{"id":2770,"date":"2019-09-25T11:58:22","date_gmt":"2019-09-25T09:58:22","guid":{"rendered":"https:\/\/ambtirana.esteri.it\/news\/dall_ambasciata\/2019\/09\/l-intervista-dell-ambasciatore_0-2\/"},"modified":"2019-09-25T11:58:22","modified_gmt":"2019-09-25T09:58:22","slug":"l-intervista-dell-ambasciatore_0-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ambtirana.esteri.it\/sq\/news\/dall_ambasciata\/2019\/09\/l-intervista-dell-ambasciatore_0-2\/","title":{"rendered":"Intervista e ambasadorit Alberto Cutillo p\u00ebr gazet\u00ebn Panorama, 23 shtator 2019"},"content":{"rendered":"<p><strong>Zoti Cutillo, Ambasada Italiane \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga mb\u00ebshtet\u00ebsit kryesor\u00eb t\u00eb artit e t\u00eb kultur\u00ebs n\u00eb vendin ton\u00eb. Mund t\u00eb na thoni di\u00e7ka m\u00eb tep\u00ebr rreth asaj q\u00eb ju nxit t\u00eb jepni nj\u00eb kontibut t\u00eb pasur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sektor dhe objektivat p\u00ebr t\u00eb ardhmen e k\u00ebtij shk\u00ebmbimi kulturor mes k\u00ebtyre dy vendeve, Italis\u00eb dhe Shqip\u00ebris\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Para s\u00eb gjithash p\u00ebrfitoj nga rasti t\u00eb shpreh solidaritetin p\u00ebr l\u00ebkundjet e t\u00ebrmetit q\u00eb godit\u00ebn Shqip\u00ebrin\u00eb. Italia dhe Shqip\u00ebria kan\u00eb ngjashm\u00ebri edhe nga kjo pik\u00ebpamje nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb, p\u00ebr fat t\u00eb keq, kemi p\u00ebrvoj\u00ebn e pasojave t\u00eb r\u00ebnda q\u00eb mund t\u00eb shkaktohen nga k\u00ebto dukuri. Kryetari i K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave r\u00eb Italis\u00eb, Giuseppe Conte, i ka telefonuar n\u00eb fakt Kryeministrit Rama menj\u00ebher\u00eb pas l\u00ebkundjeve t\u00eb dit\u00ebs s\u00eb shtun\u00eb, p\u00ebr t\u00eb ofruar ndihm\u00ebn e pal\u00ebs italiane.<\/p>\n<p>Sektori kulturor mbart nj\u00eb potencial t\u00eb pamat\u00eb t\u00eb cilin, gjat\u00eb mandatit tim, jam p\u00ebrpjekur ta zhvilloj m\u00eb tej dhe ta rris sa m\u00eb shum\u00eb, por q\u00eb ka ende shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb shembull, gjat\u00eb muajit shtator Ambasada e Italis\u00eb \u00ebsht\u00eb <a href=\"sq\/ambasciata\/news\/dall_ambasciata\/2019\/09\/italia-sostiene-la-xiv-edizione.html\" target=\"_self\" rel=\"noopener\">mb\u00ebshtet\u00ebsi kryesor i edicionit XIV t\u00eb Festivalit kinematografik t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut n\u00eb Shqip\u00ebri<\/a> (IHRFFA) me tem\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kemi dh\u00ebn\u00eb ndihmes\u00ebn ton\u00eb n\u00eb p\u00ebrzgjedhje \u201cignorance kills\u201c me rreth 45 filma e dokumentar\u00eb n\u00eb program, mes t\u00eb cil\u00ebve \u201cIl Traditore\u201d (Tradhtari) i Marco Bellocchio-s dhe Dogman i Matteo Garrone-s. Jemi nd\u00ebrkoh\u00eb dhe sponsori kryesor i ekspozit\u00ebs s\u00eb porsa p\u00ebruruar pran\u00eb Galeris\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Arteve, kushtuar Adrian Pacit, artist shqiptar i cili jeton edhe n\u00eb Itali, simbol dhe ur\u00eb lidh\u00ebse mes dy kulturave tona. N\u00eb tetor do t\u00eb kemi nj\u00eb program kulturor t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr t\u00eb festuar Jav\u00ebn XIX t\u00eb Gjuh\u00ebs Italiane nd\u00ebrsa n\u00eb muajin n\u00ebntor do t\u00eb p\u00ebrurojm\u00eb edicionin IV t\u00eb Jav\u00ebs s\u00eb kuzhin\u00ebs italiane n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt kan\u00eb treguar p\u00ebrher\u00eb nj\u00eb dashuri t\u00eb madhe p\u00ebr artin dhe kultur\u00ebn italiane; edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye promovimi i gjuh\u00ebs dhe i kultur\u00ebs son\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb mandatit tim n\u00eb k\u00ebto 4 vjet. Po k\u00ebshtu, italian\u00ebt po tregojn\u00eb nj\u00eb interes gjithnj\u00eb e n\u00eb rritje p\u00ebr bukurit\u00eb natyrore dhe kulturore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb shum\u00eb raste duke i vler\u00ebsuar ato. Po p\u00ebrmend, p\u00ebr shembull, Festivalin e fundit t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb n\u00eb Mantova n\u00eb t\u00eb cilin nj\u00eb seksion i ve\u00e7ant\u00eb i ishte kushtuar Tiran\u00ebs n\u00eb libra ku qe e pranishme edhe Ministrja Margariti.