-a-tirana-del-presidente_0-2\/"},"modified":"2019-10-16T16:30:28","modified_gmt":"2019-10-16T14:30:28","slug":"visita-a-tirana-del-presidente_0-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ambtirana.esteri.it\/sq\/news\/dall_ambasciata\/2019\/10\/visita-a-tirana-del-presidente_0-2\/","title":{"rendered":"Vizita n\u00eb Tiran\u00eb e Kryetarit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, Giuseppe Conte"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, Giuseppe Conte, dit\u00ebn e mart\u00eb, m\u00eb 15 tetor, zhvilloi nj\u00eb vizit\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr t\u00eb konfirmuar vullnetin e p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb forcimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve politike mes dy Vendeve si dhe marr\u00ebdh\u00ebniet shum\u00eb t\u00eb mira dypal\u00ebshe n\u00eb sektorin e ekonomim\u00eb, ku Italia \u00ebsht\u00eb partneri i par\u00eb kryesior tregtar si dhe investitori i par\u00eb i huaj p\u00ebrsa i p\u00ebrket nd\u00ebrmarrjeve aktive q\u00eb ushtrojn\u00eb veprimtarin\u00eb e tyre n\u00eb vend.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"resource\/img\/2019\/10\/img_1.jpg\" alt=\"img 1\" \/>\u00a0<\/p>\n<p>Nj\u00eb vizit\u00eb e cila mbart edhe nje r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb rrug\u00ebtimit t\u00eb p\u00ebrafrimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb drejt Bashkimit Europian. N\u00eb fakt u zhvillua n\u00eb prag t\u00eb mbledhjes s\u00eb ardhshme t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs, n\u00eb datat 17 dhe 18 tetor, n\u00eb t\u00eb cilin Krer\u00ebt e Shteteve dhe t\u00eb Qeverive t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Vendeve An\u00ebtare do t\u00eb mblidhen p\u00ebr t\u00eb diskutuar mbi axhend\u00ebn strategjike dhe mbi p\u00ebrpar\u00ebsit\u00eb e BE-s\u00eb p\u00ebr pes\u00eb vitet e ardhshme, si dhe mbi \u00e7eljen e negociatave t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe me Maqedonin\u00eb e Veriut.<\/p>\n<p>Me mb\u00ebrritjen e tij n\u00eb Tiran\u00eb, Kryeministri u prit n\u00eb Pallatin e Brigadave ng\u00eb Kryeministri i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Rama, me t\u00eb cilin zhvilloi edhe nj\u00eb takim pune t\u00eb hapur s\u00ebbashku me an\u00ebtar\u00ebt e delegacioneve p\u00ebrkat\u00ebse, p\u00ebr t\u00eb vijuar m\u00eb pas me nj\u00eb konferenc\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr shtyp.<\/p>\n<p>\u00a0<img decoding=\"async\" src=\"resource\/img\/2019\/10\/img_3.jpg\" alt=\"img 3\" \/><\/p>\n<p>\u00a0Kryetari i K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave t\u00eb Italis\u00eb konfirmoi se Italia mb\u00ebshtet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pakusht\u00ebzuar \u00e7eljen e negociatave t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit me Bashkimin Europian, me bindjen se p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb mjetin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr zhvillimin e Shqip\u00ebris\u00eb si dhe n\u00eb interes t\u00eb Italis\u00eb dhe t\u00eb Europ\u00ebs n\u00eb \u00e7do aspekt: politik, ekonomik dhe t\u00eb siguris\u00eb.<\/p>\n<p>&#8220;Personalisht, t\u00eb enjten dhe t\u00eb premten, n\u00eb K\u00ebshillin e Europ\u00ebs do t\u00eb mb\u00ebshtes k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim dhe do ta mbroj me bindjen m\u00eb t\u00eb madhe\u201d, theksoi Kryetari i K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, teksa e cil\u00ebsoi hyrjen e Ballkanit per\u00ebndimor n\u00eb BE si nj\u00eb nd\u00ebr objektivat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb procesit t\u00eb integrimit europian.<\/p>\n<p>&#8220;Shqip\u00ebria ndodhet n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb ky\u00e7 t\u00eb k\u00ebtij nrrug\u00ebtimi. I k\u00ebrkohen reforma t\u00eb m\u00ebdha, t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme e t\u00eb guximshme t\u00eb cilat k\u00ebrkojn\u00eb edhe nj\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb gjer\u00eb. Popullsia \u00ebsht\u00eb shprehur n\u00eb favor t\u00eb integrimit europian ndaj edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye institucionet duhet t\u00eb ndjekin k\u00ebt\u00eb rrug\u00ebtim p\u00ebr t\u00eb mos i zhg\u00ebnjyer k\u00ebto aspirata. E, p\u00ebr t\u00eb mos pasur zhg\u00ebnjime, nevojitet q\u00eb Europa t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb rrug\u00ebtim t\u00eb qart\u00eb dhe nj\u00eb perspektiv\u00eb konkrete\u201d, vijoi m\u00eb tej Kryeministri duke konfirmuar angazhimin italian, por duke v\u00ebn\u00eb theksin edhe n\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e pal\u00ebs shqiptare, duke nisur prej reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi si dhe nga nevoja urgjente e rifitimit t\u00eb funksionalitetit t\u00eb Gjykatave p\u00ebr t\u00eb kaluar m\u00eb pas n\u00eb aktivizimin e organeve t\u00eb reja n\u00eb luft\u00ebn ndaj krimit dhe korrupsionit.