Questo sito usa cookie per fornirti un'esperienza migliore. Proseguendo la navigazione accetti l'utilizzo dei cookie da parte nostra OK

UDHËTIMI DREJT ITALISË I SHTETASVE ITALIANË DHE TË HUAJ-RREGULLAT NË FUQI

Data:

15/12/2021


UDHËTIMI DREJT ITALISË I SHTETASVE ITALIANË DHE TË HUAJ-RREGULLAT NË FUQI

RISI

NJOFTIM I RËNDËSISHËM: REGULLA TË REJA PËR UDHËTIMET SHQIPËRI-ITALI DHE ANASJELLTAS, PREJ DATËS 26 TETOR DERI MË DATË 15 DHJETOR 2021

Me Urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë të datës 22.10.2021 Shqipëria është rikthyer në listën “E” të Shtojcës 20 të Vendimit të Këshillit të Ministrave datë 2.3.2021.

ARSYE PËR TË CILAT LEJOHET UDHËTIMI ITALI-SHQIPËRI DHE ANASJELLTAS

Duke nisur prej datës 26 tetor 2021 e deri më 15 dhjetor 2021 udhëtimet nga Italia për në Shqipëri lejohen vetëm nëse ekziston një nga arsyet apo nëse përmbushet një nga kushtet e mëposhtme:

a) nevoja pune;

b) urgjencë absolute;

c) arsye shëndetësore;

d) arsye studimi;

e) kthim në vendbanim, banesë apo vendqëndrim personal apo të personit, edhe jo bashkëjetues, me të cilin ekziston një lidhje afektive e provuar dhe e qëndrueshme.

Duke nisur prej datës 26 tetor 2021 e deri më datë 15 dhjetor 2021, hyrja në Itali e personave të cilët kanë kaluar tranzit apo kanë qëndruar në Shqipëri (apo në një shtet tjetër i cili bën pjesë në Listën “E”) në 14 ditët para datës së hyrjes në Itali, lejohet vetëm nëse ekziston një nga arsyet apo nëse përmbushet një nga kushtet e mëposhtme:

a) nevoja pune;

b) urgjencë absolute;

c) arsye shëndetësore;

d) arsye studimi;

e) kthim në vendbanim, banesë apo vendqëndrim;

f) hyrje në territorin kombëtar e shtetasve të Shteteve anëtare të Bashkimit evropian, të Shteteve pjesë e marrëveshjes Shengen, të Andorra-s, të Principatës së Monako-s, të Republikës së San Marino-s, të Shtetit të Vatikanit, dhe e familjarëve të tyre (bashkëshort/partner, fëmijë nën moshën 21 vjeç apo në ngarkim, prindër në ngarkim);

h) hyrje në territorin kombëtar e shtetasve të Vendeve të treta të cilët janë të pajisur me leje qëndrimi afatgjatë në bazë të udhëzimit 2003/109/CE të Këshillit, datë 25 nëntor 2003, lidhur me statusin e shtetasve të Vendeve të treta të pajisur me leje qëndrimi afatgjatë, si edhe shtetas të Vendeve të treta të cilët gëzojnë të drejtën e vendbanimit sipas dispozitave të tjera evropiane apo rregulloreve kombëtare, dhe e familjarëve të tyre;

l) hyrje në territorin kombëtar për të arritur në vendbanim, banesë apo vendqëndrimin e një personi sipas gërmave f) dhe h), edhe jo bashkëjetues, me të cilin ekziston një lidhje afektive e provuar dhe e qëndrueshme;

m) pjesëmarrjeje, nga ana e atletëve, trajnerëve, gjyqtarëve dhe anëtarëve të komisioneve të garave, përfaqësuesve të shtypit të huaj dhe shoqëruesve në gara sportive në nivel konkurrues të njohura si gara me interes kombëtar nga Komiteti olimpik kombëtar italian (CONI) dhe Komiteti italian paralimpik (CIP) e të rregulluara nga protokoll i posaçëm sigurie i ndërmarrë nga subjekti organizator i eventit.

VEPRIMET QË DUHET TË KRYHEN

a) duhet t'i paraqitet, kompanisë, në momentin e imbarkimit dhe, gjithsesi, gjithkujt që është i autorizuar të kryejë kontrolle, Passenger Locator Form në format digjital nëpërmjet aparatit personal celular ose në formë të printuar;

b) duhet t'i paraqitet, kompanisë në momentin e imbarkimit dhe, gjithsesi, gjithkujt që është i autorizuar të kryejë kontrolle, dokumentacioni që provon se i jeni nënshtruar, në 72 orët para hyrjes në Itali, testi molekular apo antigjenik i kryer nëpërmjet një tamponi dhe me rezultat negativ;

c) duhet të vetëizoloheni, në adresën e shënuar në Passenger Locator Form, për një periudhë 10 ditore;

d) duhet t'i nënshtroheni një testi molekular apo antigjenik, të kryer nëpërmjet tamponit, në përfundim të periudhës 10 ditore të vetëizolimit.