<\/p>\n<p><strong>Cili \u00ebsht\u00eb roli i gjuh\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb shk\u00ebmbim kulturor?<\/strong><\/p>\n<p>Gjuha italiane \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse kryesore si dhe mjet i shk\u00ebmbimit kulturor mes Italis\u00eb dhe Shqip\u00ebris\u00eb. Pjesa m\u00eb e madhe e shqiptar\u00ebve flasin italisht nd\u00ebrsa universitetet italiane jan\u00eb m\u00eb t\u00eb ndjekurat nga t\u00eb rinjt\u00eb shqiptar\u00eb jasht\u00eb vendit: k\u00ebt\u00eb vit Ambasada ka regjistruar m\u00eb shum\u00eb se 450 k\u00ebrkesa t\u00eb student\u00ebve shqiptar\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr regjistrimet n\u00eb vitin e par\u00eb t\u00eb universitetit. Jav\u00ebn e shkuar p\u00ebrfunduam gjithashtu edhe procedurat p\u00ebr dh\u00ebnien e bursave t\u00eb studimit t\u00eb cilat, p\u00ebr \u00e7do vit, Ministria e Jashtme dhe e Bashk\u00ebpunimit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar italian i v\u00eb n\u00eb dispozicion t\u00eb student\u00ebve m\u00eb t\u00eb mir\u00eb shqiptar\u00eb, \u00e7ka i bashk\u00ebngjitet bursave t\u00eb l\u00ebshuara nga Qarqet dhe nga universitetet italiane.<\/p>\n<p>Edhe brezat e rinj e duan gjuh\u00ebn italiane: rreth 80 shkolla publike jan\u00eb pjes\u00eb e Programit Illiria i cili parashikon m\u00ebsimdh\u00ebnien e gjuh\u00ebs italiane si gjuh\u00eb e par\u00eb e huaj, nd\u00ebrsa 9 shkolla t\u00eb tjera n\u00eb Tiran\u00eb, Kor\u00e7\u00eb dhe Shkod\u00ebr kan\u00eb seksionin dygjuh\u00ebsh ku nx\u00ebn\u00ebsit kan\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e jasht\u00ebzakonshme t\u00eb edukimit sipas nj\u00eb modeli dy-kulturor, duke m\u00ebsuar si me programe shqiptare ashtu dhe italiane, me m\u00ebsues nga t\u00eb dy Vendet. Di\u00e7ka q\u00eb edhe shkollat m\u00eb t\u00eb mira private e ofrojn\u00eb me \u00e7mim t\u00eb lart\u00eb, por q\u00eb \u2013 fal\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshjeje mes Italis\u00eb dhe Shqip\u00ebris\u00eb \u2013 mund ta ofrojm\u00eb falas n\u00eb sistemin publik shqiptar n\u00eb k\u00ebto n\u00ebnt\u00eb shkolla t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Gjuha italiane n\u00eb Shqip\u00ebri duket m\u00eb pak e p\u00ebrhapur se n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, pasi m\u00eb par\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb shumt\u00eb ata q\u00eb e kan\u00eb m\u00ebsuar \u201cn\u00eb m\u00ebnyr\u00eb pasive\u201d nga televizioni, sot ky realitet nuk ekziston m\u00eb, por m\u00ebsimdh\u00ebnia formale \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e p\u00ebrhapur n\u00eb sistemin shkollor shqiptar, fal\u00eb nj\u00eb investimi t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb Qeveris\u00eb italiane, q\u00eb konsiderohet strategjik nga Vendet tona.<\/p>\n<p>Ambasada e Italis\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb e rrit m\u00eb tej vler\u00ebn e k\u00ebtij investimi p\u00ebrmes projekteve t\u00eb vazhdueshme t\u00eb cilat kan\u00eb p\u00ebr q\u00ebllim formimin e m\u00ebsuesve shqiptar\u00eb si dhe duke bashk\u00ebpunuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme me Ministrin\u00eb shqiptare t\u00eb Arsimit p\u00ebr t\u00eb pasuruar dhe p\u00ebrafruar sistemin arsimor shqiptar me at\u00eb t\u00eb Bashkimit Europian.