Prej datës 2 qershor 2014, mund të shihen pasuritë artistike të Pallatit të Presidencës se Republikës Italiane “Quirinale” edhe përmes një vizite virtuale të realizuar me pamje me “thellësi” dhe definicion të lartë (sikur vizituesi të ishte brenda sallave apo korridoreve të pallatit). Përpara ekranit, në adresën www.quirinale.it, mund të vendoset itinerari i shëtitjes virtuale, nën drejtimin e zërave të aktorëve Francesco Pannolino dhe Isabella Ragonese. Është një rrugëtim me 360 gradë ndër 5 shekuj histori, nga viti 1853 deri në ditët e sotme.
Ndër të tjerat, mund të shihen afreske të piktorëve Guido Reni dhe Pietro da Cortona. Gjatë vizitës mund të krijohet një ide e aspiratave të disa Papëve si Paolo V Borghese i cili donte të vendoste universalitetin e Kishës së Romës duke krijuar përfaqësi në vende të ndryshme larg Romës.
Rrugëtimi virtual mund t’ju çojë nën harqet e arkitektëve Flaminio Ponzio, Carlo Maderno dhe Domenico Fontana, madje mund të gjeni gjurmë të ëndrrës së parealizuar të Napolonit, perandorit që selinë e Presidencës donte ta bënte pallat perandorak.
Presidenti Giorgio Napolitano ka theksuar në disa raste se Pallati i Presidencës – i hapur për publikun çdo të dielë, është shtëpia e italianëve.
Tani, çelësat e kësaj shtëpie i kanë edhe përdoruesit e internetit. Udhë të mbarë mes artit dhe historisë në sallat ku kanë ndodhur çastet më thelbësore të jetës republikane