Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Misioni i zv. Ministrit të Punëve të Jashtme, Vincenzo Amendola në Shqipëri

Zëvendës Ministri i Punëve të Jashtme, Vincenzo Amendola, i shoqëruar nga i Dërguari i Posaçëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar për përgatitjen e Samitit të Ballkanit Perëndimor, Amb. Michele Giacomelli, u takua sot në Tiranë me ambasadorët italianë në vendet e zonës adriatiko-ballkanike.

Takimi ka për qëllim përgatitjen e samitit që Italia do të kryesojë në Trieste më 12 korrik 2017, që synon të thellojë analizën e situatës politike dhe ekonomike në Ballkan dhe për të hartojë, bazuar edhe në pritshmëritë e Vendeve të Rajonit, strategji të dobishme që kanë për qëllim forcimin e bashkëpunimit rajonal. “Samiti është padyshim një nga takimet prioritare për vendin tonë gjatë këtij viti dhe ne duhet të punojmë së bashku për të garantuar rezultate sa më të mira,” tha zv. Ministri Amendola në hapje të takimit.

Së bashku me Ambasadorët dhe të dërguarin e posaçëm Giacomelli, Amendola vlerësoi aspektet e ndryshme të procesit përgatitor të Samitit të Triestes, duke filluar nga përparësistë e Presidencës italiane, si dhe nga nismat që do të promovohen së bashku. Ndër këto, theksi u vu në përparësinë që i kushtohet konceptit të ndërlidhjes, që përbën temën qendrore të Samitit. “Për Italinë, si Vend që më shumë se të tjerët ka qenë gjithmonë i angazhuar për të kontribuar në procesin e bashkëpunimit rajonal, është e nevojshme që të punohet për të forcuar dhe zhvilluar hapësirat për dialogun politik dhe projektet e përbashkëta që forcojnë frymën e bashkëpunimit mes vendeve të Ballkanit”, tha në Tiranë zv. Ministri Amendola.

Përpos punimeve, zv. Ministri Amendola takoi edhe Zëvendës Kryeministrin Niko Peleshi, Ministrin e Financave Arben Ahmetaj dhe ministrin e Transportit Sokol Dervishaj për t’u njohur me këndvështrime dhe pritshmëritë e palës shqiptare.
Gajtë punimeve të takimit në Tiranë mori pjesë në videokonferencë nga Roma edhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Angelino Alfano.

 

foto in ambasciata

 

foto riunione