<\/p>\n<p><strong>Cili \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrimi juaj rreth asaj q\u00eb po ndodh me trash\u00ebgimin\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt mes dy vendeve tona, flasim k\u00ebtu edhe p\u00ebr nd\u00ebrhyrjet q\u00eb po b\u00ebhen n\u00eb arkitektur\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Shqip\u00ebria moderne lind me shnd\u00ebrrimin e Tiran\u00ebs n\u00eb kryeqytet, nj\u00ebqindvjetori i t\u00eb cilit do t\u00eb festohet vitin e ardhsh\u00ebm. Ky moment sh\u00ebnon edhe fillimin e nd\u00ebrtimit t\u00eb impiantit urbanistik aktual t\u00eb qytetit kryesisht fal\u00eb vepr\u00ebs s\u00eb urbanist\u00ebve dhe arkitekt\u00ebve italian\u00eb t\u00eb cil\u00ebt \u2013 prej k\u00ebtij momenti e deri n\u00eb fillimet e luft\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb bot\u00ebrore \u2013 p\u00ebrcaktuan n\u00eb thelb ve\u00e7orit\u00eb e tj. Ve\u00e7ori q\u00eb, personalisht, mendoj se duhet ruajtur jo vet\u00ebm p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb arkitektonike por edhe sepse p\u00ebrb\u00ebn pjes\u00ebn historike t\u00eb qytetit, i vetmi q\u00eb ka mbetur, me disa p\u00ebrjashtime pararend\u00ebse t\u00eb k\u00ebsaj periudh\u00eb historike.<\/p>\n<p><strong>A p\u00ebrfshihet k\u00ebtu edhe rasti i Teatrit Komb\u00ebtar?<\/strong><\/p>\n<p>Nuk m\u00eb p\u00ebrket mua t\u00eb them se cilat nd\u00ebrtesa duhet t\u00eb restaurohen dhe cilat duhet t\u00eb shemben p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb vend godinave t\u00eb reja. Mendoj se n\u00eb nj\u00eb Vend demokratik k\u00ebto vendimarrje duhet t\u00eb gjejn\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb mb\u00ebshtetje, sepse m\u00eb pas nuk ka m\u00eb kthim prapa dhe kujtesa e p\u00ebrbashk\u00ebt q\u00eb jeton n\u00eb nd\u00ebrtesa historike rrezikon t\u00eb zhduket.<\/p>\n<p><strong>Edhe k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje ndikojn\u00eb n\u00eb situat\u00ebn aktuale, politike dhe civile n\u00eb Shqip\u00ebri. Cili \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrimi juaj rreth asaj q\u00eb po ndodh?<\/strong><\/p>\n<p>Besoj se kjo faz\u00eb deligjitimimi e nd\u00ebrsjell\u00eb vazhdon tashm\u00eb prej nj\u00eb kohe tejet t\u00eb gjat\u00eb. Zgjedhjet radikale t\u00eb opozit\u00ebs nuk kan\u00eb dobi p\u00ebr stabilitetin e vendit, dhe kjo e fundit \u00ebsht\u00eb mbi t\u00eb gjitha p\u00ebrgjegj\u00ebsi e mazhoranc\u00ebs. Zgjedhjet e 30 qershorit nuk mbajt\u00ebn parasysh interesat e qytetar\u00ebve, si\u00e7 n\u00ebnvizoi edhe raporti p\u00ebrfundimtar i OSBE-ODHIR-it, p\u00ebrplasja politike \u00e7oi drejt nj\u00eb klime pasigurie ligjore q\u00eb ende nuk \u00ebsht\u00eb sqaruar.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vendim pozitiv i K\u00ebshillit Evropian n\u00eb tetor n\u00eb lidhje me hapjen e negociatave me BE-n\u00eb, t\u00eb cilin Italia e mb\u00ebshtet prej vitesh, mund t\u00eb ndihmoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb kthyer faqen dhe p\u00ebr t\u00eb favorizuar dialogun politik, por shpresoj q\u00eb kjo hapje t\u00eb mund t\u00eb realizohet edhe para 18 tetorit.<\/p>\n<p><strong>\u00cbsht\u00eb i kuptuesh\u00ebm fakti q\u00eb diplomacia p\u00ebrpiqet t\u00eb shmang\u00eb nd\u00ebrhyrjet n\u00eb vendimet e brendshme, megjithat\u00eb krijohet nj\u00eb ide\/q\u00ebndrim p\u00ebrsa i p\u00ebrket m\u00ebnyr\u00ebs sesi zhvillohen zgjedhjet, shitblerjes s\u00eb votave, apo rolit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>E kam th\u00ebn\u00eb disa her\u00eb dhe po e p\u00ebrs\u00ebris s\u00ebrish, nuk m\u00eb takon mua t\u00eb nd\u00ebrhyj. Si p\u00ebrfaq\u00ebsues i nj\u00eb Vendi mik, q\u00eb ka p\u00ebr zem\u00ebr stabilitetin dhe zhvillimin e q\u00ebndruesh\u00ebm t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, e ndiej p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb shpreh shqet\u00ebsimin tim kur shoh q\u00eb di\u00e7ka e r\u00ebnd\u00ebsishme nuk funksionon ashtu si\u00e7 duhet. Sot jan\u00eb sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendjen e publikut disa