Ambasada e Italisë në Tiranë ka kënaqësinë të njoftojë se në Fletoren Zyrtare të Republikës Italiane është botuar në datën 8 korrik 2016 Ligi nr. 122 i datës 7 korrik 2016 “Mbi dispozitat për përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga përkatësia i Italisë në Bashkimin Evropian – Ligji evropian 2015”, miratuar nga Parlamenti i Republikës italiane më 30 qershor 2016.
Neni 20 i ligjit në fjalë parashikon anulimin e taksës fikse dhe të qarkullimit për transportuesit shqiptarë, në zbatim të marrëveshjes së Asociimit dhe Stabilizimit mes Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, ratifikuar me ligjin n. 10 të vitit 2008.
Vendimi parashikon gjithashtu, brenda 60 ditëve nga hyrja në fuqi, në datë 23 korrik 2016, zbatimin e normave nënligjore që do të bëjnë efektiv anulimin e taksës fikse dhe të qarkullimit për transportuesit shqiptarë.
Për të lexuara tekstin e plotë të ligjit kliko këtu.