{"id":3028,"date":"2019-04-15T17:42:40","date_gmt":"2019-04-15T15:42:40","guid":{"rendered":"https:\/\/ambtirana.esteri.it\/news\/dall_ambasciata\/2019\/04\/l-intervista-dell-ambasciatore-2\/"},"modified":"2019-04-15T17:42:40","modified_gmt":"2019-04-15T15:42:40","slug":"l-intervista-dell-ambasciatore-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ambtirana.esteri.it\/sq\/news\/dall_ambasciata\/2019\/04\/l-intervista-dell-ambasciatore-2\/","title":{"rendered":"Intervista e Ambasadorit Alberto Cutillo p\u00ebr emisionin Repolitix n\u00eb Report Tv"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Mir\u00ebmbr\u00ebma, Ambasador.<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Mir\u00ebmbr\u00ebma<strong><\/strong><em><strong>.<\/strong><\/em><\/p>\n<p><em><strong>Pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb fol\u00ebt p\u00ebr debatin politik n\u00eb Shqip\u00ebri. Nga daklarata juaj, dukej sikur i b\u00ebnit nj\u00eb thirrje m\u00eb t\u00eb fort\u00eb mazhoranc\u00ebs se opozit\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb \u00e7ast kur gjendemi p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb konflikti t\u00eb fort\u00eb. \u00cbsht\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebshtu si e kemi kuptuar, apo jo?<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Edhe po, edhe jo. N\u00eb kuptimin q\u00eb un\u00eb u b\u00ebra thirrje t\u00eb dyja pal\u00ebve. S\u00eb pari opozit\u00ebs, n\u00eb lidhje me protestat q\u00eb, n\u00ebse do t\u00eb vazhdojn\u00eb, do t\u00eb duhet t\u00eb ruajn\u00eb form\u00eb paq\u00ebsore dhe kjo m\u00eb duket nj\u00eb vij\u00eb e kuqe shum\u00eb e qart\u00eb. Un\u00eb kam th\u00ebn\u00eb se shumica ndoshta ka m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi, por do t\u00eb thosha edhe m\u00eb shum\u00eb interes q\u00eb situata n\u00eb vend t\u00eb mbetet e qet\u00eb, e ve\u00e7an\u00ebrisht q\u00eb t\u00eb rifilloj\u00eb dialogu politik q\u00eb p\u00ebr fat t\u00eb keq gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj legjislature ka qen\u00eb i munguar, pik\u00ebrisht sepse Vendi duhet t\u00eb p\u00ebrballet me disa afate dhe reforma shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, reforma q\u00eb nuk mund t\u00eb miratohen n\u00ebse mungon plot\u00ebisht dialogu me pothuajse gjysm\u00ebn e elektoratit dhe deputet\u00ebt q\u00eb e p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb un\u00eb besoj se n\u00ebse qeveria d\u00ebshiron t\u00eb vazhdoj\u00eb me k\u00ebt\u00eb p\u00ebrpjekje reformuese q\u00eb ne e mb\u00ebshtesim, ka nevoj\u00eb t\u00eb dialogoj\u00eb me opozit\u00ebn.<\/p>\n<p><em><strong>Kryeministri e ka b\u00ebr\u00eb nj\u00ebfar\u00eb propozimi. Ka th\u00ebn\u00eb: t\u00eb ulemi p\u00ebr t\u00eb rishikuar s\u00eb bashk\u00eb reform\u00ebn zgjedhore, edhe me at\u00eb pjes\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb n\u00eb Parlament, jemi gati t\u00eb dialogojm\u00eb e m\u00eb pas, mbi baz\u00ebn e k\u00ebsaj reforme, t\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb zgjedhje vendore dhe eventualisht edhe n\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme, n\u00ebse rezultati i votimeve vendore percakton nj\u00eb shumic\u00eb t\u00eb re n\u00eb vend. Ju duket i mjaftuesh\u00ebm si propozim, apo mazhoranca duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb.<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Sinqerisht mendoj se mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb m\u00eb shum\u00eb. Natyrisht, k\u00ebtu kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb zgjedhje politike dhe ky i imi \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb vler\u00ebsim subjektiv dhe n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nuk pretendoj ta njoh situat\u00ebn m\u00eb mir\u00eb se Kryeministri apo kushdo tjet\u00ebr. Por besoj se kur \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr reform\u00ebn zgjedhore &#8211; un\u00eb e kam p\u00ebrjetuar k\u00ebto tre vjet, por sigurisht historia shkon shum\u00eb vite prapa &#8211; ka nj\u00ebfar\u00eb konfuzioni sepse po diskustuhet edhe votimi i emigrant\u00ebve, sistemi mazhoritar p\u00ebrkund\u00ebr atij proporcional, e k\u00ebshtu me radh\u00eb. Besoj se \u00ebsht\u00eb me vend t\u00eb kufizohet fusha e veprimit tek pjesa me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb thelb\u00ebsore. Q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb, t\u2019u jetet vazhdim\u00ebsi rekomandimeve q\u00eb p\u00ebrs\u00ebriti OSBE-ODIHR-i, pra duke iu p\u00ebrmbajtur \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb ngritura n\u00eb 2017, q\u00eb gjithsesi jan\u00eb t\u00eb ngjashme me rekomandimet e m\u00ebparshme. Gjithsesi, edhe brenda tyre, shquaj dy linja kryesore: nj\u00eb q\u00eb me siguri do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje sa m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb mundshme q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrkthehet n\u00eb rregulla t\u00eb reja zgjedhore \u2013 pra ajo \u00e7far\u00eb parashikon propozimi i Kryeministrit \u2013 por q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e nd\u00ebrlikuar, nuk dua t\u00eb them n\u00ebse \u00ebsht\u00eb e mundur apo e gabuar, por t\u00eb p\u00ebrfshish edhe opozit\u00ebn formale \u2013 pra at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb brenda Parlamentit &#8211; dhe gjithsesi t\u00eb l\u00ebsh nj\u00eb karrige edhe p\u00ebr opozit\u00ebn jasht\u00eb, nuk e di, nuk do t\u00eb rrezikoja n\u00eb nj\u00eb terren kaq t\u00eb rr\u00ebshqitsh\u00ebm nga ana kushtetuese.<\/p>\n<p>Por le t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb tek thelbi: masat q\u00eb k\u00ebrkon OSBE-ja jan\u00eb kryesisht administrative, pra k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb qeveria, kushdo q\u00eb ta ket\u00eb n\u00eb dor\u00eb administrimin e vendit, t\u00eb marr\u00eb masa p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar &#8211; le t\u00eb themi &#8211; kushtet e votimit. P\u00ebr shembull \u2013 po p\u00ebrmend vet\u00ebm nj\u00eb gj\u00eb, por ka edhe shum\u00eb shembuj t\u00eb tjer\u00eb \u2013 mjafton t\u00eb lexohen rekomandimet e OSBE-s\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb dokument as i nd\u00ebrlikuar, as i v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t&#8217;u konsultuar, ku rekomandohet mbi t\u00eb gjitha q\u00eb t\u00eb luftohet fenomenini i abuzimit me burimet financiare, e mbi t\u00eb gjitha me burimet njer\u00ebzore t\u00eb Administrat\u00ebs Publike, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebfituar mb\u00ebshtetje n\u00eb zgjedhje, p\u00ebr propagand\u00eb zgjedhore e madje edhe p\u00ebr