Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

VIZITA E DELEGACIONIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË MIQËSISË ITALI-SHQIPERI

Më 5 dhe 6 dhjetor u zhvillua në Shqipëri vizita zyrtare e një delegacioni të Grupit Parlamentar të Miqësisë Itali – Shqipëri e drejtuar nga Kryetari i tij, Senatori Salvatore Margiotta, me pjesëmarrjen e deputetes Gea SCHIRÒ ‘dhe të Senatorit Gianluca Castaldi.

Delegacioni italian zhvilloi takime me Kryetaren e Komisionit Parlamentar te Punëve të Jashtme, Zonjën Arta Dade, me Zëvendës Kryeministrin, Zotin Niko Peleshi, me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Zotin Arben Ahmetaj dhe me disa anëtarë të grupit parlamentar shqiptar të miqësisë me Italinë, midis te cilëve Kryetaren Majlinda Bregu dhe Zëvendës Kryetarin  Artan Gaci.


Gjatë takimeve u konfirmua edhe një herë vullneti i të dy palëve për të forcuar më tej bashkëpunimin dypalësh, veçanërisht në sektorin ekonomik dhe me nisma që kanë të bëjnë me gjithë Rajonin e Ballkanit Perëndimor. Parlamentarët italianë i shprehen gjithashtu përfaqësuesve të të dyja palëve politike dëshirën e një restaurimit të shpejtë të dialektikës parlamentare.


Duke shprehur kënaqësinë e madhe për mundesine që patën për të njohur më mirë Vendin e Shqiponjave, Senatori Margiotta i ftoi kolegët shqiptarë që të vizitojne sa më shpejt Italinë, edhe për të bërë të mundur lancimin e një nisme të përbashkët për të promovuar imazhin e Shqipërisë dhe për të kontribuar në një njohje më të mirë në Itali të pamjes së re që ka marrë Shqipëria gjatë viteve të fundit, falë zhvillimit të madh dhe reformave të ndërmarra në zbatim të rruges drejt integrimit europian.