Presidenti i Autoritetit Kombëtar Kundër Korrupsionit të Italisë, Raffaele Cantone, do të jetë në Tiranë më 11 janar 2018 për të hapur punimet e Seminarit shumëkombësh TAIEX mbi Transparencën dhe Prokurimin Publik.
Bazuar në konkluzionet e Seminarit TAIEX Kundër Korrupsionit të mbajtur në Trieste në qershor të vitit të kaluar në kuadrin e Samitit të Procesit të Ballkanit Perëndimor, seminari synon të japë indikacione të dobishme për të përmbushur rekomandimet e Komisionit Evropian dhe të qartësojë konceptin e transparencës, në veçanti lidhur me procedurat e prokurimit publik.
Gjatë qëndrimit në Tiranë, Presidenti Raffaele Cantone do të takohet me Kryeministrin Edi Rama, me Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe me Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Presidenti i Autoritetit Kombëtar Kundër Korrupsionit të Italisë, Raffaele Cantone