k\u00ebrc\u00ebnim ose shantazhin n\u00eb rast se nuk votohet sipas udh\u00ebzimeve t\u00eb drejtuesve. K\u00ebtu \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se p\u00ebrgjegj\u00ebsia q\u00ebndron ekskluzivisht tek ata q\u00eb e kan\u00eb administrat\u00ebn n\u00eb dor\u00eb. P\u00ebr mua nj\u00eb hapje e besueshme, q\u00eb do t&#8217;i jepte forc\u00eb q\u00ebndrimin t\u00eb shumic\u00ebs, do t\u00eb ishte zbatimi i nj\u00ebansh\u00ebm i k\u00ebtyre masave, madje edhe pa pritur q\u00eb opozita t\u00eb ulet n\u00eb tryez\u00ebn e bisedimeve. P\u00ebr shembull, mund t\u00eb fillohet me fushata informuese p\u00ebr t\u2019u shpjeguar qytetar\u00ebve se shitblerja e vot\u00ebs p\u00ebrb\u00ebn krim, t\u2019u shpjegohet n\u00ebpun\u00ebsve se nuk duhet t&#8217;u n\u00ebnshtrohen presioneve q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me zgjedhjet, por duhet t&#8217;i denoncojn\u00eb ato. Do t\u00eb ishte nj\u00eb veprim me kosto pothuajse zero, q\u00eb do t\u00eb d\u00ebshmonte vullnet t\u00eb mir\u00eb, sepse un\u00eb besoj se vendi ka nevoj\u00eb p\u00ebr di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb. Pal\u00ebt mes tyre flasin shum\u00eb pak, nuk kan\u00eb m\u00eb besim tek nj\u00ebri-tjetri, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye nj\u00eb qeveri e p\u00ebrgjegjshme mund t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb disa veprime pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb rikrijuar nj\u00eb klim\u00eb besimi.<\/p>\n<p><em><strong>Pra mund t\u2019i b\u00ebj\u00eb edhe pa p\u00eblqimin e opozit\u00ebs\u2026<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Po, sepse nuk ka m\u00eb koh\u00eb, n\u00ebse flasim p\u00ebr zgjedhjet vendore \u2013 megjith\u00ebse ka edhe nj\u00ebfar\u00eb paqart\u00ebsie pasi nganj\u00ebher\u00eb, kur flasim p\u00ebr reform\u00ebn zgjedhore, nuk arrijm\u00eb ta kuptojm\u00eb n\u00ebse po flasim p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb menj\u00ebhershme apo p\u00ebr nj\u00eb reform\u00eb q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet me m\u00eb shum\u00eb qet\u00ebsi p\u00ebr zgjedhje t\u00eb ardhshme politike. Un\u00eb do t\u00eb p\u00ebrq\u00ebndrohesha te nevojat thelb\u00ebsore dhe m\u00eb t\u00eb af\u00ebrta: po afrojn\u00eb zgjedhjet vendore dhe me \u00e7\u2019po kuptojm\u00eb, kemi s\u00ebrish rrezikun q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e forcave politike t\u00eb mos paraqitet. Prandaj, si fillim &#8211; n\u00eb interes t\u00eb demokracis\u00eb dhe t\u00eb dialogut &#8211; administrata mund t\u00eb vendos\u00eb n\u00eb tryez\u00eb disa masave q\u00eb japin garanci, pa k\u00ebrkuar asgj\u00eb n\u00eb k\u00ebmbim.<\/p>\n<p>Dy vjet m\u00eb par\u00eb u b\u00eb e nevojshme nd\u00ebrhyrja nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb kuad\u00ebr garancish t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb bindur opozit\u00ebn q\u00eb t\u00eb hynte n\u00eb zgjedhje. Shpresoj q\u00eb k\u00ebsaj here t\u00eb mos jet\u00eb m\u00eb e nevojshme, q\u00eb vet\u00eb qeveria t\u00eb mund t\u00eb marr\u00eb masa q\u00eb sigurojn\u00eb nj\u00eb kuad\u00ebr besimi. M\u00eb pas, n\u00ebse opozita do t\u00eb refuzonte gjithsesi t\u00eb merrte pjes\u00eb, do ta kishim t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb qart\u00eb se ku q\u00ebndrojn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb: kush b\u00ebri gjith\u00e7ka q\u00eb mundi dhe kush p\u00ebr zgjedhje politike iu shmang gar\u00ebs zgjedhore q\u00eb, e theksoj, ishte thelbi i demokracis\u00eb.<\/p>\n<p><em><strong>Sikur t\u00eb vinte nes\u00ebr n\u00eb Shqip\u00ebri nj\u00eb delegacion parlamentar italian dhe t\u00eb k\u00ebrkonte t\u00eb takonte opozit\u00ebn, me k\u00eb do ta organizonit takimin: me opozit\u00ebn n\u00eb Parlament apo me opozit\u00ebn jasht\u00eb Parlamentit?<\/strong><\/em><\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb kemi biseduar mes ambasador\u00ebsh pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb. P\u00ebr fatin tim t\u00eb mir\u00eb, nuk jam nd\u00ebr ata q\u00eb presin delegacione parlamentare n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb dhe prandaj ky problem p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm teorik. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, besoj se zgjidhja diplomatike \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb takohet zyrtarisht opozita n\u00eb parlament dhe informalisht tjetra.<\/p>\n<p><strong><em>N\u00eb deklarat\u00ebn e para disa dit\u00ebve p\u00ebrmend\u00ebt edhe rrezikun q\u00eb kjo paqart\u00ebsi politike e vendit t\u00eb ndikoj\u00eb edhe te vendimi i K\u00ebshillit t\u00eb BE-s\u00eb, pra te vendimi p\u00ebr t\u00eb hapur negociatat. Keni sinjale konkrete nga Brukseli? Dhe n\u00ebse keni, n\u00eb \u00e7\u2019drejtim shkojn\u00eb?<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Sinjalin i par\u00eb m\u00eb vjen paradoksisht nga Shqip\u00ebria, nga qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb, sepse m\u00eb b\u00ebri shum\u00eb p\u00ebrshtypje nj\u00eb sondazh i jav\u00ebs s\u00eb kaluar &#8211; jo edhe aq parashikimet p\u00ebr orientimin e vot\u00ebs &#8211; por n\u00eb ve\u00e7anti nj\u00eb pyetje q\u00eb thoshte: k\u00eb do t\u00eb faj\u00ebsonit n\u00ebse n\u00eb qershor vendet e BE-s\u00eb vendosin t\u00eb mos i hapin negociatat&#8221;. N\u00ebse nuk gabohem p\u00ebrgjigjja ishte se rreth 16% e fajit i takonte qeveris\u00eb, 20% e opozit\u00ebs dhe pothuajse 60% e t\u00eb intervistuarve mendonte se u takonte t\u00eb dyja pal\u00ebve. M\u00eb duket se k\u00ebtu q\u00ebndron urt\u00ebsia e qytetarit q\u00eb e kupton se ku jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrkthyer n\u00eb nj\u00eb gjuh\u00eb evropiane, \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se nj\u00eb vend q\u00eb arrin n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb kaq anormale politike, sigurisht q\u00eb rrezikon t\u2019ia p\u00ebrmendin. Nuk e di n\u00ebse do ta p\u00ebrmend\u00eb edhe raporti i Komisionit &#8211; nuk kam indikacione n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim &#8211; por sigurisht mund ta b\u00ebjn\u00eb vendet q\u00eb kan\u00eb pasur arsye p\u00ebr t\u00eb dyshuar, pse t\u00eb mos e p\u00ebrdorin k\u00ebt\u00eb argument p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb vendi nuk \u00ebsht\u00eb ende gati. Pra, rreziku ekziston, vendimi e dim\u00eb do t\u00eb jet\u00eb politik, pa\u00e7ka se bazohet n\u00eb t\u00eb dh\u00ebna objektive dhe do t\u00eb ishte p\u00ebr t\u00eb ardhur keq sepse, n\u00eb gjykimin tim, dhe nuk e them vet\u00ebm p\u00ebr arsye se Italia \u00ebsht\u00eb dhe mbetet mb\u00ebshtet\u00ebse e pal\u00ebkundur