Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Konferenca Rajonale “Të Drejtat Themelore, mosdiskriminimi dhe mbrojtja e grupeve në nëvojë, përfshirë LGBTI”

Hotel Sheraton Tirana, e premte 21 nëntor 2014, ora 9:00

Anëtarë të Parlamenteve të Vendeve kandidatë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe Parlamenti Evropian, në bashkëpunim me Presidencën Italiane të Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Komisionin Evropian, si dhe me pjesëmarrjen e Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, organizojnë ditën e premte, datë 21 nëntor 2014, pranë Hotelit Sheraton në Tiranë, konferencën rajonale të nivelit të lartë Të Drejtat Themelore, mosdiskriminimi dhe mbrojtja e grupeve në nëvojë, përfshirë LGBTI.


Për Parlamentin Evropian do të marrin fjalën Zv. Kryetarja Ulrike Lunacek, anëtari i Komitetit për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme Helga Stevens dhe anëtari I Komitetit për Çështjet e Jashtme Eleni Theocharous. Për Komisionin Evropian do të marrin fjalën Simon Mordue, Drejtor për Strategjinë dhe Politikat e Zgjerimit dhe Salla Saastamoinen, Përgjegjëse për barazinë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Drejtësisë, ndërsa për Presidencën Italiane të Këshillit të BE-së do të flasë Gianludovico de Martino di Montegiordano, Kryetar i Komitetit Ndër-ministror për të Drejtat e Njeriut. 


Për një këndvështrim më të gjerë mbi situatën në nivel rajonal, do të marrin fjalën Ombudsmani i Bosne-Hercegovinës Jasminka Dzuhmhur  dhe i Shqipërisë Igli Totozani, Këshilltari kundër diskriminimit të Kryeministrit të Malit të Zi Jovan Kojicic , regjisori e deputeti i Asamblesë Popullore të Serbisë Srdjan Dragojevic, si dhe eksponentë të shoqërisë civile të Vendeve të përfshira në aktivitet. 


Punimet e konferencës do të hapen në orën 9:00, në Sallën Iliria 1, nga Kryetari i Parlamentit shqiptar Ilir Meta.
Gjatë Konferencës, në orën 10:20, në hollin e Hotelit Sheraton, do të mbahet një konferencë për shtyp me  Zv. Kryetaren  e Parlamentit Evropian Ulrike Lunacek.