Ambasada Italiane në Tiranë është kompetente vetëm për përcjelljen e kërkesës për heqje të masës së dëbimit Autoriteteve Italiane kompetente për lëndën, si dhe për lajmërimin e të interesuarit për marrjen e vendimeve përkatëse nga ana e tyre.
Kërkesa e paraqitur për heqjen e masës së dëbimit duhet t’i drejtohet Ministrisë së Brendshme Italiane në rastet e përfundimit të afateve dhe të bashkim familjar, ose Prefekturës në rast të riatdhesimit vullnetar.
Kjo kërkesë duhet të firmoset nga kërkuesi, i cili paraqitet në sportel, në momentin e dorëzimit të saj. Firma e tij do të vërtetohet nga ana jonë, kundrejt pagesës së tarifës konsullore.
Në rast të një mase dëbimi të marrë në Vende të tjera të zonës Schengen, për informacione mbi kërkesën për heqje të masës së dëbimit, duhet t’i drejtoheni Autoriteteve kompetente të Vendit i cili e ka lëshuar atë masë.
Në rast të një mase dëbimi lëshuar nga Autoritetet gjyqësore, për të marrë informacion duhet t’i drejtoheni personalisht, ose përmes një përfaqësuesi ligjor, në mënyrë të drejtpërdrejtë Autoriteteve kompetente të sipërpërmendura dhe jo kësaj Kancelarie Konsullore.
SHËNIM: Kërkesa për heqje të masës së dëbimit duhet të paraqitet ose pranë kësaj Ambasade ose pranë Kancelarisë së Përgjithshme të Vlorës, në varësi të vendbanimit të të interesuarit duke marrë takim në portalin Prenot@mi https://prenotami.esteri.it
Konsultoni:
https://ambtirana.esteri.it/ambasciata_tirana/it/ambasciata/la_rete_consolare/la-rete-consolare.html
Nëse nuk e keni dekretin e dëbimit, është e nevojshme ta siguroni atë përpara se të paraqisni kërkesën për fshirje, duke bërë një kërkesë për qasje në dokumente.
E drejta e qasjes dhe tarifat përkatëse mund të ushtrohen drejtpërdrejt pranë autoritetit kompetent për seksionin kombëtar të S.I.S. II, i cili në Itali është Ministria e Brendshme, Departamenti i Sigurisë Publike. Formulari për qasje në dokumente mund të shkarkohet nga lidhja e mëposhtme:
(Formular: Kërkesa për qasje në dokumente SIS)
Në vijim lista me dokumentacionin e nevojshëm për të kërkuar autorizim të veçantë për ri hyrje në territorin italian ose shfuqizim të masës së ndalimit për ri hyrje në territorin italian në varësi të rastit, sipas nenit 13 paragrafi 13 i ligjit 286/1998, që duhet të paraqitet personalisht nga ana e të interesuarit.
NЁ RAST PЁRFUNDIMI TЁ AFATEVE TЁ MASЁS SЁ DЁBIMIT
• Kërkesa për autorizim të veçantë ri hyrjeje në territorin italian, i drejtohet Ministrisë së Brendshme Italiane në gjuhën italiane ose në gjuhën shqipe, e përpiluar në një fletë të thjeshtë, shoqëruar me përkthimin në gjuhën italiane, kryer nga ana e një përkthyesi zyrtarisht të njohur (me vërtetimin e firmës së tij nga ana e një Noteri dhe legalizimin me vulën Apostile) (Formular: Kërkesa për përfundim të afateve të masës së dëbimit);
• Certifikatë lindjeje e përpiluar në disa gjuhë të huaja, e legalizuar me vulën Apostile, lëshuar brenda tre muajve të fundit nga data e paraqitjes së kërkesës (në këtë rast përkthimi nuk është i nevojshëm);
• Bëni kujdes: Në rastin kur kemi të bëjmë me ndryshime të të dhënave personale, është e nevojshme paraqitja edhe e certifikatës personale të legalizuar me vulë Apostile, të përkthyer në gjuhën italiane nga ana e një përkthyesi zyrtarisht të njohur (me vërtetimin e firmës së tij nga ana e një Noteri dhe të legalizuar me vulë Apostile);
• Pasaporta dhe fotokopje të faqeve me të dhënat personale dhe vulave me hyrje daljet;
• Fotokopje e vendimit të dëbimit;
• Dokumentacioni i nevojshëm, i cili të vërtetojë datën e saktë të lënies së territorit italian si dhe mungesën tuaj nga territori i vendeve Schengen përgjatë periudhës së parashikuar në vendimin e dëbimit.