dhe e bindur e nevoj\u00ebs p\u00ebr t\u00eb hapur negociatat &#8211; por n\u00eb \u00e7do rast t\u00eb dh\u00ebnat thon\u00eb se ka progres, se vendi ka b\u00ebr\u00eb kaq shum\u00eb hapa p\u00ebrpara pik\u00ebrisht n\u00eb drejtimet q\u00eb BE-ja ka k\u00ebrkuar dhe p\u00ebr fat t\u00eb keq rrezikon q\u00eb k\u00ebto p\u00ebrparime t\u00eb mos njihen p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebr\u00eb arsyesh. Dhe at\u00ebher\u00eb, p\u00ebrse t\u00eb jap\u00ebsh nj\u00eb argument m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr ta mbyllur at\u00eb der\u00eb? Prandaj e p\u00ebrs\u00ebris s\u00eb \u00ebsht\u00eb mbi t\u00eb gjitha n\u00eb interes t\u00eb shumic\u00ebs q\u00eb t\u00eb p\u00ebrpiqet ta nxjerr\u00eb jasht\u00eb loje k\u00ebt\u00eb problem t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong><em>Nd\u00ebrkoh\u00eb opozita ka lajm\u00ebruar p\u00ebr dit\u00ebn e nes\u00ebrme nj\u00eb protest\u00eb edhe m\u00eb masive se t\u00eb m\u00ebparshmet. Keni ndonj\u00eb mesazh p\u00ebr opozit\u00ebn?<\/em><\/strong><\/p>\n<p>E p\u00ebrs\u00ebris, mesazhi kryesor \u00ebsht\u00eb q\u00eb demonstratat jan\u00eb t\u00eb ligjshme, jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, dhe duhet t\u00eb konsiderohen me kujdes, sidomos at\u00ebher\u00eb kur mobilizojn\u00eb nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb konsideruesh\u00ebm qytetar\u00ebsh. Por nuk duhet t\u00eb jen\u00eb dhunshme. K\u00ebshtu q\u00eb shpresoj dhe b\u00ebj thirrje q\u00eb edhe nes\u00ebr t\u00eb mbahet nj\u00eb q\u00ebndrim n\u00eb respektim t\u00eb pac\u00ebnueshm\u00ebris\u00eb t\u00eb njer\u00ebzve, para s\u00eb gjithash, por edhe t\u00eb objekteve.<\/p>\n<p><em><strong>N\u00eb gjykimin tuaj, a jan\u00eb t\u00eb ligjitme, a mund t\u00eb njihen, zgjedhje q\u00eb zhvillohen pa pranin\u00eb e dy partive q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb forcat kryesore t\u00eb opozit\u00ebs?<\/strong><\/em><\/p>\n<p>P\u00ebr mendimin tim, nga pik\u00ebpamja rigorozisht ligjore, them se po. A do t\u00eb mund t\u00eb njiheshin? E po, k\u00ebtu q\u00ebndron ndyshimi: sa do t\u00eb mundohet mazhoranca, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb sinqert\u00eb, q\u00eb ta sjell\u00eb opozit\u00ebn n\u00eb zgjedhje. \u00cbsht\u00eb deri diku dilema e vitit 2017. E kuptoj se kjo ka krijuar disa precedent\u00eb, q\u00eb ndoshta e b\u00ebjn\u00eb kompromisin disi m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, por t\u00eb pakt\u00ebn d\u00ebshiroj t\u00eb shoh se ka p\u00ebrkpjekje serioze.<\/p>\n<p><em><strong>Pra, m\u00eb lejoni t\u00eb theksoj k\u00ebt\u00eb ndryshim me q\u00ebndrimin e Departamentit t\u00eb Sht\u00ebtit. Gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb para pak dit\u00ebve, N\u00ebnsekratari Palmer tha sakt\u00ebsisht t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn. Nuk i takon mazhoranc\u00ebs t\u00eb bind\u00eb opozit\u00ebn, i takon opozit\u00ebs t\u00eb vendos\u00eb n\u00ebse do t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb.<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Nuk besoj se jan\u00eb krejt\u00ebsisht t\u00eb ndrysh\u00ebm por, sigurisht, mund t\u00eb ket\u00eb shprehje t\u00eb ndryshme, e p\u00ebrs\u00ebris, q\u00eb jan\u00eb t\u00eb ligjshme askush nuk mund ta v\u00ebr\u00eb n\u00eb diskutim, do t\u00eb ishte shum\u00eb e thjesht\u00eb t\u00eb thuash un\u00eb nuk luaj dhe kampionati anullihet. Por n\u00eb interes t\u00eb mbar\u00ebvajtjes s\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb sistemit politik por dhe t\u00eb atij social, t\u00eb heq\u00ebsh dor\u00eb nga dy parti q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb pothuaj gjysm\u00ebn e elektoratit e pastaj t\u00eb thuash se nuk \u00ebsht\u00eb problem, do t\u00eb ishte paksa e ekzagjeruar. N\u00eb kufijt\u00eb e t\u00eb arsyeshmes, un\u00eb mendoj se ai q\u00eb ka p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb qeverisur, nj\u00eb p\u00ebrpjekje duhet ta b\u00ebj\u00eb. M\u00eb pas, n\u00ebse kjo p\u00ebrpjekje nuk do t\u00eb ndiqet me t\u00eb nj\u00ebjtin angazhim nga pala tjet\u00ebr, at\u00ebher\u00eb me t\u00eb drejt\u00eb mund t\u00eb thot\u00eb \u201cun\u00eb u p\u00ebrpoqa. Nuk \u00ebsht\u00eb faji im n\u00ebse nj\u00eb num\u00ebr i konsideruesh\u00ebm zgjedh\u00ebsish do t\u00eb privohen nga ajo q\u00eb do t\u00eb ishte zgjedhja e natyrshme\u201d. Kjo do t\u00eb forconte besueshm\u00ebrin\u00eb e zgjedhjeve.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga sektor\u00ebt ku matet performanca e qeveris\u00eb shqiptare \u00ebsht\u00eb reforma e drejt\u00ebsis\u00eb. Edhe k\u00ebtu opozita \u00ebsht\u00eb shum\u00eb kritike pasi gjykon se nuk po realizohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb transparente. Si e shihni zhvillimin e reform\u00ebs, edhe n\u00eb lidhje me akuzat e opozit\u00ebs, q\u00eb thekson nj\u00eb nd\u00ebrhyrje t\u00eb qeveris\u00eb edhe n\u00eb procedur\u00ebn e vettingut, sado q\u00eb \u00ebsht\u00eb i mbikqyrur nga komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar?<\/p>\n<p>Shikoni, mbi t\u00eb gjitha e kam p\u00ebr zem\u00ebr t\u00eb shpreh se reforma e drejt\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrmarrje q\u00eb ka shum\u00eb pak precedent\u00eb e, sigurisht jo n\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr nga impenjimi, kapitali politik, njer\u00ebzor por dhe financiar q\u00eb k\u00ebrkon. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb reform\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn sigurisht q\u00eb nevojitet nj\u00eb periudh\u00eb e gjat\u00eb kohore, ndaj jemi, nuk di, n\u00eb gjysm\u00ebn apo n\u00eb nj\u00eb t\u00eb tret\u00ebn e saj, por gjith\u00ebsesi ndodhemi n\u00eb procesin e realizimit t\u00eb saj, nuk mund t\u00eb japim nj\u00eb gjykim p\u00ebrfundimtar. Por mendoj se, padyshim, mund t\u00eb themi se \u2013 kush e ndjek, edhe duke p\u00ebrfituar nga prania nd\u00ebrkomb\u00ebtare shum\u00eb e gjer\u00eb n\u00eb mekanizmat e vetting-ut \u2013 arrin t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb vizion, kjo reform\u00eb po ec\u00ebn mir\u00eb p\u00ebrpara, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb reform\u00eb shum\u00eb komplekse, ndoshta n\u00eb gjykimin e m\u00ebvonsh\u00ebm sot mund t\u00eb sugjerojm\u00eb ndonj\u00eb ndryshim, por n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb reform\u00eb q\u00eb po shkon sikurse ishte parashikuar, n\u00eb afate kohore m\u00eb t\u00eb gjata, ndoshta sepse n\u00eb let\u00ebr disa hapa dukeshin m\u00eb t\u00eb thjeshta se sa doli n\u00eb praktik\u00eb, por n\u00eb thelb brenda kuadrit t\u00eb p\u00ebrcaktuar, nj\u00eb kuad\u00ebr ky, e