raste n\u00eb t\u00eb cilat, politikan\u00eb dhe funksionar\u00eb, duket se jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb shkelje t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb ligjit, por k\u00ebto raste nuk gjejn\u00eb zgjidhje p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb efikasitetit t\u00eb sistemit gjyq\u00ebsor. Vendimi i shpallur s\u00eb fundmi ndaj ish Ministrit Tahiri \u2013 n\u00eb lidhje me t\u00eb cilin sigurisht q\u00eb nuk do t\u00eb shprehem \u2013 mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebj\u00eb nj\u00eb hap p\u00ebrpara n\u00eb afirmimin e nj\u00eb drejt\u00ebsie q\u00eb nuk ndalet p\u00ebrball\u00eb \u201ct\u00eb paprekshm\u00ebve\u201d. Kjo situat\u00eb, e cila d\u00ebmton edhe personat e akuzuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb e q\u00eb nuk arrijn\u00eb t\u00eb p\u00ebrftojn\u00eb njohjen e pafaj\u00ebsis\u00eb s\u00eb tyre, konfirmon nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrparuar me shpejt\u00ebsi me reform\u00ebn e thell\u00eb t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb ka nisur tre vjet m\u00eb par\u00eb, dhe kjo \u00ebsht\u00eb e mundur vet\u00ebm n\u00ebse mb\u00ebshtetet nga t\u00eb gjitha partit\u00eb politike dhe nga shoq\u00ebria civile.<\/p>\n<p><strong>U p\u00ebrq\u00ebndruam tek Shqip\u00ebria, pjes\u00eb e s\u00eb cil\u00ebs mund t\u00eb themi se \u00ebsht\u00eb tanim\u00eb edhe komuniteti italian. \u00c7far\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohet sipas jush p\u00ebrsa u p\u00ebrket kushteve, \u201cmikpritjes\u201d s\u00eb fqinj\u00ebve?<\/strong><\/p>\n<p>Me siguri jemi nj\u00eb nd\u00ebr komunitetet e huaja m\u00eb t\u00eb shumta n\u00eb num\u00ebr. Pavar\u00ebsisht se nuk kemi pranin\u00eb e atyre dhjet\u00ebra mij\u00ebrave italian\u00ebve, si\u00e7 kam d\u00ebgjuar t\u00eb flitet shpesh, ne gjith\u00ebsesi kemi nj\u00eb komunitet prej rreth tre mij\u00eb italian\u00ebsh t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb rezident\u00eb t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm apo me q\u00ebndrim t\u00eb vazhduesh\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebr (INSTAT-i ka regjistruar 1.709 qytetar\u00ebt italian\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri vitin 2018). Kjo shif\u00ebr rritet n\u00ebse marrim parasysh edhe ata q\u00eb kan\u00eb interesa ekonomike dhe profesionale n\u00eb vend dhe q\u00eb vijn\u00eb shpesh, pa\u00e7ka se nuk banojn\u00eb k\u00ebtu.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsimi dometh\u00ebn\u00ebs i kompanive dhe i profesionist\u00ebve mes italian\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri tregon potencialin e lart\u00eb ekonomik t\u00eb vendit. Sidoqoft\u00eb, p\u00ebr fat t\u00eb keq, m\u00eb duhet t\u00eb theksoj nj\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsim t\u00eb klim\u00ebs s\u00eb biznesit: shum\u00eb shpesh ka raste t\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebsve q\u00eb p\u00ebrballen me konkurrenc\u00ebn e huaj me mjete dhe presione t\u00eb paligjshme q\u00eb &#8211; me nj\u00eb sistem administrativ ende t\u00eb dob\u00ebt dhe nj\u00eb sistem gjyq\u00ebsor t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm \u2013 e v\u00ebshtir\u00ebsojn\u00eb jo vet\u00ebm rritjen por edhe vazhdim\u00ebsin\u00eb e investimeve aktuale italiane dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare. \u00cbsht\u00eb i nevojsh\u00ebm nj\u00eb angazhim m\u00eb i madh nga ana e autoriteteve p\u00ebr t\u00eb mbrojtur dhe p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar ardhjen e atyre sip\u00ebrmarr\u00ebsve serioz\u00eb q\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb shfryt\u00ebzojn\u00eb mund\u00ebsit\u00eb e tregut shqiptar n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet evropiane n\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor.