Ambasada e Italisë në Tiranë i përdor mediat sociale për qëllime institucionale, për të rritur transparencën si edhe për të bërë të ditura veprimtaritë e saj: informon, njofton dhe publikon përmbajtje me karakter institucional.
Materialet e publikuara përbëhen nga fotografi, video institucionale, njoftime për shtyp, njoftime për shërbimet e ofruara, njoftime lidhur me veprimtarinë e kësaj Selie si edhe mundësi për përfshirjen dhe pjesëmarrjen e shtetasve në këto veprimtari. Të dhënat personale përdoren në përputhje me legjislacionin mbi mbrojtjen e tyre.
Nëpërmjet rrjeteve të saj sociale, Ambasada mund të ndajë dhe të lançojë përmbajtje dhe mesazhe me interes publik të publikuara nga të tretë.
Kjo Ambasadë angazhohet të menaxhojë hapësirat e komunikimit dhe dialogut në faqet e saj sociale duke i kërkuar publikut respektimin e disa rregullave të thjeshta:
- Publikut i kërkohet të japë opinionin e tij me korrektësi, vetëpërmbajtje dhe respekt.
- Në mediat sociale gjithsecili është përgjegjës për mesazhet që publikon dhe opinionet që shpreh. Ndaj, nuk do të pranohen fyerjet, shprehjet vulgare, ofendimet, kërcënimet dhe, në përgjithësi, sjelljet e dhunshme apo shpifjet.
- Materialet e publikuara duhet t’i përmbahen gjithmonë parimit të mbrojtjes së të dhënave personale. Duhet të shmangen informacionet pa rëndësi për publikun dhe që cënojnë jetën personale të të tretëve.
- Çështjet e lidhura me veprimtaritë e kësaj Ambasade janë kusht thelbësor: nuk është absolutisht e mundur të përdoren këto hapësira për qëllime të ndryshme nga ato institucionale.
- Çdo diskutim i referohet një çështjeje të caktuar: u kërkohet të gjithë pjesëmarrësve t’i përmbahen objektit të bisedës pa kaluar në trajtime të përgjithshme dhe diskriminuese.
- Nuk do të tolerohet asnjë formë reklame, spam-i apo promovimi të interesave private apo veprimtarive të paligjshme.
- Nuk pranohen përmbajtje që cënojnë të drejtën e autorit dhe as përdorimi i paautorizuar i markave të regjistruara.
Në çdo rast, kur mediat sociale e lejojnë, stafi i kësaj Ambasade do të fshijë çdo publikim, koment apo material audio/viziv që:
- përmban një fjalor të papërshtatshëm dhe/ose ton kërcënues, të dhunshëm, vulgar apo tregon mungesë respekti;
- ka përmbajtje të jashtëligjshme apo nxit kryerjen e veprimtarive të paligjshme;
- ka përmbajtje me karakter fyes, mashtrues, alarmues apo dhunon të drejtat e personave të tretë;
- përhapë të dhëna dhe informacione personale apo që mund të shkaktojë dëme apo të cënojë reputacionin e personave të tretë;
- ka përmbajtje me karakter jo etik, pornografik ose pedopornografik, apo të tillë që të cënojë ndjeshmërinë e publikut;
- ka përmbajtje diskriminuese për shkak të përkatësisë gjinore, racore, etnike, gjyqësore, besimit fetar, bindjeve politike, orientimit seksual, moshës, kushteve personale dhe shoqërore;
- promovon apo mbështet veprimtari të paligjshme që cënojnë mbrojtjen e të drejtave të autorit apo që përdor në mënyrë të papërshtatshme një markë të regjistruar.
Në rast të shkeljes në mënyrë të përsëritur të këtyre kushteve apo të atyre të renditura në rregulloret e mjeteve të përdorura, kjo Ambasadë, në përputhje me Social Media Policy të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, gëzon të drejtën të përdorë ban apo bllokimin (kur është e mundur pas një paralajmërimi) për të penguar ndërhyrje të tjera, si edhe të sinjalizojë shkelësin tek përgjegjësit e platformave apo edhe forcat e rendit.
Kjo Ambasadë ndërvepron, brenda mundësive të saj, me publikun e rrjeteve sociale. Këto të fundit nuk zëvendësojnë, gjithsesi, kanalet e zakonshme të marrjes së informacioneve dhe asistencës nga ana e publikut. Publiku mund të lidhet me Ambasadën nëpërmjet kontakteve që i gjen këtu.
Lidhur me pjesëmarrjen në evente, bëhet me dje se organizimi i tyre e bën të pamundur për Ambasadën e Italisë në Tiranë marrjen e lejes së shpehur paraprake nga ana e çdo pjesëmarrësi që mund të shfaqet në fotografitë/videot/regjistrimet audio gjatë zhvillimit të këtyre eventeve. Në këto kushte parashikohet që pjesëmarrësit t’ua shprehin kundërshitë e tyre të mundshme drejtpërdrejt fotografëve të ngarkuar dhe/apo stafit të Ambasadës së Italisë në Tiranë, duke shfaqur në këtë mënyrë vullnetin për të mos publikuar imazhin e tyre. Kujtojmë gjithashtu se pjesëmarrësit gëzojnë në çdo rast të drejtën për të mos lejuar trajtimin e të dhënave përsonale, në përputhje me sa parashikuar nga neni 21 i Rregullores (BE) 2016/679.