p\u00ebrs\u00ebris, i miratuar nj\u00ebz\u00ebri, ndaj dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye mbart kontrolle dhe ekuilibra t\u00eb cilat e ngadal\u00ebsojn\u00eb v\u00ebnien n\u00eb zbatim t\u00eb saj. Nuk besoj se akuzat p\u00ebr p\u00ebrpjekje t\u00eb mazhoranc\u00ebs qeveris\u00ebse p\u00ebr zot\u00ebrimin e reform\u00ebs jan\u00eb t\u00eb bazuara. Reforma ka disa mekanizma t\u00eb saj q\u00eb n\u00eb thlb jan\u00eb t\u00eb pavarura, q\u00eb monitorohen. Un\u00eb thjesht besoj se heqja dor\u00eb, nga ana e opozit\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb kontribut pas miratimit t\u00eb par\u00eb nj\u00ebz\u00ebri t\u00eb zbatimit t\u00eb reform\u00ebs, sigurisht q\u00eb i vendos n\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb t\u00eb distanzuar por, sinqerisht nuk v\u00ebrej k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrhyrje tendencioze apo sistematike nga ana e qeveris\u00eb. Ndoshta, n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb kaq t\u00eb gjat\u00eb e komplekse, mundet q\u00eb zgjedhje t\u00eb caktuara apo episode t\u00eb ve\u00e7anta t\u00eb mos ken\u00eb qen\u00eb brenda pritshm\u00ebrive. Por nuk shoh absolutisht kurrfar\u00eb p\u00ebrpjekjeje sistematike p\u00ebr ta drejtuar reform\u00ebn n\u00eb dobi t\u00eb ndonj\u00ebrit.<\/p>\n<p><em><strong>Lufta ndaj korrpsionit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr tem\u00eb e nxeht\u00eb. N\u00eb kuptimin q\u00eb opozita thot\u00eb se qeveria \u00ebsht\u00eb e korruptuar dhe nuk b\u00ebn asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb luftuar realisht korrupsionin. Nd\u00ebrsa qeveria thot\u00eb q\u00eb n\u00eb pritje p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfundimit t\u00eb reform\u00ebs s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, b\u00ebjm\u00eb aq sa mundemi. Ju si e shihni situat\u00ebn?<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Po, tema e korrupsionit mendoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme ndaj dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb besoj se n\u00ebse opozita e ngre, mazhoranca b\u00ebn mir\u00eb q\u00eb ta marr\u00eb seriozisht. Jam dakort me q\u00ebndrimin e mazhoranc\u00ebs se e gjith\u00eb reforma e drejt\u00ebsis\u00eb sh\u00ebrvb\u00ebn mbi t\u00eb gjitha p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, ndaj do t\u00eb jet\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb n\u00ebse e gjith\u00eb reforma nuk do t\u00eb jet\u00eb operative, instrumentet p\u00ebr t\u00eb luftuar me themel korrupsionin nuk jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme. Ndaj besoj se qeveria gjith\u00ebsesi po p\u00ebrpiqet, edhe n\u00eb pritje t\u00eb ngritjes s\u00eb organeve t\u00eb nevojshme. Sigurisht q\u00eb n\u00ebse k\u00ebto p\u00ebrpjekje do t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha edhe rezultatet mund t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb prekshme e konkrete, por gjith\u00ebsesi do t\u2019i q\u00ebndroja vler\u00ebsimit q\u00eb Komisioni Evropian do t\u00eb paraqes\u00eb n\u00eb raportin e tij, mua m\u00eb duket se gjith\u00ebsesi \u00ebsht\u00eb arritur progres n\u00eb luft\u00ebn ndaj korrupsionit. T\u00eb shohim n\u00ebse rezultatet do t\u00eb gjykohen si t\u00eb mjaftueshme nga ana e komisionit, p\u00ebrgjith\u00ebsisht mendoj se \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb progres.<\/p>\n<p><em><strong>Italia \u00ebsht\u00eb partner dhe sistem testimi p\u00ebr zhvillimin e luft\u00ebs ndaj krimit t\u00eb organizuar. Guardia di Financa paraqiti s\u00eb f\u00ebndmi nj\u00eb raport q\u00eb konfirmon mposhtjen e fenomenit t\u00eb kultivimit t\u00eb marihuan\u00ebs. Prokurorit\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb. Nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi juaj, mendoni se mund t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb shum\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim?<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Bashk\u00ebpunimi \u2013 si\u00e7 e kam jetuar n\u00eb tri vitet e mia k\u00ebtu &#8211; \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar shum\u00eb. Mund ta them pa frik\u00eb se mund t\u00eb m\u00eb p\u00ebrg\u00ebnjeshtrojn\u00eb. Si bashk\u00ebpunimi policor ashtu edhe ai gjyq\u00ebsor. Rezultatet e fushat\u00ebs s\u00eb mbikqyrjes ajore jan\u00eb tashme t\u00eb njohura dhe m\u00eb duket e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb t\u00eb kund\u00ebrshtohen. Ka pasur nj\u00eb r\u00ebnie dometh\u00ebnse t\u00eb plantacioneve. Do t\u00eb shtoja t\u00eb plantacioneve t\u00eb hapura dhe t\u00eb identifikueshme. \u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se as un\u00eb dhe as t\u00eb tjer\u00eb nuk mund ta dim\u00eb n\u00ebse kultivimi zhvillohet n\u00eb zona matan\u00eb kufijve shqiptar\u00eb ose brenda serrave. Mund t\u00eb them se fushata e vitit 2019, q\u00eb do t\u00eb filloj\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb majit, do t\u00eb p\u00ebrmbaj\u00eb edhe teknologji innovative, p\u00ebr t&#8217;u p\u00ebrpjekur p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje k\u00ebtyre pyetjeve. Dhe vet\u00ebm fakti i thjesht\u00eb se kemi bashk\u00ebpunim t\u00eb plot\u00eb me pal\u00ebn shqiptare &#8230;<\/p>\n<p><em><strong>K\u00ebrkoj ndjes\u00eb q\u00eb ju nd\u00ebrpres. Pra k\u00ebto mbikqyrje do t\u00eb mund t\u00eb zbulojn\u00eb marihuan\u00ebn edhe n\u00eb vende t\u00eb mbuluara?<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Nuk dua ta konfirmoj paraprakisht, pasi nuk jam ekspert i fush\u00ebs dhe nuk mendoj se ka vendime p\u00ebrfundimtare. Por Giardia di Finanza, dhe policia e shtetit, duke qen\u00eb se GdF zbaton, por p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb politike e mban Policia e Shtetit, i ka n\u00eb konsiderat\u00eb k\u00ebto hipoteza. Sepse p\u00ebr k\u00ebt\u00eb po flasim: p\u00ebr hipoteza t\u00eb ngritura nga opozita, por edhe nga v\u00ebzhgues t\u00eb ndysh\u00ebm, se mund t\u00eb ket\u00eb m\u00ebnyra p\u00ebr t&#8217;iu fshehur k\u00ebtij lloj v\u00ebzhgimi. Prandaj \u00ebsht\u00eb premtuar nj\u00eb angazhim n\u00eb aspektin teknologjik, me synimin p\u00ebr t\u00eb testuar edhe mund\u00ebsi t\u00eb tjera. M\u00eb pas do t\u00eb shohim n\u00ebse kjo do t\u00eb jet\u00eb menj\u00ebher\u00eb efikase, por e p\u00ebrs\u00ebris se \u2013 duke q\u00ebndruar tek tema e bashk\u00ebpunimit \u2013 nuk kam asnj\u00eb dyshim. E kam th\u00ebn\u00eb edhe her\u00eb tjet\u00ebr &#8211; dhe gjej rastin ta p\u00ebrs\u00ebris edhe nj\u00ebher\u00eb &#8211; nuk di t\u00eb ket\u00eb ndonj\u00eb vend q\u00eb i jep nj\u00eb force t\u00eb huaj policore kontroll t\u00eb lir\u00eb t\u00eb