Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Konferencë për 60 vjetorin e Traktateve të Romës – Ç’e ardhme për projektin europian?

Në kuadër të kremtimit të 60 vjetorit të Traktateve të Romës, të cilat krijuan Komunitetet Europiane, Ambasada e Italisë në Tiranë, edhe si përfaqësuese e Presidencës malteze të BE-së, së bashku me Institutin Shqiptar për Studime Ndërkombëtare, organizon, më 31 mars në orën 15.00, në auditorin e Fakultetit të Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës, Konferencën me titull

60 vjetori i Traktateve të Romës
Ç’e ardhme për projektin europian?

Pas fjalës përshëndetëse të Ambasadorit italian Alberto Cutillo, të drejtorit të AIIS, Albert Rakipi, dhe të dekanit të Fakultetit, Edmond Rapti, e morën fjalën eurodeputetja italiane Elly Schlein, zëvendës Kryetare e Delegacionit të Komitetit Parlamentar për Stabilizim-Asocimin BE-Shqipëri, Majlinda Bregu, Kryetare e Komisionit të Integrimit pranë Parlamenit të Shqipërisë dhe Lorenzo Vai, hulumtues i Institutit të Çështjeve Ndërkombëtare – IAI.

Bëhet fjalë për një aktivitet të hapur për shoqërinë civile, veçanërisht për të rinjtë, ku veç përfaqësuesve të institucioneve, të trupit diplomatik dhe mediave, mori pjesë edhe një numër i lartë studentësh, të cilët u bëne pjesë aktive e një debati mbi historinë e ndërtimit të Europës dhe në veçanti mbi të ardhmen e saj.

Në ambientet e Konferencës mund të të vizitohet edhe ekspozita itinerante “Ever Closer Union”, organizuar nga Arkiva Historike e Bashkimit Europian dhe Instituti Universitar Europian.

Programi

Deklarata e Romës