Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Roland Sejko dekorohet me titulllin Kalorës i Urdhrit të Yllit të Italisë

Ambasadori i Italisë, Alberto Cutillo, dekoroi sot – në ceremoninë e mbajtur pranë Rezidencës Italiane – regjisorin dhe botuesin Roland Sejko me titulllin Kalorës i Urdhrit të Yllit të Italisë, për angazhimin e lavdërueshëm në promovimin e marrëdhënieve të miqësisë dhe bashkëpunimit mes Italisë dhe Shqipërisë si dhe për iniciativën e treguar në realizimin e projekteve që synojnë të mbajnë gjallë të tilla lidhje.

Në ceremoni ishin të pranishëm miq e familjarë të regjisorit, Ministrja e Kulturës, Ambasadorja e Shqipërië në Romë dhe përfaqësues të institucioneve kryesore shqiptare.

rol 2608 2

© Roland Tasho