Ambasada Italiane në Tiranë ka kënaqësinë t’ju informojë se më datë 1 korrik, në orën 20, pranë Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë do të hapet zyrtarisht Presidenca italiane e Këshillit të Bashkimit Europian, me një koncert që do të bashkojë Orkestrën Rinore të Shkollës së Muzikës së Fiesole-s dhe Orkestrën Rinore Shqiptare, të drejtuar nga Mjeshtri Guido Corti.
Koncerti titullohet Një udhëtim drejt Evropës dhe parashikon një repertor me muzikë që përfaqëson komponentë të ndryshëm të identitetit evropian: do të luhen Ouverture de L’Italiana in Algeri, la Sinfonia n. 104 in Re maggiore di Haydn, Danze Rumene di Bartok e Danze Ungheresi di Brahms.
Aktiviteti, nën drejtimin artistik të Pëllumb Vorpsit dhe Arbër Nezirit, është organizuar nga Ambasada Italiane në Tiranë, Istituti Italian i Kulturws, me kontributin e çmuar të Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë, Fondacionit Idea në Tiranë, Shkollës së Muzikës së Fiesole-s dhe Teatrit të Operës dhe Baletit. Pjesë e projektit është edhe Radio Televizioni Shqiptar.
T’ia besosh këtij koncerti hapjen në Tiranë të Presidencës së Këshillit të BE-së ka për Italinë një rëndësi të veçantë sepse Ambasada Italiane në Shqipëri, së bashku me Institutin Italian të Kulturës ka mbështetur, që nga lindja e tij, këtë bashkëpunim të frytshëm mes dy Vendeve për ngritjen e një Orkestre Rinore Shqiptare dhe krijimin në Tiranë të një Akademie Muzike të ngjashme me atë fiesolane.
Udhëtimi drejt Evropës që i jep titullin koncertit, ka gjithashtu një kuptim të dyfishtë: “është i qartë për të gjithë që vendi i Shqipërisë është në Evropë, për historinë, kulturën, vlerat,” ka thënë pak muaj më parë Presidenti Napolitano në një vizitë në Tiranë, dhe disa ditë pas dhënies së statusit të kandidatit bëhet realitet për Vendin afrimi me Evropën, mbështetur dhe inkurajuar gjithmonë me këmbëngulje nga Italia.
Kuptimi i dytë i titullit Udhëtim drej Evropës i hap rrugën impenjimit të ardhshëm të dy orkestrave, që do të çojë muzikantët e rinj të performojnë në fillim në Sarajevë e më pas në Bruksel, ku përpara Parlamentit Europian, do të festojnë hyrjen e tyre në Federatën e Orkestrave Rinore Europiane.
Aktivitetet në program me rastin e Presidencës italiane do të vazhdojnë më 3 korrik, me përurimin e ekspozitës Kufijtë: gjuhë, hapësirë, objekte, njerëz pranë Institutit Italian të Kulturës në orën 18.30 me një ekspozitë fotografike të artistes Agnese Purgatorio.