PËRJASHTIME NGA VETËIZOLIMI NË MIRËBESIM I ASHTUQUAJTUR “KARANTINË”

Me kushtin që të mos shfaqen simptoma të Covid-19 dhe përveç detyrimit për të paraqitur Passenger Locator Form e për t’iu nënshtruar një testi molekular ose antigjenik, mbikqyrja shëndetësore dhe vetëizolimi në mirëbesim nuk aplikohen në rastet si vijon në bazë të nenit 51, paragrafi 7, të VKM-së datë 2.3.2021:

d) në hyrjet për arsye pune të rregulluara nga protokolle të posaçme sigurie, të aprovuara nga autoriteti kompetent shëndetësor;

e) në hyrjet e domosdoshme, kundrejt autorizimit të Ministrisë së shëndetësisë dhe me detyrimin për t’i paraqitur kompanisë, në momentin e imbarkimit apo, gjithsesi, gjithkujt që është i autorizuar të kryejë kontrolle, një vërtetim se personi i është nënshtruar, brenda dyzetë e tetë orëve para hyrjes në territorin e Italisë, një testi molekular ose antigjenik, të kryer nëpërmjet një tamponi dhe me rezultat negativ;

h) ndaj shtetasve dhe banorëve të Shteteve dhe territoreve të cilët bëjnë pjesë në listat A, B, C dhe D që hyjnë në Itali me arsye të provuara pune për më shumë se 120 orë (shih Vendimin e datës 2.3.2021);

i) ndaj personelit shëndetësor i cili hyn në Itali për të ushtruar profesione shëndetësore, përfshirë këtu ushtrimin e përkohshëm të profesionit, në bazë të nenit 13 të Ligjit nr. 18, datë 17 mars 2020;

m) ndaj personelit të subjekteve apo enteve me seli ligjore ose dytësore në Itali të cilët kanë dalë jashtë territorit të Italisë për arsye të provuara pune, për jo më shumë se 120 orë;

n) ndaj funksionarëve e agjentëve, pavarësisht titullit të tyre, të Bashkimit evropian dhe organizatave ndërkombëtare, diplomatëve, personelit administrativ e teknik të misioneve diplomatike, funksionarëve dhe punonjësve konsullorë, personelit ushtarak, përfshirë atyre që kthehen nga misione ndërkombëtare dhe të Forcave të Policisë, personelit të Sistemit informativ për sigurinë e Republikës dhe Zjarrfikësve në ushtrim të detyrës të tyre;

o) ndaj nxënësve dhe studentëve të cilët ndjekin studime në një Shtet të ndryshëm nga ai në të cilin jetojnë, banojnë apo qëndrojnë, në të cilin kthehen çdo ditë apo të paktën një herë në javë;

p) për hyrjet në territor nëpërmjet fluturimeve «Covid-tested», në përputhje me Urdhërin e Ministrisë së Shëndetësisë të datës 23 nëntor 2020, i ndryshuar;

q) për hyrjet për gara sportive me interes kombëtar në përputhje me sa parashikuar nga neni 49, paragrafi 5, i VKM-së të datës 2 mars 2021.

PËRJASHTIME NGA DETYRIMI PËR T’IU NËNSHTRUAR TESTIT MOLEKULAR OSE ANTIGJENIK DHE NGA DETYRIMI PËR T’U VETËIZOLUAR NË MIRËBESIM

Me kushtin që të mos shfaqen simptoma të Covid-19 dhe përveç detyrimit për të paraqitur Passenger Locator Form, detyrimi për t’iu nënshtruar testit molekular ose antigjenik para hyrjes në Itali dhe detyrimi për t’u vetëizoluar në mirëbesim nuk aplikohen në rastet si vijon në bazë të nenit 51, paragrafi 7, të VKM-së datë 2.3.2021:

a) ndaj personelit të mjeteve të transportit;

b) ndaj personelit që udhëton për arsye pune;

c) në rastet e udhëtimeve nga dhe për në Shtetet dhe territoret të cilët bëjnë pjesë në listën A të shtojcës 20;

l) ndaj atyre që punojnë në zonat kufitare të cilët hyjnë/dalin në/nga territori kombëtar për arsye të provuara pune dhe, për pasojë, kthehen në vendbanimin, banesën apo vendqëndrimin e tyre;

o) ndaj nxënësve dhe studentëve të cilët ndjekin studimet në një Shtet të ndryshëm nga ai në të cilin kanë vendbanimin, banesën apo vendqëndrimin e ku kthehen çdo ditë ose të paktën një herë në javë;

si edhe:

