Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Vizita e Kryetares së Dhomës së Deputetëve Laura Boldrini në Shqipëri.

Kryetarja Boldrini zhvilloi një vizitë zyrtare në Shqipëri në datat 13 dhe 14 tetor.

Me 13 tetor Kryetarja u takua në Tiranë me Kryetarin e Parlamentit shqiptar, Ilir Meta, gjithashtu mbajti një fjalim përpara Parlamentit në seancë plenare.
Më pas Kryetarja pati një takim dypalësh me Presidentin e Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani; Presidenti Nishani dekoroi Kryetaren Boldrini me medaljen “Gjergj Katrioti Skenderbeu”.
Në Tiranë, Kryetarja Boldrini u takua me përfaqësues të komunitetit italian në Shqipëri si dhe përfaqësues institucional, të fushës ekonomike dhe kulturore shqiptare; në takim morën pjesë Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Milva Ekonomi dhe Ministrja për Marrdhëniet me Parlamentin Ermonela Felaj. Në vazhdim Kryetarja Boldrini u takua me personelin e Ambasadës së Italisë në Tiranë, atë të Sistemit Itali si dhe me zyrtarë italian të Organizatave Ndërkombëtare. Më pas, Kryetarja vizitoi qëndren kulturore Bunk’art ku u takua me Ministren e Kulturës Mirela Kumbaro. Takimi me Ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati mbylli ditën e parë të vizitës.

Me 14 tetor Kryetarja vizitoi qytetin e Kukësit ku u takua me kryetarin e Bashkisë, Bashkim Shehu. Kryetarja Boldrini u nderua me titullin “Qytetar Nderi” i qytetit të Kukësit.