Tetë restorante në Shqipëri morën çertifikatën “Mikpritja Italiane”, gjatë ceremonisë së organizuar nga Dhoma e Tregtisë Italiane në Shqipëri – CCIA në bashkëpunim me Ambasadën Italiane, më datë 17 Dhjetor 2015, pranë Rezidencës Italiane në Tiranë.
Në këtë aktivitet morën pjesë Ambasadori i Italisë Alberto Cutillo dhe Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti.
Objektivi i këtij projekti të realizuar nga CCIA me kontributin e seksionit “Fondo Intercamerale di Intervento”, pranë Unionit të Dhomave të Tregtisë në Itali, është të seleksionojë dhe të promovojë restorante italiane nëpër Botë që garantojnë standartet e mikpritjes italiane, përmes një proçedure çertifikimi e cila, që nga viti 1997 është bërë sinomin i cilësisë së shërbimeve dhe të produkteve të ofruara. Gjithashtu, kjo markë është një mjet i rëndësishëm promovimi i traditës gastronomike të rajoneve të ndryshme italiane.
Për të marrë këtë çertifikatë, restorantet duhet të plotësojnë një sërë kushtesh specifike që janë vendosur nga promotorët e këtij projekti, ndër të cilat duhen pasur parasysh: prania e elementëve dekorues që përfaqësojnë kulturën italiane; 50% e pjatave dhe recetave tradicionale të shënuara në menu të jenë nga rajone të ndryshme të Italisë; të paktën 30% e verërave duhet të jenë italiane DOP si dhe 30% vaji i ullirit të përdorur duhet të jete gjithashtu DOP i prodhuar në Itali.
Me qëllimin për të favorizuar shkëmbimin tregtar ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë si dhe promovimin e mrekullive italiane, CCIA beson fort në këtë projekt të rëndësishëm që ndër të tjera ka për qëllim të përforcuar praninë e kulturës enogastronomike italiane në Shqipëri.
####
«Mikpritja Italiane – Restorante Italiane në Botë» është një nismë e Unionit të Dhomave të Tregtisë italiane, realizuar në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Kërkimeve (ISNART) dhe me dhomat e Tregtisë Italiane nëpër Botë (në këtë rast në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë Italiane në Shqipëri), e cila finalizohet me lëshimin e një çertifikate cilësie për të gjithë ato restorante që shërbejnë kuzhinë italiane të vërtetë e që garantojnë respektimin e standarteve të cilësisë që janë karakteristikë e mikpritjes italiane.
Projekti “Restorantet italiane në Botë” lind nga bashkëpunimi i Ministrive italiane të Turizmit, të Punëve të Jashtme, të Zhvillimit Ekonomik dhe të Ministrisë së Pasurive Kulturore e të Politikave Agrare.
Lista e 8 restoranteve të çertifikuar me markën “MIKPRITJA ITALIANE
1 2 KITARRAT
2 AMOR
3 DINASTY
4 LA BOTTEGA DEI SAPORI
5 LA VITA È BELLA
6 MELOGRANO
7 PADAM
8 PALAZZO ITALIA