<\/p>\n<p><strong>S\u00eb fundmi, \u00e7\u2019mund t\u00eb na thoni rreth jet\u00ebs suaj n\u00eb Shqip\u00ebri gjat\u00eb k\u00ebtij 4 vje\u00e7ari. Cilat kan\u00eb qen\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb, por edhe k\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb q\u00eb keni marr\u00eb nga ky vend?<\/strong><\/p>\n<p>Kam pasur p\u00ebrvoja t\u00eb shumta n\u00eb k\u00ebto kat\u00ebr vjet, kam m\u00ebsuar shum\u00eb p\u00ebr popullin shqiptar dhe do t&#8217;i mbaj me vete k\u00ebto kujtime.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria vitet e fundit ka punuar shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar kushtet brenda vendit, por mbeten ende shum\u00eb sfida t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb ardhmen. Besoj se \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb puna t\u00eb vazhdoj\u00eb intensivisht n\u00eb vend p\u00ebr brezat e rinj, p\u00ebr t\u00eb parandaluar q\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb fat dhe sukses jasht\u00eb vendit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, un\u00eb kam pasur mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb v\u00ebzhgoj me syt\u00eb e mi se si integrimi i shum\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb Itali ka dh\u00ebn\u00eb fryte pozitive edhe p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Ata q\u00eb vitet e fundit kan\u00eb vendosur t\u00eb kthehen n\u00eb Shqip\u00ebri kan\u00eb sjell\u00eb jo vet\u00ebm gjuh\u00ebn, por edhe kuzhin\u00ebn dhe kultur\u00ebn italiane n\u00eb Shqip\u00ebri, duke ndihmuar n\u00eb forcimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve historike t\u00eb miq\u00ebsis\u00eb dhe af\u00ebrsis\u00eb midis dy vendeve tona. Do t\u00eb marr me vete shum\u00eb nga historit\u00eb q\u00eb m\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb kuptoj edhe m\u00eb shum\u00eb intensitetin e lidhjes mes popullit italian dhe popullit shqiptar.<\/p>\n<p>&#8212;<\/p>\n<p>Shfleto intervist\u00ebn te <a href=\"http:\/\/www.panorama.com.al\/intervista-intervista-nga-teatri-dhe-arkitektura-e-italianeve-ne-tirane-ambasadori-cutillo-kujtesa-rrezikon-te-zhduket\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">www.panorama.com.al<\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"Zoti Cutillo, Ambasada Italiane \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga mb\u00ebshtet\u00ebsit kryesor\u00eb t\u00eb artit e t\u00eb kultur\u00ebs n\u00eb vendin ton\u00eb. Mund t\u00eb na thoni di\u00e7ka m\u00eb tep\u00ebr rreth asaj q\u00eb ju nxit t\u00eb jepni nj\u00eb kontibut t\u00eb pasur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sektor dhe objektivat p\u00ebr t\u00eb ardhmen e k\u00ebtij shk\u00ebmbimi kulturor mes k\u00ebtyre dy vendeve, Italis\u00eb dhe Shqip\u00ebris\u00eb? Para [&hellip;]","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"","ping_status":"","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"tags":[],"class_list":["post-2770","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ambtirana.esteri.it\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2770","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ambtirana.esteri.it\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ambtirana.esteri.it\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ambtirana.esteri.it\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ambtirana.esteri.it\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2770"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/ambtirana.esteri.it\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2770\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ambtirana.esteri.it\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2770"}],"wp:term":[{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ambtirana.esteri.it\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2770"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}