Këto informacione janë të vlefshme vetëm për juridiksionin e Zyrës Konsullore të Ambasadës Italiane në Tiranë, pra për ata me vendbanim në qytetet e mëposhtme: Malësi e Madhe, Shkodër, Lezhë, Tropojë, Pukë, Mirditë, Has, Kukës, Dibër, Tiranë, Durrës, Kavajë, Peqin, Elbasan, Gramsh, Librazhd, Bulqizë, Mat, Krujë, Kurbin, Pogradec, Korçë, Devoll dhe Kolonjë.
Për mënyrat, skadencat e procedurës së pararegistrimit dhe zgjedhjes së degës, duhet të konsultoni edhe faqen e internetit: http://www.studiare-in-italia.it/studentistranieri/.
Studentët që dëshirojnë të regjistrohen “NË DEGËT ME NUMËR TË MBYLLUR” duhet të regjistrohen edhe në faqen www.universitaly.it për të dhënë provimin e pranimit.
FAZA E PARË: PARAQITJA E KËRKESËS PËR PARA-REGJISTIRMIN
Brenda datës 7 korrik 2016 studentët që dëshirojnë të fillojnë proçedurën e para-regjistrimit, duhet të caktojnë një takim pranë Ambasadës Italiane përmes shërbimit Prenoto Online https://prenotaonline.esteri.it/login.aspx?cidsede=800000&returnUrl=//.
KUJDES: Studentët minoren duhet të jenë të shoqëruar nga të dy prindërit në momentin e paraqitjes së kërkesës së pararegjistrimit.
Dokumentazioni duhet të paraqitet bashkë me një zarf i cili përmban të gjitha të dhënat e degës së kërkuar dhe kontaktet e studentit:
1. Certifikatë (lindje nga akti nga Prefektura) dhe Certifikatë familjare (e apostiluar dhe e përkthyer)
2. Formulari i regjistrimit tërësisht i plotësuar por i pa firmosur.
Tërhiqet vëmendja e studentëve mbi faktin se në kërkesë duhet të shënohet qartësisht vetëm një degë universitare.
3. Formulari i autentikimit të fotografisë, tërësisht i plotësuar por i pa firmosur.
4. Dëftesa e Pjekurisë dhe Çertifikata e Maturës Shtetërore, në origjinal (ose kopje e njëjtë me origjinalin). Studentët që nuk zotërojnë më Dëftesën origjinale do të dorëzojnë një Vërtetim me rezultatet e të gjithë viteve bashkë me ato të Maturës Shtetërore.
Nxënësit e regjistruar në vitin e fundit ë shkollës së mesme, që do të marrin Dëftesën në verën e 2016-ës, do të paraqesin një fotokopje të pa legalizuar të “Formularit A1” me të cilin janë regjistruar on-line për provimet e maturës 2016. Këta nxënës duhet të dorëzojnë në Ambasadë dëftesën origjinale përpara lëshimit të vizës.
Studentët që dëshirojnë të regjistrohen në kurset e ciklit të dytë (Laurea Magistrale), jo me numër të mbyllur, si psh. specializim ose kurs të shkurtuar duhet të dorëzojnë, si Diplomën e Maturës Shtetërore dhe Certifikatën e saj ashtu edhe Diplomën universitare, listën e provimeve dhe programin e detajuar të studimeve. Studentët e regjistruar në vit të fundit të sistemit trevjeçar, që do te marrin Diplomën brenda verës së vitit 2016, duhet të dorëzojnë një Vërtetim, që provon regjistrimin në vit të tretë dhe provimet e dhëna. Diploma përfundimtare do të dorëzohet në Ambasadë përpara lëshimit të vizës.
KUJDES : Dokumentet e shkollës së mesme duhet të vulosen pranë Drejtorisë Arsimore Rajonale dhe pranë Ministrisë së Arsimit. Më pas, dokumentet duhet të apostilohen pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të përkthehen në gjuhën italiane nga Instituti Italian i Kulturës (Sheshi Skënderbej Pallati Kulturës; tel. 04/2379580) ose nga njëri prej përkthyesve të betuar lista me emrat e të cilëve është e publikuar në faqen internet te Ambasadës.
Ndërsa dokumentet universitare duhet të vulosen pranë Rektoratit, të apostilohen nga Ministria së Punëve të Jashtme dhe më pas të përkthehen në gjuhën italiane, gjithmonë nga Instituti Italian i Kulturës (Sheshi Skënderbej Pallati Kulturës; tel. 04/2379580) ose nga njëri prej përkthyesve të betuar, lista me emrat e të cilëve është e publikuar në faqen internet te Ambasadës. Nëse Diplomat universitare nuk kanë të dhënat personale të plota (emër, mbiemër, datëlindje, vendlindje), duhet të paraqitet edhe një vërtetim lëshuar nga Universiteti i cili i përmban ato, si dhe të dhënat e degës së studimit.
5. Certifikatë të gjuhës italiane: fotokopje e certifikatës së gjuhës italiane të lëshuar nga Universiteti për të Huajt i Perugia-s (CELI), Universiteti për të Huajt i Siena-s (CILS), Universiteti Roma 3, ose Shoqata Dante Alighieri ose nga Italian i Kulturës. Studentët që do të kryejnë provimin në sesionin e afërm për njohjen e gjuhës, mund të paraqesin regjistrimin në provim.
Ambasada italiane në Tiranë në bashkëpunim me Institutin italian të Kulturës në Tiranë ka organizuar edhe një sesion të veçantë.
Për studentët që kërkojnë të regjistrohen në degët me numër të mbyllur, njohja e gjuhës italiane quhet e kryer nëse kalojnë me sukses provimin e pranimit në Universitet.
Studentët që duan të regjistrohen në degët që zhvillohen në gjuhë huaj (jo italisht), nuk janë të detyruar të paraqesin një certifikatë asaj gjuhe nëse nuk kërkohet nga Universiteti, sipas autonomisë universitare.
6. Fotokopje e pasaportës.
7. 2 fotografi me ngjyra për dokument.
8. Vetëm për studentet që duan të marrin pjesë në provimet e pranimit për “DEGËT ME NUMER TË MBYLLUR”. Modulin e regjistrimit me kod, të shkarkuar nga portali www.universitaly.it, i cili vërteton regjistrimin.
Për informacione të mëtejshme mbi procedurën e pararegjistrimit/lëshimit të vizës ftojmë studentët të konsultojnë rregullisht këtë faqe interneti.
Elenco dei candidati ammessi con riserva dell’università di Uniroma 3.
Elenco dei candidati ammessi con riserva dell’università di Modena e Reggio Emilia.
Elenco dei candidati ammessi con riserva dell’università di Pavia.
Università di Pavia – Date prova di cultura