<\/p>\n<p>&#8220;Italia \u00ebsht\u00eb e mendimit se Shqip\u00ebria dhe Maqedonia e Veriut n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment e g\u00ebzojn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr \u00e7eljen e negociatave. Hasen duksh\u00ebm v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e t\u00eb gjith\u00eb Shteteve An\u00ebtare por nuk do t\u00eb dor\u00ebzohemi dhe un\u00eb do t\u00eb angazhohem personalisht me udh\u00ebheq\u00ebsit europian\u00eb\u201d, premtoi kryeministri italian.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"resource\/img\/2019\/10\/img_5.jpg\" alt=\"img 5\" \/><\/p>\n<p>P\u00ebrsa i p\u00ebrket situat\u00ebs politike n\u00eb Vend dhe nism\u00ebs s\u00eb opozit\u00ebs shqiptare t\u00eb qendr\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga Parlamenti e p\u00ebr t\u00eb mos marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb zgjedhjet e fundit vendore, p\u00ebr Kryeministrin Conte do t\u00eb ishte i d\u00ebshiruesh\u00ebm \u201cnj\u00eb sinjal i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm pjekurie politike dhe institucionale\u201d \u00e7ka do t\u00eb konfirmonte edhe interesin e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb mazhoranc\u00ebs dhe t\u00eb opozit\u00ebs p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb zgjidhjen e kriz\u00ebs me forcat e tyre&#8221;. Kryeministri italian theksoi gjithashtu se do t\u00eb d\u00ebshiront\u00eb q\u00eb qeveria shqiptare &#8220;t\u2019i paraqiste sa m\u00eb shpejt opozit\u00ebs nj\u00eb platform\u00eb p\u00ebr nisjen e dialogut n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb konstruktive\u201d, dhe se rruga e ndjekur deri m\u00eb tani nga opozita t\u00eb prirej drejt nj\u00eb dialogu konstruktiv pa parakushte.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb konferenc\u00ebs p\u00ebr shtyp Kryeministri Conte u ndal edhe n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet ekonomike dhe tregtare mes dy Vendeve, ku Italia renditet si partneri i par\u00eb tregtar i Shqip\u00ebris\u00eb me nj\u00eb shk\u00ebmbim prej 2,5 miliard euro n\u00eb vitin 2018 e me rreth 1,2 miliard n\u00eb gjasht\u00ebmujorin e par\u00eb t\u00eb 2019, duke v\u00ebn\u00eb gjith\u00ebsesi theksin n\u00eb faktin se Shqip\u00ebria ende nuk i ka shfryt\u00ebzuar plot\u00ebsisht potencialet e saj ekonomike.<\/p>\n<p>\u201cJan\u00eb shifra t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, t\u00eb cilat marrin nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi edhe m\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr faktin e nj\u00eb numri t\u00eb konsideruesh\u00ebm sip\u00ebrmarrjesh n\u00eb vend\u201d, pohoi Kryeministri italian, \u201cpor synimi \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb e m\u00eb mir\u00eb\u00b0. Sip\u00ebrmarrjet tona kan\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb forcojn\u00eb pranin\u00eb e tyre n\u00eb Shqip\u00ebri e, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, d\u00ebshirojn\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim t\u00eb klim\u00ebs s\u00eb biznesit\u201d, u shpreh Kryeministri.<\/p>\n<p>Kryeministri e p\u00ebrfundoi konferenc\u00ebn p\u00ebr shtyp duke shprehur vler\u00ebsim p\u00ebr bashk\u00ebpunimin kulturor dhe gjuh\u00ebsor, duke u ndalur ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnien e gjuh\u00ebs italiane n\u00eb Shqip\u00ebri si dhe n\u00eb pranin\u00eb e ndjeshme t\u00eb student\u00ebve shqiptar\u00eb t\u00eb mir\u00ebintegruar n\u00eb Universitetet italiane.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"resource\/img\/2019\/10\/img_6.jpg\" alt=\"img 6\" \/><\/p>\n<p>N\u00eb vijim t\u00eb takimeve zyrtare, Kryeministri Conte u prit edhe n\u00eb selin\u00eb e Presidenc\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs nga Presidenti i Republik\u00ebs, Ilir Meta.<\/p>\n<p>Kreu i Shtetit shqiptar dhe Kryeministri italian vun\u00eb theksin n\u00eb partneritetin strategjik mes t\u00eb dy Vendeve si dhe mb\u00ebshtetja e vazhdueshme e Italis\u00eb n\u00eb proceset e integrimit euro-atlantik t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, duke uruar q\u00eb \u201cnj\u00eb qasje realiste e \u00e7eljes s\u00eb negociatave p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Maqedonin\u00eb e Veriut t\u00eb ket\u00eb p\u00eblqimin e t\u00eb gjith\u00eb Shteteve an\u00ebtare\u201d.