qiellit. K\u00ebta aeroplan\u00eb fotografojn\u00eb dhe regjistrojn\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb e konsiderojn\u00eb t\u00eb nevojshme. Prandaj, m\u00eb shum\u00eb se kaq \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb imagjinohet. Dhe rezultatet duket se e konfirmojn\u00eb k\u00ebt\u00eb zgjedhje. Th\u00ebn\u00eb kjo, un\u00eb nuk mendoj se kriminel\u00ebt q\u00eb dikur kultivonin parcelat e kanabisit tani i jan\u00eb kthyer kultivimit t\u00eb grurit apo t\u00eb portokajve. Ka mund\u00ebsi t\u00eb ken\u00eb pikasur t\u00eb tjera aktivitete t\u00eb paligjshme. Por kjo \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e luft\u00ebs ndaj krimit, q\u00eb nuk mund t\u00eb konsiderohet e mbyllur vet\u00ebm me nj\u00eb operacion apo nj\u00eb fushat\u00eb. Nevojitet p\u00ebrshtatje, p\u00ebr t\u00eb kuptuar se si \u00ebsht\u00eb riorganizuar krimi dhe p\u00ebr t\u00eb gjetur m\u00ebnyra t\u00eb reja p\u00ebr ta luftuar. Shoh se ky proces vazhdon, me bashk\u00ebpunimin e plot\u00eb t\u00eb autoriteteve shqiptare me pal\u00ebn italiane. Shoh rezultatet me numrin e njer\u00ebzve t\u00eb arrestuar, me t\u00eb arratisurit e ndaluar. Ka nj\u00eb sinjal shum\u00eb pozitiv. Por p\u00ebrs\u00ebris se fenomenet kriminale jan\u00eb po aq t\u00eb afta p\u00ebr t\u2019u shp\u00ebtuar masave t\u00eb marra p\u00ebr t&#8217;i penguar. Nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb luft\u00eb q\u00eb mund t\u00eb shpall\u00ebt e fituar, duhet luftuar dita dit\u00ebs.<\/p>\n<p><em><strong>Nj\u00eb hipotez\u00eb po qarkullon, n\u00eb lidhje me nj\u00eb p\u00ebrfshirje t\u00eb mundshme t\u00eb GdF n\u00eb SPAK-un q\u00eb po ngrihet. Ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb lidhje me aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb hetuar krimin financiar dhe sistemet bankare. \u00cbsht\u00eb di\u00e7ka konkrete apo ende thjesht nj\u00eb hipotez\u00eb?<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Ne presim q\u00eb t\u00eb kemi shpejt nj\u00eb zyrtar t\u00eb GdF n\u00eb Ambasad\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndihmuar autoritetet shqiptare n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr l\u00ebvizjeve t\u00eb kapitalit t\u00eb dyshimt\u00eb, kund\u00ebr riciklimit. Shpresojm\u00eb q\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb nivel ekspertize t\u00eb kemi edhe nj\u00eb transferim n\u00eb strukturat e reja shqiptare. Do t\u00eb shohim kur Spak-u t\u00eb krijohet si mund t\u00eb japim nj\u00eb kontribut sa m\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p><strong><em>Flasim edhe p\u00ebr ekonomin\u00eb dhe p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet me Italin\u00eb, n\u00eb vendin e par\u00eb apo t\u00eb dyt\u00eb si partner tregtar, n\u00eb shk\u00ebmbime? Por sipas Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb vendin e pest\u00eb apo t\u00eb gjasht\u00eb p\u00ebrsa i p\u00ebrket investimeve direkte. Si shpjegohet nd\u00ebrkoh\u00eb mungesa e grupeve t\u00eb m\u00ebdha italiane t\u00eb cilat nuk investojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/em><\/strong><\/p>\n<p>T\u2019i trajtojm\u00eb me radh\u00eb. N\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet tregtare jemi m\u00ebse t\u00eb par\u00ebt. Kemi nj\u00eb kuot\u00eb prej 2.6 miliard euro p\u00ebr import-eksportet, e barazvlefshme kjo me 35% t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb v\u00ebllimit t\u00eb import-eksporteve shqiptare. Besoj se vendi i dyt\u00eb nuk e kap nivelin e 7%, p\u00ebr t\u2019a kuptuar, pra kemi nj\u00eb raport nga 1 n\u00eb 5 mes Italis\u00eb dhe partnerit t\u00eb dyt\u00eb ekonomik. E them k\u00ebt\u00eb pasi nuk \u00ebsht\u00eb e zakonshme. Nuk di q\u00eb t\u00eb ket\u00eb vende t\u00eb tjera, ndoshta San Marino me Italin\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb, p\u00ebrndryshe nuk di t\u00eb ket\u00eb vende t\u00eb tjera, jo vet\u00ebm kundrejt Italis\u00eb por kundrejt \u00e7do lloj partneri tjet\u00ebr, q\u00eb t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb v\u00ebllim prej 35% me nj\u00eb partner t\u00eb vet\u00ebm.<\/p>\n<p>P\u00ebrsa i p\u00ebrket investimeve, statistikat \u2013 jam i sigurt, mjaft t\u00eb sakta \u2013 t\u00eb Bank\u00ebs Q\u00ebndrore apo t\u00eb Institutit shqiptar t\u00eb Statistikave, ven\u00eb n\u00eb zbatim praktik\u00ebn tashm\u00eb mjaft t\u00eb p\u00ebrhapur t\u00eb shoq\u00ebrive shum\u00ebkombshe t\u00eb cilat zgjedhin si seli ligjore vendin q\u00eb ofron kushte m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebrsa i p\u00ebrket aspektit fiskal. P\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb shembull konkret, TAP, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn investimin me t\u00eb madh t\u00eb huaj n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb k\u00ebto vite, ka zgjedhur si seli ligjore t\u00eb tij Zvicer\u00ebn. Dhe ja p\u00ebrse n\u00eb k\u00ebto renditje, Zvicra mban vendin e par\u00eb. Por TAP nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri zvicerane, 20% e kuotave jan\u00eb italiane, n\u00eb t\u00eb jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshira dhe vende t\u00eb tjera, e, megjithat\u00eb rezulton si nj\u00eb investim zvicerian. Besoj se duke kryer nj\u00eb analiz\u00eb m\u00eb t\u00eb plot\u00eb, sip\u00ebrmarrjet italiane jan\u00eb ato q\u00eb kan\u00eb kryer m\u00eb shum\u00eb investime, q\u00eb krijojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb vende pune dhe PBB p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb krahasuar me \u00e7do vend tjet\u00ebr. Ne p\u00ebrpiqemi t\u2019i njohim t\u00eb gjitha p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb panoram\u00eb t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb situat\u00ebs. Vler\u00ebsojm\u00eb se jan\u00eb rreth 900 sip\u00ebrmarrjet, pjesa m\u00eb e madhe e tyre t\u00eb vogla, dhe k\u00ebtu po kaloj n\u00eb pjes\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb pyetjes suaj. Nuk vijn\u00eb sip\u00ebrmarrjet e m\u00ebdha. Nd\u00ebrkoh\u00eb kemi ndonj\u00eb. N\u00eb sektorin bankar kemi bank\u00ebn e par\u00eb italiane, nj\u00eb bank\u00eb e nivelit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, sikurse Intesa San Paolo. S\u00eb fundmi, e p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ndihemi t\u00eb lumtur e krenar\u00eb, n\u00eb sektorin energjitik kemi SNAM, shoq\u00ebri e grupit ENI me nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb gjat\u00eb e me nj\u00eb bilanc bot\u00ebror dometh\u00ebn\u00ebs, q\u00eb ka ardhur p\u00ebr t\u00eb realizuar nj\u00eb joint venture me operatorin shqiptar, me q\u00ebllim krijimin e kushteve p\u00ebr at\u00eb