1. ndaj kujtdo që përshkon tranzit, me mjet privat, territorin italian për një periudhë kohore jo më të gjatë se tridhjetë e gjashtë orë, me detyrimin, në përfundim të këtij afati, të largohet menjëherë nga territori kombëtar ose, në rast të kundërt, të nisë periudhën e vetëizolimit në mirëbesim për pesë (5) ditë në adresën e shënuar në PLF dhe t’i nënshtrohet një testi molekular ose antigjenik në përfundim të kësaj periudhe vetëizolimi;

2. ndaj kujtdo që hyn në Itali për një periudhë kohore jo më të gjatë se njëqind e njëzetë (120) orë për arsye, pune, shëndetësore apo urgjence absolute, arsye këto të provuara, me detyrimin, në përfundim të këtij afati, të largohet menjëherë nga territori kombëtar ose, në rast të kundërt, të nisë periudhën e vetëizolimit në mirëbesim për pesë (5) ditë në adresën e shënuar në PLF dhe t’i nënshtrohet një testi molekular ose antigjenik në përfundim të kësaj periudhe vetëizolimi;

3. ndaj kujtdo që hyn në territorin kombëtar pas një qëndrimi për jo më shumë se dyzetë e tetë (48) orë në vende të huaja jo më larg se 60 km nga vendbanimi, banesa ose vendqëndrimi, me kushtin që udhëtimi të kryhet me mjet privat (nuk është detyrim paraqitja e PLF-së);

4. ndaj kujtdo i cili ka qëndruar për jo më shumë se dyzetë e tetë (48) orë në zona të territorit kombëtar të ndodhura jo më larg se 60 km nga vendbanimi, banesa ose vendqëndrimi, me kushtin që udhëtimi të kryhet me mjet privat (nuk është detyrim paraqitja e PLF-së).

Mjaton që ekzistenca e kushteveve përjashtimore të posaçme ndaj masave të parandalimit të provohet nëpërmjet vetëdeklarimit.

Të miturit nën gjashtë vjeç nuk i nënshtrohen testit molekular apo antigjenik.

KUJDES:
Duke qenë se situata epidemiologjike në Evropë vijon, ju këshillojmë të evitoni udhëtimet jashtë shtetit nëse nuk janë vërtet të nevojshme apo urgjente dhe të planifikoni me kujdesin më të madh çdo aspekt të udhëtimit, duke mbajtur parasysh edhe mundësinë e një qëndrimi, jashtë shtetit, për një kohë më të gjatë se ajo e parashikuar, si edhe të lidhni një siguracion shëndetësor që të mbulojë edhe rreziqet lidhur me “COVID-19”, të cilin e gjeni edhe në faqen viaggiaresicuri.it

AVVISO PER I CITTADINI ITALIANI VACCINATI O GUARITI IN ALBANIA

MODALITA’ RILASCIO CERTIFICAZIONE VERDE COVID-19 IN ITALIA

Clicca qui per informazioni

VACCINI CONSIDERATI VALIDI AI FINI DELL’EMISSIONE DELLA CERTIFICAZIONE VERDE COVID-19

Con l'allegata Circolare del Ministero della Salute (clicca qui), è stata riconosciuta l'equivalenza di alcuni vaccini, somministrati dalle autorità sanitarie nazionali estere, a quelli effettuati nell'ambito del Piano strategico nazionale dei vaccini per la prevenzione delle infezioni da SARS-CoV-2.

Si tratta, in particolare, di:
- Comirnaty – Albania - (Pfizer BioNtech);
- Covishield (Serum Institute of India), prodotto su licenza di AstraZeneca;
- R-CoVI (R-Pharm), prodotto su licenza di AstraZeneca;
- Covid-19 vaccine-recombinant (Fiocruz), prodotto su licenza di AstraZeneca.

Restano sempre validi:

- Comirnaty (Pfizer Biotech)

- Spikevax (Moderna)

- Vaxzevria (AstraZeneca)

- Covid-19 Vaccine Janssen (Janssen-Jonhson & Johnson)


1208