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"resource\/img\/2019\/10\/img_8.jpg\" alt=\"img 8\" \/><\/p>\n<p>Presidenti Meta p\u00ebrmendi gjithashtu faktin se komuniteti arb\u00ebresh dhe emigracioni shqiptar p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb ur\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme bashk\u00ebpunimi mes t\u00eb dy Vendeve, duke n\u00ebnvizuar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb p\u00ebrpjekjeje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr ruajtjen e gjuh\u00ebs, t\u00eb kultur\u00ebs dhe t\u00eb traditave shqiptare n\u00eb Itali.<\/p>\n<p>Pas takimeve zyrtare Kryeministri Conte zhvilloi nj\u00eb takim edhe me Kryetarin e Partis\u00eb Demokratike dhe liderin e opozit\u00ebs s\u00eb qendr\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb, Lulzim Basha, duke u ndalur kryesisht n\u00eb nevoj\u00ebn e nj\u00eb kontributi aktiv p\u00ebr nj\u00eb realizim sa m\u00eb shpejt t\u00eb reform\u00ebs zgjedhore, n\u00eb p\u00ebrputhje edhe me rekomandimet e OSBE &#8211; ODIHR. Basha, nga ana e tij, shprehu nj\u00eb falenderim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr kontributin e Italis\u00eb n\u00eb luft\u00ebn ndaj kriminalitetit, trafiqeve t\u00eb paligjshme dhe p\u00ebr sigurin\u00eb e Vendit.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"resource\/img\/2019\/10\/img_9.jpg\" alt=\"img 9\" \/>Gjat\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb tij t\u00eb shkurt\u00ebr n\u00eb kryeqytetin shqiptar, Kryeministri Conte rezervoi nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb edhe p\u00ebr takimin e personelin e Ambasad\u00ebs dhe t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb sistemit Vend t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri, pran\u00eb Rezidenc\u00ebs s\u00eb Ambasadorit t\u00eb Italis\u00eb, teksa n\u00eb fjal\u00ebn e tij vuri theksin n\u00eb r\u00ebnd\u00ebsine e angazhimit t\u00eb rrjetit diplomatik italian jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>&#8220;Q\u00ebndrimi im qe i shkurt\u00ebr, por entuziazmi im dhe mb\u00ebshtetja jan\u00eb t\u00eb forta e t\u00eb m\u00ebdha. Jam shum\u00eb krenar p\u00ebr at\u00eb \u00e7ka b\u00ebni dhe nd\u00ebrsa zbuloj, sa her\u00eb ndodhem jasht\u00eb vendit, se ka arsye t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb ndjer\u00eb krenari tek p\u00ebrfaq\u00ebsoj Qeverin\u00eb dhe popullin italian\u201d, u shpreh Kryeministri Conte n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"resource\/img\/2019\/10\/img_10.jpg\" alt=\"img 10\" \/><\/p>\n<p>P\u00ebrpara p\u00ebrfundimit t\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij, Kryeministri Conte zhvilloi nj\u00eb takim edhe me nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsi t\u00eb komunitetit italian me q\u00ebndrim n\u00eb Shqip\u00ebri. Sip\u00ebrmarr\u00ebs, funksionar\u00eb pran\u00eb Organizmave Nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, fetar\u00eb, vullnetar\u00eb, artist\u00eb e personalitete t\u00eb kultur\u00ebs d\u00ebgjuan me v\u00ebmendje fjal\u00ebt inkurajuese e mb\u00ebshtet\u00ebse t\u00eb Kryeministrit p\u00ebr rolin e tyre t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm si ur\u00eb lidh\u00ebse mes dy Vendeve tona.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"resource\/img\/2019\/10\/img_12.jpg\" alt=\"img 12\" \/><\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"Kryetari i K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, Giuseppe Conte, dit\u00ebn e mart\u00eb, m\u00eb 15 tetor, zhvilloi nj\u00eb vizit\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr t\u00eb konfirmuar vullnetin e p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb forcimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve politike mes dy Vendeve si dhe marr\u00ebdh\u00ebniet shum\u00eb t\u00eb mira dypal\u00ebshe n\u00eb sektorin e ekonomim\u00eb, ku Italia \u00ebsht\u00eb partneri i par\u00eb kryesior tregtar si dhe investitori i [&hellip;]","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"","ping_status":"","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"tags":[],"class_list":["post-2734","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ambtirana.esteri.it\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2734","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ambtirana.esteri.it\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ambtirana.esteri.it\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ambtirana.esteri.it\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ambtirana.esteri.it\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2734"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/ambtirana.esteri.it\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2734\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ambtirana.esteri.it\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2734"}],"wp:term":[{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ambtirana.esteri.it\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2734"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}