q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb tregu i gazit n\u00eb Shqip\u00ebri, i cili aktualisht nuk p\u00ebrdoret n\u00eb Shqip\u00ebri. Kemi sidomos shum\u00eb sip\u00ebrmarrje t\u00eb cilat kan\u00eb ardhur n\u00eb Shqip\u00ebri edhe n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb misionit t\u00eb sistemit organizuar nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb e q\u00eb tashm\u00eb jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrmbyllje t\u00eb marr\u00ebveshjeve, duke u kthyer edhe n\u00eb grupe. Pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb jav\u00eb realizuam nj\u00eb seminar mbi energjin\u00eb me shoq\u00ebri italiane shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Di\u00e7ka t\u00eb ngjashme do t\u00eb zhvillojme dhe p\u00ebr sektorin e mekanizimit bujq\u00ebsor, sepse si energjia ashtu dhe bujq\u00ebsia jan\u00eb sektor\u00eb me shum\u00eb interes n\u00eb Shqip\u00ebri. Italia nuk \u00ebsht\u00eb vendi i sip\u00ebrmarrjeve shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>Ndaj besoj se prania jo shum\u00eb gjer\u00eb, sikurse do t\u00eb d\u00ebshironim, e sip\u00ebrmarrjeve t\u00eb m\u00ebdha italiane, pasqyron kryesisht rrjetin prodhues italian q\u00eb faktikisht zot\u00ebrohet nga sip\u00ebrmarrjet e vogla apo t\u00eb mesme-t\u00eb vogla. Kjo lidhet edhe me faktin se disa prej shoq\u00ebrive t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb cilat n\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201990 u p\u00ebrpoq\u00ebn t\u00eb hynin n\u00eb treg, pat\u00ebn p\u00ebrvoja negative ndaj tani nuk kan\u00eb m\u00eb interes. Pastaj, tregu shqiptar ka p\u00ebrmasa t\u00eb kufizuara ndaj nuk m\u00eb duket se ka shoq\u00ebri t\u00eb m\u00ebdha shum\u00ebkomb\u00ebshe dhe nga vendet e tjera q\u00eb t\u00eb ushtrojn\u00eb aktivitet k\u00ebtu. Ndaj, p\u00ebrgjith\u00ebsisht, mendoj se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie q\u00eb pasqyron strukturat prodhuese t\u00eb t\u00eb dy vendeve e q\u00eb d\u00ebshmon vitalitetin e saj. N\u00ebse duam t\u00eb jemi m\u00eb analitik\u00eb, \u00ebsht\u00eb po ashtu e v\u00ebrtet\u00eb se ka disa probleme, q\u00eb sip\u00ebrmarrjet \u2013 si ato q\u00eb jan\u00eb t\u00eb pranishme ashtu dhe ato q\u00eb p\u00ebrpiqen t\u00eb hyjn\u00eb \u2013 parashtrojn\u00eb. Ndaj besoj se \u00ebsht\u00eb n\u00eb dobi t\u00eb administrat\u00ebs shqiptare t\u00eb p\u00ebrpiqet t\u2019i zgjidh\u00eb ato.<\/p>\n<p><em><strong>Mund t\u00eb sillni ndonj\u00eb shembull? Ju keni kontakte me sip\u00ebrmarrjet.<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Un\u00eb mund t\u2019ju p\u00ebrcjell ato q\u00eb parashtrojn\u00eb sip\u00ebrmarrjet, m\u00eb pas sigurisht q\u00eb duhet t\u00eb barazpeshohen p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb, por gjith\u00ebsesi i kemi d\u00ebgjuar shpesh k\u00ebto lloj problematikash. Si p\u00ebr shembull, nj\u00eb dialog i v\u00ebshtir\u00eb me administratat apo me agjencit\u00eb e ngarkuara p\u00ebr kontrollin dhe zbatimin e ligji t\u00eb cilat, nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi i sip\u00ebrmarr\u00ebsit, duket se ligjin e zbatojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jo t\u00eb q\u00ebndrueshme e t\u00eb p\u00ebrcaktuar, ka nj\u00eb prirje t\u00eb munguar drejt dialogut t\u00eb sektorit publik me at\u00eb privat, faktikisht p\u00ebr t\u00eb kuptuar m\u00eb mir\u00eb, p\u00ebrpara miratimit t\u00eb nj\u00eb ligji t\u00eb ri, t\u00eb nj\u00eb normative t\u00eb re, se cilat mund t\u00eb jen\u00eb pasojat negative, leht\u00ebsisht t\u00eb kap\u00ebrcyeshme n\u00eb rast se arsyetohet paraprakisht. Sip\u00ebrmarrjet hasin, e k\u00ebt\u00eb duhet ta themi, p\u00ebrpjekje p\u00ebr korrupsion, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrftuar leje kundrejt rryshfeteve, pra nj\u00eb situat\u00eb jo shum\u00eb e leht\u00eb p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb ball\u00eb. Ndonj\u00ebher\u00eb hasin edhe nj\u00eb dob\u00ebsi institucionale n\u00eb administrat\u00ebn e sektorit t\u00eb ekonomis\u00eb, nj\u00eb ndryshim t\u00eb shpesht\u00eb t\u00eb saj, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, m\u00eb duhet ta theksoj k\u00ebt\u00eb pasi e kemi hasur edhe si Ambasad\u00eb, shpesh her\u00eb teksa kemi organizuar tryeza p\u00ebr t\u00eb diskutuar rreth nj\u00eb \u00e7eshtjeje t\u00eb caktuar, kemi v\u00ebn\u00eb re ndryshimin e vazhduesh\u00ebm t\u00eb bashk\u00ebbiseduesve. Sip\u00ebrmarrjet e nj\u00eb niveli t\u00eb caktuar, ato q\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb vijn\u00eb k\u00ebtu duke marr\u00eb pjes\u00eb, p\u00ebr shembull, n\u00eb tendera, nga nj\u00ebra an\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje dukurin\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb folur mjaft, mbi propozimet e pa k\u00ebrkuara, pra k\u00ebt\u00eb pabarazi t\u00eb pjeshme n\u00eb trajtim mes atyre q\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb tender normalisht dhe atyre q\u00eb g\u00ebzojn\u00eb nj\u00eb akses t\u00eb privilegjuar, pik\u00ebrisht v\u00ebnia n\u00eb zbatim, n\u00eb mas\u00eb, e t\u00eb ashtuquajturave PPP, nuk po shpik asgj\u00eb t\u00eb re teksa shpreh se t\u00eb gjitha institucionet financiare nd\u00ebrkomb\u00ebtare e kan\u00eb kritikuar, por jo n\u00eb vetvete pasi PPP \u00ebsht\u00eb nj\u00eb formul\u00eb q\u00eb p\u00ebrdoret n\u00eb shum\u00eb vende dhe nuk \u00ebsht\u00eb as pozitive as negative, dhe, sipas rasteve, mund t\u00eb jet\u00eb ajo e duhura, por sepse, per t\u2019u realizuar me sukses kerkon pik\u00ebrisht nj\u00eb kapacitet institucional q\u00eb k\u00ebtu nuk e kemi, nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb kostove dhe t\u00eb p\u00ebrfitimeve, nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb ofertave me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb shmanget fakti, ndoshta pas dhjet\u00eb vitesh, se jan\u00eb paguar m\u00eb shum\u00eb para se sa duhej p\u00ebr nj\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb caktuar, pra kalimin, tek brezat e ardhsh\u00ebm, t\u00eb barrave t\u00eb cilat tani p\u00ebr tani duket se mund t\u00eb reduktohen ndjesh\u00ebm. E, m\u00eb tej, ato q\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, kemi disa syresh n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb tenderave nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb. Po sjell nj\u00eb shembull p\u00ebr t\u00eb gjitha, nj\u00eb nd\u00ebr financimet me t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb ka p\u00ebrftuar Shqip\u00ebria s\u00eb fundmi kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me modernizimin e rrjetit hekurudhor nga nga Tirana n\u00eb Durr\u00ebs dhe