NЁ RAST BASHKIMI FAMILJAR
• Kërkesa për autorizim të veçantë ri hyrjeje në territorin italian, i drejtohet Ministrisë së Brendshme Italiane në gjuhën italiane ose në gjuhën shqipe, e përpiluar në një fletë të thjeshtë, shoqëruar me përkthimin në gjuhën italiane, kryer nga ana e një përkthyesi zyrtarisht të njohur (me vërtetimin e firmës së tij nga ana e një Noteri dhe legalizimin me vulën Apostile) (Formular: Kërkesa për bashkim familjar);
• Certifikatë lindjeje e përpiluar në disa gjuhë të huaja, e legalizuar me vulën Apostile, lëshuar brenda tre muajve të fundit nga data e paraqitjes së kërkesës (në këtë rast përkthimi nuk është i nevojshëm);
• Bëni kujdes: Në rastin kur kemi të bëjmë me ndryshime të të dhënave personale, është e nevojshme paraqitja edhe e certifikatës personale të legalizuar me vulë Apostile, të përkthyer në gjuhën italiane nga ana e një përkthyesi zyrtarisht të njohur, me vërtetimin e firmës së tij nga ana e një Noteri dhe të legalizuar me vulë Apostile;
• Pasaporta dhe fotokopje të faqeve me të dhënat personale dhe vulave me hyrje daljet;
• Fotokopje e vendimit të dëbimit;
• Certifikatë martesore, e lëshuar nga Komuna italiane në rastet kur bashkëshorti/tja është qytetar/e italian/e; në rastin kur bashkëshorti/tja rezulton të jetë qytetar/e i/e vendeve të tjera të BE-së, nevojitet një certifikatë martesore e shoqëruar me përkthimin zyrtar në gjuhën italiane si dhe me legalizimin përkatës nga ana e Përfaqësisë italiane kompetente; në rastin kur akti i martesës nuk është kryer nevojitet paraqitja e një vetë deklarimi ku të përcaktohet lloji i lidhjes së afinitetit (Formular: Vetë deklarim i bashkëjetueses/sit);
• Kartelë me të dhënat personale, me fotografinë përkatëse dhe gjurmët e digjitalizuara të gishtërinjve, lëshuar nga Komisariati i Policisë së Komunës ku jeni banues në Shqipëri, e legalizuar me vulë Apostile, shoqëruar me
përkthimin në gjuhën italiane, kryer nga ana e një përkthyesi zyrtarisht të njohur (me vërtetimin e firmës së tij nga ana e një Noteri dhe legalizimin me vulën Apostile);
• Fotokopje e një dokumenti identifikimi të bashkëshortit/tes, së bashku me faqen ku pasqyrohet firma e mbajtësit.
NЁ RAST RIATDHESIMI VULLNETAR
• Kërkesa për shfuqizim të masës së ndalimit për ri hyrje në territorin italian drejtuar Prefekturës kompetente në Itali, në gjuhën italiane ose në gjuhën shqipe, e përpiluar në një fletë të thjeshtë, shoqëruar me përkthimin në gjuhën italiane, kryer nga ana e një përkthyesi zyrtarisht të njohur (me vërtetimin e firmës së tij nga ana e një Noteri dhe legalizimin me vulën Apostile) (Formular: Kërkesa për riatdhesim vullnetar);
• Certifikatë lindjeje e përpiluar në disa gjuhë të huaja, e legalizuar me vulën Apostile, lëshuar brenda tre muajve të fundit nga data e paraqitjes së kërkesës (në këtë rast përkthimi nuk është i nevojshëm);
• Bëni kujdes: Në rastin kur kemi të bëjmë me ndryshime të të dhënave personale, është e nevojshme paraqitja edhe e certifikatës personale të legalizuar me vulë Apostile, të përkthyer në gjuhën italiane nga ana e një përkthyesi zyrtarisht të njohur (me vërtetimin e firmës së tij nga ana e një Noteri dhe legalizimin me vulën Apostile);
• Pasaporta dhe fotokopje të faqeve me të dhënat personale dhe vulave me hyrje daljet;
• Vetëm në rast të humbjes së pasaportës apo mbajtjes së saj nga Autoritetet kompetente të kufirit nevojitet paraqitja e dokumentacionit të nevojshëm, që të vërtetojë datën e saktë të lënies së territorit italian si dhe mungesën tuaj nga territori i vendeve Schengen përgjatë periudhës së parashikuar në vendimin e dëbimit.
• Fotokopje e vendimit të dëbimit
Dokumentet e paraqitura në gjuhën shqipe, të cilat i bashkëngjiten dhe plotësojnë kërkesën, që lëshohen nga ana e Autoriteteve shqiptare, duhet të jenë të legalizuara me vulë Apostile të Ministrisë së Jashtme shqiptare, si dhe të jenë të shoqëruara me përkthimin përkatës në gjuhën italiane, kryer nga ana e një përkthyesi zyrtarisht të njohur, firma e të cilit të vërtetohet nga një Noter publik, zyrtarisht i njohur, dhe të legalizohet dhe me një tjetër vulë Apostile (për detaje të mëtejshme, iu lutem konsultoni faqen tonë të internetit, në zërin Udhëzime: Legalizime
https://ambtirana.esteri.it/ambasciata_tirana/sq/informazioni_e_servizi/servizi_consolari/legalizzazioni.html
Dokumentacioni i plotë duhet të paraqitet në origjinal si dhe i shoqëruar me një fotokopje të thjeshtë por të plotë të të gjithë fletëve përfshirë dhe vulat para dhe mbrapa (Udhëzime: Fotokopje), i cili më pas do të kthehet në formatin e digjitalizuar nga ana e kësaj Zyre, për t’ja përcjellë në mënyrë elektronike zyrave kompetente në Itali.
Zyra ruan të drejtën të kërkojë dokumente plotësues në rast se e konsideron të nevojshme.