Së bashku për të nesërmen
Kooperacioni Italian ne mbështetje të sektorit privat në Shqipëri
Vizitë ne ndërmarrjet e financuara nga Linja e kredise e Programit në mbështetje te NVM Shqiptare
Më 10 shkurt 2016 Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregëtisë dhe Sipermarrjes shqiptare, Milva Ekonomi, Ambasadori Italian në Tiranë, Alberto Cutillo, dhe Drejtori i Zyres së Tiranës të Agjencisë Italiane të Bashkëpunimit për Zhvillim, Nino Merola, kanë vizituar shoqërite “ALTA Group” në Tiranë dhe “Muka” në Elbasan.
Të dy ndërmarrjet kanë përfituar nga Linja e Kredisë e Programit Italo-Shqiptar për zhvillimin e Ndërmarrjeve të Vogla e të Mesme në Shqipëri (PRODAPS), i financuar nga Kooperacioni Italian me anë të një kredie të butë prej rreth 44 milionë euro.
PRODAPS, mbështet projekte investimi të ndërmarrjeve shqiptare duke favorizuar aksesin e tyre në kredi me anë të një linje kredie me kushte lehtësuese dhe të një fondi garancie të administruar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit,Tregëtisë dhe Sipermarrjes shqiptare. Deri më sot, programi ka bërë të mundur realizimin e 109 projekteve në shoqëritë shqiptare, dhe krijimin e rreth 1500 vendeve te reja të punës.
Ndërmarrja “Alta Group” sh.p.k. punon që prej vitit 2010 në sektorin e trgëtimit të prodhmeve ushqimore dhe ka marrë një financim me kushte lehtësuese prej 200.000 Euro me anë të linjës së kredisë të Programit. Këto burime e kanë ndihmuar të fuqizojë aftësinë e saj prodhuese në sajë të blerjes së teknologjive italiane për ruajtjen e prodhimeve në frigoriferë. Investimi i ri e ka shtyrë ndërmarrjen të marrë në punë 15 punonjës të tjerë.
Ndërmarrja e dytë e vizituar, Muka sh.p.k., është themeluar ne vitin 2002 dhe punon në sektorin e tekstileve e të veshjeve, i cili është një nga sektorët e parë të zhvilluar në Shqipëri edhe në sajë të investitorëve italianë të pranishëm në vend prej shumë kohësh. Ndërmarrja “Muka” është një shembull i shkëlqyer. Ka marrë prej programit një financim lehtësues prej 500.000 mijë Eurosh dhe një mbështetje nga fondi i garancisë prej 200.000 Eurosh. Në sajë të blerjes së makinerive dhe asistencës teknike italiane, janë marrë në punë 200 persona për filialin e Elbasanit.
Vizitat e 10 shkurtit janë në vazhdën e vizitave periodike për promovimin e rasteve të sukseshshme të Programit të organizuara nga Ambasada Italiane dhe nga Agjencia Italiane e Bashkëpunimit për Zhvillim dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregëtisë dhe Sipermarrjes shqiptare.