p\u00ebr n\u00eb aeroport, nuk di t\u00eb them me sakt\u00ebsi, besoj prej dy vitesh ky financim \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare dhe ende jemi n\u00eb pritje t\u00eb vler\u00ebsimit paraprak. Qartazi ka nj\u00eb munges\u00eb kapacitetesh pasi b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb tender kompleks e rregullat q\u00eb duhen respektuar jan\u00eb po ashtu komplekse, ndaj dhe koha q\u00eb po merr \u00ebsht\u00eb m\u00eb e gjat\u00eb se ajo q\u00eb nj\u00eb investitor do t\u00eb ishte i gatsh\u00ebm t\u00eb shpenzonte p\u00ebrpara kryerjes s\u00eb nj\u00eb investimi. Ndaj, besoj se t\u00eb gjitha k\u00ebto probleme dihen, jan\u00eb t\u00eb njohura p\u00ebr administrat\u00ebn e cila po merr masat e nevojshme, p\u00ebrmend k\u00ebtu nj\u00ebr\u00ebn prej tyre pasi e konsideroj tejet t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. N\u00eb 2017 qeveria krijoi figur\u00ebn e ministrit p\u00ebr mbrojtjen e sip\u00ebrmarrjes, pra nga nj\u00ebra an\u00eb kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me njohjen e nevoj\u00ebs p\u00ebr mbrojtjen e sip\u00ebrmarrjes, dometh\u00ebn\u00eb nj\u00eb vet\u00ebdije p\u00ebr problemin, nga ana tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb cil\u00ebn e konsideroj shum\u00eb origjinale pasi sikurse shprehet dhe vet\u00eb ministri \u201cun\u00eb mbroj sip\u00ebrmarrjet nga koleg\u00ebt e mi t\u00eb qeveris\u00eb\u201d. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap me nj\u00eb potencial t\u00eb madh pasi t\u00eb kesh nj\u00eb lloj ombudsman-i t\u00eb sip\u00ebrmarrjeve q\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe an\u00ebtar i K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, n\u00ebse vler\u00ebsohet si duhet, mund t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si p\u00ebrgjigje e duhur dhe efikase. Un\u00eb besoj se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shprehje besimi q\u00eb jemi t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb tregojm\u00eb e q\u00eb me kalimin e koh\u00ebs mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebj\u00eb ur\u00ebn p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar at\u00eb komunikim p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn n\u00eb fillim u shpreha se mungon apo nuk \u00ebsht\u00eb i k\u00ebnaqsh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong><em>Ka ndonj\u00eb sektor ku sip\u00ebrmarrjet italiane mund t\u00eb japin m\u00eb shum\u00eb, nuk di, mendoj p\u00ebr sektorin e turizmit q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sektor me rritje t\u00eb madhe e n\u00eb t\u00eb cilin sip\u00ebrmarrjet italiane jan\u00eb m\u00eb tep\u00ebr konsumatore, pasi jan\u00eb t\u00eb shumt\u00eb italian\u00ebt q\u00eb kalojn\u00eb pushimet k\u00ebtu, se sa si investitore.<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Po, si konsumator, patjet\u00ebr, \u00e7do vit numri \u00ebsht\u00eb n\u00eb rritje dhe d\u00ebshmon interesin q\u00eb ky vend ngjall n\u00eb Itali. Un\u00eb besoj se sektori i turizmit, edhe p\u00ebrtej sip\u00ebrmarrjeve italiane, mbart sigurisht nj\u00eb potencial t\u00eb madh, por n\u00ebse i referohemi turizmit bregdetar q\u00eb sigurishtp\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb burim, n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb pasigurie mbi pron\u00ebsin\u00eb e tok\u00ebs, cila sip\u00ebrmarrje do t\u00eb guxonte t\u00eb nd\u00ebrmerrte nj\u00eb investim, qoft\u00eb dhe t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, duke ditur rreziqet dhe kuadrin ligjor? Ndaj nevojitet q\u00eb qeveria t\u00eb zgjidh\u00eb me vendosm\u00ebri k\u00ebt\u00eb problem n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mendohet p\u00ebr investime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi besoj, nuk e di, se p\u00ebr vite me rradh\u00eb Italia e kishte ndaluar zhvillimin e nj\u00eb flote turistike p\u00ebr arsyet e ditura tashm\u00eb gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb rrezikut t\u00eb emigracionit klandestin. Q\u00eb n\u00eb momentin q\u00eb kjo penges\u00eb ra, Italia po nxit krijimin e industris\u00eb s\u00eb mjeteve lundruese turistike, por kjo k\u00ebrkon dhe legjislacionin e duhur. Prej vitesh i kemi propozuar qeveris\u00eb shqiptare drafte ligjore apo i kemi shprehur gatishm\u00ebrin\u00eb ton\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim pasi negojitet q\u00eb t\u00eb rregullohet me ligj. Sot nuk ka nj\u00eb dispozit\u00eb ligjor\u00eb q\u00eb t\u00eb rregulloj\u00eb lundrimin turistik, por gjen zbatim dispozita p\u00ebr anijet tregtare, pra sigurisht aspak e p\u00ebrshtatshme, kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja p\u00ebrse shum\u00eb turist\u00eb me barka n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb ndalen n\u00eb portet shqiptare, ose nga Greqia kalojn\u00eb direkt n\u00eb Mal t\u00eb Zi. Pra, mund\u00ebsit\u00eb jan\u00eb t\u00eb pafundme e nevojitet q\u00eb t\u00eb punojm\u00eb s\u00eb bashku, pasi p\u00ebrndryshe, n\u00ebse kryesisht nuk kap\u00ebrcehen normative, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb t\u00eb vijn\u00eb investitor\u00ebt.<\/p>\n<p><em><strong>N\u00eb lidhje me transportin, doli lajmi se pas grabitjes s\u00eb bujshme brenda aeroportit t\u00eb Tiran\u00ebs, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, s\u00eb bashku me policin\u00eb, aeroportin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Rinasit do ta ruaj\u00eb edhe ushtria . Ju b\u00ebn p\u00ebrshtypje t\u00eb kaloni n\u00eb nj\u00eb aeroport t\u00eb militarizuar?<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Kam par\u00eb edhe t\u00eb tjer\u00ebt k\u00ebshtu q\u00eb nuk &#8230;<\/p>\n<p><em><strong>N\u00eb Itali zbatohet shpesh.<\/strong><\/em><\/p>\n<p>N\u00eb Itali zbatohet. Parashikohet p\u00ebrdorimi i ushtris\u00eb edhe p\u00ebr q\u00ebllime civile, por n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast i q\u00ebndroj ndjeshm\u00ebris\u00eb komb\u00ebtare. Sinqerisht nuk jam n\u00eb gjendje t\u00eb vler\u00ebsoj sakt\u00ebsisht se \u00e7far\u00eb ndikimi mund t\u00eb ket\u00eb mbi qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb, por besoj se \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb rritet niveli i siguris\u00eb.<\/p>\n<p><em><strong>A ka ndonj\u00eb formul\u00eb, sipas jush, p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga kjo situat\u00eb, mbi t\u00eb gjitha nga ng\u00ebr\u00e7i politik n\u00eb t\u00eb cilat gjendet Shqip\u00ebria?