Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Ceremonia e dorëzimit të medaljes së arte të Qitjes me Hark

Ditën e enjte , më datë 25 maj, në orën 18.00, në Rezidencën e Italisë në Tiranë do të organizohet ceremonia e dorëzimit e Ambasadorit të Italisë  të medaljes së arte të Qitjes me Hark , fituar nga Oscar De Pellegrin në Lojërat Paraolimpike në Londër në vitin 2012.

Oscar De Pellegrin është një harkëtar dhe gjuajtës italian, disa herë Kampion Paraolimpik , në specialitetin e karabinës , qitjes me hark dhe atlet i kategorise së parë në Sportin Kombëtar të personave me aftësi të kufizuara.
Medalja i ishte marrë kampionit në vitin 2016 dhe u gjet në Tiranë në një treg mallrash të përdorura.

Pas ceremonisë në Tiranë, medalja do t’i ridorëzohet kampionit në mënyrë zyrtare nga autoritetet italiane, me rastin e Festës së Republikës Italiane më 2 qershor.