U mbajt dje, më datë 24 nëntor, në Tiranë “AperITAste”, aktivitet i Ambasadës së Italisë në kuadrin e Javës së Kuzhinës Italiane në Botë (21-27 nëntor). Mbrëmja u përqëndrua rreth konceptit të aperitivit italian dhe shërbeu për të treguar solidartitetin ndaj rajoneve italiane të goditura së fundmi nga tërmetet. Aperitivet Italiane u përgatitën me produke enogastronomike – djathra, sallame, perime dhe verë – me prejardhje nga zonat e dëmtuara nga tërmetet, blerë posaçërisht për këtë aktivitet nga Ambasada e Italisë. Morën pjesë përfaqësues nga institucionet shqiptare, mediat, nga bota e artit dhe e kulturës, përfaqësues të sipërmarrjeve italiane e shqiptare në sektorin ushqimor, të hotelerisë dhe turizmit, si dhe të përfaqësive diplomatike dhe organizmave ndërkombëtare në Shqipëri.
Gjatë kësaj jave janë zhvilluar në Tiranë, Durrës, Shkodër e Vlorë aktivitete të shumta kushtuar kuzhinës italiane në botë, ndër të cilat degustime dhe shfaqje filmash italianë mbi temën e ushqimit.
Në veçanti në Tiranë, më datë 21 nëntor, u shfaq filmi “La cena per farli conoscere”, i regjisorit Pupi Avati, ndjekur nga një degustim i produkteve enograstronomike puljeze të përgatitura nga kuzhinieri Massimo Massari.
Ditën e mërkurë, më datë 23 nënëtor, u prezantua libri i kuzhinierit Pietro Parisi, “La Cucina che mi ha fatto dimagrire”, moderuar nga Loredana Cornero, Sekretare e Përgjithshme e Komunitetit Radioteleviziv italofon. Pas prezantimit vijoi një degustim me produkte të gastronomisë së rajonit të Campania-s, përgatitur nga kuzhinieri Parisi.
Gjatë gjithë javës, tetë restorante në Tiranë dhe Durrës – të certifikuar me markën “Mikpritja Italiane”, vlerësim prestigjoz i dhënë nga MISE dhe Assocamerestero për restorantet e huaj që respektojnë më rigorozitet standardet cilësore dhe përdorin përbërës italianë – kanë përgatitur, nën kujdesin e Dhomës Italiane të Tregtisë në Shqipëri, gatime të krahinave të ndryshme italiane.
Gjitashtu, do të organizohet sot në Durrës një mbrëmje bamirësie për Amatrice-n, qytetin e goditur nga tërmeti në muajin gusht, ku do të ofrohet pjata që e bëri të fashme qytezën, Amatriciana.
Në shtatë muajt e parë të vitit 2016 eksporti i produkteve agro-ushqimore drejt Shqipërisë ka qenë 71.6 milionë Euro, i barabartë me 9.4% të totalit të vëllimit të eksporteve, ndërsa në të njëjtën periudhë e në të njëjtin sektor, importimet nga Shqipëria përbëjnë kapin shifrën 31.3 milionë Euro, e barabartë me 6% të totalit të vëllimit të importimeve.
Në total, shkëmbimi i produkteve agro-ushqimore mes Italisë dhe Shqipërisë në shtatë muajt e parë të vitit 2016 kap shifrën 103 milionë Euro, që përbën 8% të vëllimit të shkëmbimeve mes dy Vendeve.
Program i aktiviteteve të Javës së Kuzhinës Italiane.