<\/strong><\/em><\/p>\n<p>E kuptoj q\u00eb po e p\u00ebrs\u00ebrit veten dhe po b\u00ebhem i r\u00ebndomt\u00eb, por \u00ebsht\u00eb dialogu. E theksoj, nga pik\u00ebpamja teknike, \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb forcat politike t\u00eb mos dialogojn\u00eb dhe t\u00eb ndjek\u00eb secila rrug\u00ebn e saj. Por kjo nuk \u00ebsht\u00eb e sh\u00ebndetshme dhe mbi t\u00eb gjitha, n\u00eb nj\u00eb vend n\u00eb tranzicion si Shqip\u00ebria, nuk \u00ebsht\u00eb e mundur. Sepse tranzicioni n\u00ebnkupton reforma, n\u00ebnkupton nj\u00eb vullnet p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb model t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb cilit vendi duhet t\u2019i drejtohet. Kjo nuk mund t\u00eb b\u00ebhet nes\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb vendit shkon n\u00eb drejtim t\u00eb kund\u00ebrt, n\u00ebse ndihet e p\u00ebrjashtuar nga ky proces. K\u00ebshtu, mund t\u00eb ket\u00eb momente ng\u00ebr\u00e7i, nd\u00ebrprerjeje t\u00eb dialogut, por dialogu duhet t\u00eb jet\u00eb norma. E p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye un\u00eb ftoj dhe nuk kam si t\u00eb mos ua p\u00ebrs\u00ebris t\u00eb gjitha pal\u00ebve politike q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb sinqert\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim.<\/p>\n<p><em><strong>Nga 97 deri m\u00eb sot kemi par\u00eb shum\u00eb kriza politike n\u00eb Shqip\u00ebri. \u00c7do her\u00eb zgjidhja ka erdhur nga nj\u00eb arbit\u00ebr nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Dialogu \u00ebsht\u00eb vendosur p\u00ebrmes nd\u00ebrmjet\u00ebsimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Si ka mund\u00ebsi q\u00eb asnj\u00eb vend nuk ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb jet\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebs?<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Mendoj se ne t\u00eb gjith\u00eb shpresojm\u00eb t\u00eb mos jet\u00eb kjo e ardhmja e Shqip\u00ebris\u00eb. Q\u00eb vendi t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje t\u2019i zgjidh\u00eb krizat nga brenda. P\u00ebr mendimin tim, ka dy arsye, mbi t\u00eb gjitha duke b\u00ebr\u00eb nj\u00eb krahasim me kriz\u00ebn e fundit, t\u00eb vitit 2017, q\u00eb duke jetuar k\u00ebtu e njoh m\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>E para \u00ebsht\u00eb rrethanore: kemi nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb n\u00eb shum\u00eb vende nga pik\u00ebpamja politike dhe mbi t\u00eb gjitha, me zgjedhjet e Parlamentit Evropian p\u00ebrpara, kapitali politik n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Evrop\u00ebn \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrqendruar tek \u00e7\u00ebshtjet e brendshme. Nuk ka pra nj\u00eb gatishm\u00ebri t\u00eb till\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkuar dhe p\u00ebr t&#8217;u marr\u00eb me vende t\u00eb tjera. Shtoj nj\u00eb detaj tjet\u00ebr: Parlamenti Europian \u00ebsht\u00eb drejt fundit t\u00eb mandatit, po ashtu edhe Komisioni Evropian, k\u00ebshtu q\u00eb edhe ata q\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn kan\u00eb b\u00ebr\u00eb pun\u00eb shum\u00eb aktive, jan\u00eb t\u00eb pafuqish\u00ebm n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, por dhe n\u00eb ve\u00e7anti n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e tyre me Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>E dyta \u00ebsht\u00eb se p\u00ebr momentin nuk ka \u00e7far\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsimi t\u00eb b\u00ebhet. Dalja nga parlamenti tashm\u00eb i p\u00ebrket s\u00eb shkuar\u00ebs. Mund t\u00eb stigmatizohej, por n\u00eb \u00e7do rast \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fakt dhe s\u2019ka mbetur gj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb. Nuk e kemi panoram\u00ebn e zgjedhjeve t\u00eb ardhshme dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsojm\u00eb. Kushdo q\u00eb d\u00ebshiron t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsoj\u00eb nuk mund ta dij\u00eb se cilat jan\u00eb objektivat e nj\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsimi sot. Ndoshta brenda pak jav\u00ebsh do ta kemi pamjen m\u00eb t\u00eb qart\u00eb. Un\u00eb shpresoj se do t\u00eb gjendet nj\u00eb zgjidhje e brendshme edhe pa qen\u00eb nevoja q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb Regjimenti i Shtat\u00eb i Kavaleris\u00eb, apo n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi nj\u00eb forc\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, sepse besoj se Shqip\u00ebria i ka mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr ta zgjidhur brenda vendit situat\u00ebn dhe qytetar\u00ebt po tregojn\u00eb pjekuri, duke qen\u00eb se presin nj\u00eb tjet\u00ebr q\u00ebndrim nga ana e forcave politike, nj\u00eb q\u00ebndrim jo-antagonist, por q\u00eb ka synim vet\u00ebm interesin e vendit. Un\u00eb besoj se ky do t\u00eb ishte nj\u00eb hap i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebrpara.<\/p>\n<p><em><strong>Faleminderit.<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Faleminderit juve.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"Mir\u00ebmbr\u00ebma, Ambasador. Mir\u00ebmbr\u00ebma. Pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb fol\u00ebt p\u00ebr debatin politik n\u00eb Shqip\u00ebri. Nga daklarata juaj, dukej sikur i b\u00ebnit nj\u00eb thirrje m\u00eb t\u00eb fort\u00eb mazhoranc\u00ebs se opozit\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb \u00e7ast kur gjendemi p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb konflikti t\u00eb fort\u00eb. \u00cbsht\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebshtu si e kemi kuptuar, apo jo? Edhe po, edhe jo. N\u00eb kuptimin q\u00eb un\u00eb [&hellip;]","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"","ping_status":"","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"tags":[],"class_list":["post-3028","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ambtirana.esteri.it\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3028","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ambtirana.esteri.it\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ambtirana.esteri.it\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ambtirana.esteri.it\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ambtirana.esteri.it\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3028"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/ambtirana.esteri.it\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3028\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ambtirana.esteri.it\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3028"}],"wp:term":[{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ambtirana.esteri.it\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3028"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}